Lajmet

​Krasniqi: PDK nesër do të fillojë betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se nga nesër do të fillojnë betejën ligjore për anulimin e vendimit për liberalizim të tregut energjetik. Ai tha se fillimisht do të bëjnë kundërshtim administrativ në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, meqë siç u shpreh ai, ky është një vendim “i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës”.

Në konferencë për media, pas dështimit të përpjekjes së 23-të për konstituim të Kuvendit, Krasniqi foli edhe për protestën e sotme të bizneseve.

“Në emër të PDK-së e shpreh solidarizimin tonë me mbi 140 mijë punëtorë të mbi 1 mijë bizneseve kosovare, të cilët sot në masë të madhe janë duke protestuar simbolikisht duke dalur nëpër rrugë magjistrale që e rrethojnë Prishtinën për tu dëgjuar zëri i tyre që deri tash është injoruar pikërisht nga qeveria dhe organet varëse të tyre, të cilat tashmë kanë vendosur që të ju shtrenjtojnë tarifat e energjisë, jo 16 për qind siç na i kanë shtrenjtuar të gjithëve për herën e tretë, por gati 300 për qind. Është e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorët e Kosovës, bizneset e Kosovës me grupet dhe bandat kriminale në veri të vendit”, shtoi Krasniqi.

Vendimi për liberalizim të tregut energjetik, Krasniqi tha se është dashur të shtyhet derisa të ketë krijim të kushteve.

“Nëse nuk ndalet ky vendim për çka kemi kërkuar në vazhdimësi, kemi dhënë edhe argumentet tona pse, gjithsesi do të ketë ngritje të çmimeve të shërbimeve, produkteve, të cilat do t’i paguajnë qytetarët e Kosovës. Gjë që do të ngrisë inflacionin më tutje dhe do të vështirësojë barrën dhe mirëqenien e familjeve kosovare. PDK nesër do të fillojë betejën ligjore për këtë rast. Ne kemi shpresuar deri tash që do të ketë racionalitet, që do t’i thirrin mendjes, që do ta shtyjnë vendimin, sepse e vërteta është që s’ka treg të lirë. Nuk mund të kesh treg të hapur kur e ke vetëm një kompani që shet rrymë. 90 të licencuara është një mashtrim, sepse 18 prej tyre nuk ofrojnë shërbim, është vetëm një është monopol…Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ si hap të parë, në ZRRE për të vazhduar betejën ligjore deri në anulimin e këtij vendimi sepse është një vendim i tmerrshëm që është krim kundër ekonomisë të Republikës së Kosovës”, përfundoi Krasniqi./kosovapress

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara