Lajmet

Krasniqi: PDK-ja e gatshme për zgjidhje politike

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar sot me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, në kuadër të konsultimeve të saj me liderët politikë për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit, Krasniqi theksoi gatishmërinë e PDK-së për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e situatës, sidomos tani kur, sipas tij, ka më shumë qartësi pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë takim rikofirmova qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike, sidomos tashmë që kemi edhe qartësi nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka bërë të qarta rolet e secilit,” u shpreh Krasniqi.

Ai theksoi përgjegjësinë që i takon koalicionit fitues të zgjedhjeve për të gjetur kompromis për zhbllokimin e Kuvendit.

Në radhë të parë, të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, të cilin e ka detyruar, përveç tjerash, edhe për gjetjen e konsensusit apo kompromisit,” tha ai.

Krasniqi u shpreh se mbetet të shihet nëse takimet e tjera të paralajmëruara nga presidentja do të sjellin një ndryshim të qëndrimit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj.

Unë shpresoj që edhe këto konsultime të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes, por mbetet që takimet e tjera që i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë nëse ka apo nuk ka një ndryshim të qëndrimit politik të VV-së dhe Kurtit, të cilët po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit,” deklaroi ai.

Krasniqi theksoi se aktgjykimi e ka bërë të paligjshme ndryshimin e rendit të ditës dhe mënyrës së votimit gjatë procesit të konstituimit.

Aktgjykimi e ka bërë të palejueshëm ndryshimin e mënyrës së votimit në mes të procesit, sepse ka bërë të palejueshëm edhe ndryshimin e rendit të ditës. Rendi i ditës është ai që taksativisht është i shkruar edhe në Rregulloren e Kuvendit,” tha ai.

Kryetari i PDK-së përmbylli deklaratën e tij me një ftesë për t’u kthyer në respektimin e rendit të ditës dhe për të propozuar një kandidat që mund të marrë shumicën e nevojshme për konstituimin e Kuvendit.

Ftesa jonë vazhdon të jetë e njëjta – që të kthehemi te pika e rendit të ditës që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, të votohet në mënyrë të hapur dhe të sillet një propozim i një kandidati apo kandidateje që mund ta marrë shumicën e nevojshme për ta konstituar Kuvendin,” përfundoi Krasniqi.

Krasniqi, ka paralajmëruar se subjekti që ai drejton është i gatshëm të dërgojë një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, nëse, sipas tij, vazhdojnë shkeljet që janë bërë në seancat e kaluara të Kuvendit të Kosovës.

Unë besoj që këtë diskutim e kemi pasur herën e kaluar, por i takon presidentes të marrë një vendim të tillë. Unë nuk mund të them se a do ta dërgoj , unë mund t’ju them që PDK-ja tashmë e ka lëndën gati për shkelje kushtetuese që janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara, e që mund të ndodhin përsëri nesër nëse nuk ndryshon qasja e Kryesuesit të seancës dhe e VV-së,” tha Krasniqi.

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Published

on

By

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të sigurojë transparencë dhe qartësi në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend më 26 tetor.

Sipas KDI-së, Presidentja ka obligim që deri nesër, brenda afatit dhjetëditor të përcaktuar me nenin 95.4 të Kushtetutës, të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare për të vlerësuar mundësinë reale të krijimit të një shumice të re qeverisëse dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

KDI thekson se hapat e Presidentes duhet të jenë të arsyeshëm dhe transparentë, përfshirë publikimin e kritereve që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës” dhe mënyrën e verifikimit të mbështetjes në Kuvend.

Sipas institutit, këto kritere janë thelbësore për të garantuar paanshmëri dhe respektim të rendit kushtetues, si dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet demokratike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

Të kërkuara