Lajmet

Krasniqi: Avancimi i të drejtave të komuniteteve është prioritet

Më 8 prill është Dita Ndërkombëtare e Romëve.

Published

on

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve është mbajtur konferenca rajonale për zhvillimin e politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve, Rom, Egjiptian dhe Ashkali.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se avancimi i të drejtave të komuniteteve është një nga prioritetet e Qeverisë Kurti dhe tij si ministër.

“Angazhimi jonë është aktiv në mënyrë që të bëjmë një zgjidhje e cila është jo shumë e largët në afate kohore, por edhe të kemi kohën e mjaftueshme që ky problem të zgjidhet. Si MAPL avancimi i të drejtave të komuniteteve është një prej prioriteteve tona. Në vazhdimësi me kryetarët e komunave kemi pasuar këtë qasje që të bashkëpunojmë që edhe ne të kryejmë pjesën e obligimeve dhe ata të kenë më lehtë ofrimin e shërbimeve më të mira për komunitetet, punësimi vazhdon me qenë një prej temave kryesore të diskutimeve tona. Prej kur e kemi marrë mandatin menjëherë kemi krijuar një instrument i cili është për financimin e projekteve kapitale në nivel lokal, i cili parasheh drejtpërdrejtë bashkëpunimin e MAPL-së me zyrat lokale për komunitete”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut,Mundësitë e Barabarta dhe Jo-Diskriminim.Zyra e Kryeministrit- Republika e Kosovës, Habit Hajredini, u zotua se do të nxisin dhe promovojnë punësimin e tri komuniteteve.

“Ta forcojmë këtë gamën institucionale lokale që punon në fushën e të drejtave të njeriut. Kur ka komunikim të përditshëm në këto sektor, natyrisht shkëmbimi i informatave dhe dokumenteve është i rëndësishëm. Punësimi është një prej sfidave kyçe më të mëdha që e kemi në vend duke ditur se papunësia dhe aspekti social ekonomik i vendit nuk është për t’u dëshiruar dhe godet grupet më të ndjeshme. Ne kemi biseduar për të parë mundësinë që të fusim një mekanizëm që ka me nxit dhe promovuar punësimin e tri komuniteteve që ndërlidh gjithë spektrin institucional duke përfshirë edhe atë të nivelit lokal. Mendoj se kjo ka me qenë e efektshme për të rritur punësimin e komuniteteve”, theksoi ai.

Më 8 prill është Dita Ndërkombëtare e Romëve.

Continue Reading

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Të kërkuara