Sport

Krasniqi, Loxha e Kuka flasin pas sukseseve të jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, Flaka Loxha të Bronztën, kurse Erza Muminoviq u rendit si e shtata.

Published

on

Xhudo po vazhdon të jetë sporti dominues dhe që po i sjellë Kosovës medalje në çdo garë ndërkombëtare dhe kështu ndodhi edhe në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, Flaka Loxha të Bronztën, kurse Erza Muminoviq u rendit si e shtata, por jashtë zonës së medaljeve.

Për suksesin e saj, Distria Krasnqi u shpreh shumë e lumtur, por tha se shpreson që edhe sportistët tjerë të fitojnë medalje në këto gara.

“Po ndihna shumë e lumtur që e mora për herë të dytë medaljen e artë, Është medalja e parë për Kosovën në këto gara e artë dhe jam shumë e gëzuar që edhe Flaka mori medaljen e bronztë dhe po ndihem shumë e lumtur që jam në një formë shumë të mirë në këtë kategorinë e re, në kategorinë 52 kilogramë. Shpresojmë të më shkojë kështu dhe iu urojë suksese të gjithë atyre garuesve që kanë që kanë mbetur ta përfaqësojnë Kosovën në këto lojëra . Shpresoj të mos kthehemi vetëm me këto dy medalje, por edhe me medalje të tjera”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, Flaka Loxha, tha se ka ardhur me qëllimin për të fituar medaljen e artë, por është e lumtur edhe me të bronztën.

“Faktikisht kur kemi ardhur këtu, ne kemi ardhur për të marr medalje. Kam pasur dëshirë të jem e artë, mirëpo edhe medalja e bronztë për mua është mirë. Ka qenë e vështirë, konkurrenca nuk është si në lojërat tjera, mirëpo deri diku”, tha Loxha.

Për suksesin e xhudisteve foli edhe trajneri i tyre, Driton Kuka, i cili deklaroi se Distria Krasniqi tregoi se është në formën më të mirë të mundshme, ndërsa për Flaka Loxhën tha se ka potencial që ta fitojë edhe medaljen e artë.

“Në fakt dita filloi me pak vështirësi për shkak se Erza fitoi luftën e parë, mandej humbi. Disi në fakt ka dominuar, ka qenë në atë performancën më të mirë edhe është bërë e para pothuajse sikur të jetë në tjetër nivel. Shpresoj që kjo performancë eë saj të vazhdoj tutje, ndërsa e thash më herët Erza pas fitores së parë pësoi, mandej ne repeisazh prapë humbi, hyri ne 8-shen e parë, por mendoj që kemi pasur mundësi më shumë, por është një garuese që pritet prej saj. Flaka e nisi jo mirë ditën, por mandej në luftërat në repeisazh tregoi potencialin e saj, po mendoj që Flaka ka pasur potencial ndoshta të marrë edhe medaljen e artë, por megjithatë, një garë ku kanë ardhur garues të nivelit serioz, numerikisht jo numër shumë i madh i garuesve por të gjithë më nivel të lartë. Këtu çdo fitore të ofron te medalja por nuk është lehtë të vish deri aty. Ditë e mirë, tre garues, një medalje e artë, një e bronztë, një vend i shtatë”, tha Kuka.

Sot, Kosova vazhdon garat tjera dhe në luftë do të jenë:

Valmir Gllareva-Shigjetari

Edi Dvorani-Shigjetari

Drilon Ibrahimi-Shenjëtari

Akil Gjakova-Xhudo

Arbër Kullashi-Xhudo

Laura Fazliu-Xhudo

Muhamet Ramadani-Atletikë

Shpetim Bajaku-Boks

Vendi

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Vendi

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara