Lajmet

Krasniqi: Serbia duhet t’i dorëzojë kriminelët që kanë gjetur strehim atje

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se rreshteri Afrim Bunjaku është simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së palëkundur ndaj atdheut.

Ai ka shkruar në Facebook të martën se Serbia duhet t’i dorëzojë kriminelët serbë “që kanë gjetur strehim atje, për të dhënë llogari para drejtësisë sonë”.

Kreu i partisë opozitare ka shtuar se guximi vetëmohues i Afrimit Bunjakut ka gdhendur “përgjithmonë emrin e tij në zemrat e popullit të Kosovës”.

“Afrimi, më shumë se zyrtar i Policisë së Kosovës, ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së palëkundur ndaj atdheut. Përballë rrezikut kundër terroristëve në Banjskë, ai qëndroi i vendosur për të mbrojtur tokën për të cilën kanë rënë mijëra dëshmorë ndër breza. Në njëvjetorin e këtij sulmi terrorist mbi shtetin e Kosovës, tashmë edhe pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, Serbia duhet të detyrohet që t’i dorëzojë kriminelët serbë që kanë gjetur strehim atje, për të dhënë llogari para drejtësisë sonë. Sot, krahas nderimit për Afrimin, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për familjen Bunjaku, dhembjen e së cilës e ndanë secili qytetar atdhedashës i shtetit tonë”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajmet

SBASHK apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Publikuar

nga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar që të mos nënshkruajnë kontratat e reja të punës. Sipas SBASHK-ut, versionet që ata i posedojnë janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe se s’janë në përputhshmëri me Udhëzimin Administrativ të vitit 2015.

“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar. Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë. Po ashtu, apelojmë te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos i nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, thuhet në apelin e SBASHK-ut.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zëdhënësi i OKB-së thotë se rajoni nuk mund të përballojë luftë në shkallë të plotë

Publikuar

nga

Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i ka thënë Al Jazeera-s, “Nuk është tepër vonë për t’u kthyer në diplomaci”.

“Është e qartë se populli i Libanit, populli i Izraelit dhe i rajonit nuk mund të përballojnë një luftë në shkallë të plotë”, tha ai.

Ai shtoi se përfaqësuesit e OKB-së janë në terren për një zgjidhje diplomatike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ushtria izraelite thotë se 2 mijë municione janë përdorur në 1 mijë e 500 sulme

Publikuar

nga

Ushtria izraelite ka thënë përmes një deklarate se ka përdorur 2 mijë municione në rreth 1 mijë e 500 sulme që synojnë “objektivat e infrastrukturës terroriste në Libanin jugor dhe thellë brenda territorit libanez”.

Ushtria shtoi se synon “të largojë kërcënimet ndaj civilëve izraelitë dhe të degradonte infrastrukturën dhe aftësitë terroriste të Hezbollahut në Liban”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Agjencia e OKB-së për refugjatët pret rritjen e numrit të të zhvendosurve në Liban

Publikuar

nga

Numri i personave të zhvendosur në Liban vetëm sa do të rritet, paralajmëroi të martën agjencia e OKB-së për refugjatët, pasi dhjetëra mijëra u larguan nga shtëpitë e tyre ditët e fundit.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh e përshkroi situatën e zhvendosjes në Liban si “jashtëzakonisht alarmante” dhe “shumë kaotike”.  

Derisa një numër i madh civilësh dynden në Bejrut dhe zonat përreth nga Libani jugor, UNHCR po kërkon të sigurojë që ka ujë të mjaftueshëm dhe objekte sanitare në strehimore, tha Saltmarsh. OKB-ja është gjithashtu në gatishmëri për të zgjeruar ndihmën humanitare në zonat në Luginën Beqaa ku ushtria izraelite lëshoi ​​të hënën paralajmërime evakuimi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara