Kuriozitete
Krahët robotikë humanoidë që pasqyrojnë lëvizjet njerëzore hapin epokën e AI fizike
Published
1 hour agoon
By
UBT NewsNjë krah robotik me lëvizje të ngjashme me ato njerëzore, i ndërtuar për kërkime mbi inteligjencën artificiale fizike, mund të pasqyrojë çdo lëvizje të një operatori që përdor helmetë VR, duke rrotulluar duart si një magjistar.
Sipas kompanisë Enactic, me pak praktikë, këta krahë mund të kryejnë vetë detyra të përditshme.
Ata zhvillojnë robotë humanoidë për të larë enët dhe për të bërë lavanderinë në shtëpitë e kujdesit në Japoni, ku mungon fuqia punëtore.
Kjo shënon fillimin e epokës së AI-së në botën materiale, përmes robotëve të zgjuar, makinave vetëdrejtuese dhe pajisjeve autonome.
Kompanitë teknologjike investojnë miliarda dollarë në këtë fushë, dhe Morgan Stanley parashikon se deri më 2050 mund të ketë më shumë se një miliard robotë humanoidë në botë.
Shembuj nga terreni:
Në Guangzhou, Kina, XPeng prezantoi javën e kaluar një robot humanoid me pamje elegante që ecën dhe madje kërcejnë, mes duartrokitjeve dhe habisë së publikut.
Megjithatë, manipulimi i objekteve të ndërlikuara ende mbetet sfidë, dhe kostoja e lartë e pjesëve mekanike e bën zëvendësimin masiv të punonjësve ende të paarritshëm.
Me mjaftueshëm të dhëna dhe trajnim, robotët humanoidë kryejnë çdo detyrë njerëzore, nga dado e kuzhinier te kopshtari.
Në Japoni, Enactic po bashkëpunon me qendra kujdesi për të lehtësuar punët e rënda, duke lejuar profesionistët të fokusohen te mirëqenia e të moshuarve. Kjo përvojë shërben për të trajnuar modelet e AI fizike, të cilat në të ardhmen pritet të veprojnë në mënyrë autonome. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Rekord botëror: Veza e rrallë Fabergé kalon në ankand
Published
2 hours agoon
December 3, 2025By
UBT News
Një vezë e rrallë Fabergé, e zbukuruar me diamante dhe në pronësi të nënës së fundit perandori rus, është shitur në ankand për 22.9 milionë paund, duke thyer rekordin botëror për një objekt të këtij lloji.
Veza e Dimrit, e porositur më 1913 nga Perandori Nikolla II për nënën, Perandoreshën Maria Feodorovna, konsiderohet si një nga krijimet më të shquara të mjeshtrit Peter Carl Fabergé, i njohur për dhjetëra vepra të porositura nga familjet mbretërore ruse, daneze dhe britanike.
Punuar në kristal me motive ngrice dhe e dekoruar me fjolla bore prej platini të vendosura me diamante, veza ka kaluar një histori të pasur: pas Revolucionit Rus të vitit 1917, u transportua në Kremlinin e Moskës, më pas u shit disa herë gjatë shekullit të 20-të, duke përfshirë blerje nga Wartski i Londrës dhe ankande të Christie’s.

Sipas Margo Oganesian, drejtoreshë e departamentit të Fabergé në Christie’s: “Kjo është hera e tretë që Veza e Dimrit vendos një rekord botëror. Është një mundësi historike për koleksionistët dhe një dëshmi e rrallësisë dhe mjeshtërisë së Fabergé-së.” /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Energjia juaj është pasuria juaj, si ta mbroni nga njerëzit negativë?
Published
1 day agoon
December 2, 2025By
UBT News
Gjeni më poshtë 11 mënyra që do të ju ndihmojnë të qëndroni pozitivë, edhe kur rrethoheni nga njerëz negativë.
Mos e merrni personale
Nëse keni të bëni me dikë që ka personalitet “toksik”, mbani mend: nuk është aspak puna juaj cka mendojnë të tjerët për ju, kjo nuk ju prek aspak. Nëse mendojnë negativisht për ju, kujt i bëhet vonë? Thjesht jini vetvetja.
Ruani qetësinë
Duke mos u ulur në standardin e negativëve, do të kuptoni që është më e kollajtë të ruani qetësinë, të mbesni pozitivë dhe thjeshtë të pranoni gjendjen e gjërave, ashtu si janë, deri kur mund të dilni prej situatës.
“Hiqeni” veten nga situata
Mund të duket si gjëja më e kollajtë, por ndonjëherë është edhe më e mira. Nëse keni ngecur dhe nuk dilni dot, thjeshtë sprapsja nga një bisedë negative dhe “ëndërrimi me sy hapur” mund të mjaftojë për të mbajtur negativitetin larg jush.
Merrni frymë
Të gjithë terapistët e mirë rekomandojnë terapinë e frymëmarrjes për të lehtësuar ankthin, dhe funksionon.
Numëroni deri në 10. Nëse nuk bën punë, numëroni deri në 20
Funksionon për së mbari. Kjo ndodh sepse ju jep juve disa sekonda për të hequr dorë nga reagimi instiktiv, dhe kështu nuk e lejoni negativitetin t’ju prekë.
Ushtrohuni
Nëse ushtroheni për 15 minuta, ndiheni më mirë, e kokën do ta keni më të kthjellët. Nuk do të thotë të lini menjëherë një situatë negative e të vraponi të bëni ushtrime, por ushtrimet e shpeshta do ta bëjnë mendjen një vend të shëndetshëm për të luftuar ndikimet negative.
Flisni
Nëse jeni të gatshëm e keni vullnet, luftoni negativitetin me fjalë pozitive. Thjeshtë jini gati të mbroni pozicionin tuaj, dhe të mbani kokën lart, ose përndryshe do të përfundoni duke ulur standardet tuaja, pa e kuptuar.
Mbajeni veten të zënë
Nëse mendja juaj është e fokusuar në diçka tjetër, është më e lehtë të injoroni pesimizmin që ju rrethon.
Rrethohuni me gjëra që ju ndihmojnë të mbesni pozitivë
Nëse mendoni që mjedisi juaj i punës është shkatërrues për humorin tuaj, përpiquni të rrethoheni me gjëra që ju mbajnë të zënë dhe ju kënaqin. S’ka rëndësi nëse janë shënime me citime optimiste, foto familjare, apo muzikë që ju shpie në një vend pozitiv – përpiquni që hapësirën e punës ta mbushni me të gjithë gjërat që ju kujtojnë se ju jeni mbi negativitetin.
Mos mbani mëri
Thjeshtë nuk ju bën mirë. Do ju ulë poshtë përmes vetëshkatërrimit, dhe do jetë shumë e vështirë të largoheni. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Universiteti i Oksfordit zgjodhi fjalën e vitit 2025
Published
2 days agoon
December 1, 2025By
UBT News
Një lajm i mirë për ata që shpesh ndihen të irrituar ndërsa lexojnë lajmet online: Oxford University Press ka shpallur Fjalën e Vitit 2025 – “rage bait”!
Sipas analizës së OUP, përdorimi i këtij termi është trefishuar gjatë 12 muajve të fundit. Ai përkufizohet si: “përmbajtje online e krijuar qëllimisht për të nxitur zemërim ose indinjatë nga një situatë provokuese ose fyese për përdoruesit në rrjetet sociale.”
Casper Grathwohl, president i Oxford Languages, tha se ekzistenca e këtij termi tregon se njerëzit po bëhen më të vetëdijshëm për taktikat manipuluese që përdoren për të tërhequr vëmendjen online.
“Dikur interneti synonte të ngjallte kureshtje e klikime, tani përmbajtja po ndikon direkt tek emocionet dhe reagimet tona,” tha Grathwohl.
“Ky është një zhvillim i natyrshëm në një debat të vazhdueshëm mbi atë se çfarë do të thotë të jesh njeri në një botë të drejtuar nga teknologjia dhe ekstremet e kulturës online.”
Ai shpjegoi se, ndërsa fjalën e vitit të kaluar e përshkruante lodhjen mendore nga shfletimi i pafund (brain rot), “rage bait” nxjerr në pah postimet e krijuara qëllimisht për të nxitur zemërim dhe për të gjeneruar klikime.
Këto fenomene krijojnë cikël ku zemërimi nxit angazhim, algoritmet e amplifikojnë atë dhe ekspozimi i vazhdueshëm rraskapit përdoruesit.
Termi “rage bait” ka qenë i pranishëm që nga fillimi i mijëvjeçarit. Ai u përdor për herë të parë online në një postim në Usenet në vitin 2002, për të përshkruar reagimin e një shoferi të irrituar nga një tjetër që ndez dritat për ta lënë të kalojë.
Më pas, termi evoluoi në zhargon interneti, duke përshkruar postime virale dhe kritika ndaj mënyrës se si rrjetet dhe krijuesit e përmbajtjes përcaktojnë çfarë publikohet online. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Rrufeja në Mars: Roveri Perseverance kap për herë të parë shkarkesa elektrike
Published
2 days agoon
December 1, 2025By
UBT News
Roveri Perseverance i NASA-s ka regjistruar për herë të parë shkarkesa elektrike në Mars, duke dhënë përgjigje për një pyetje të lashtë: nëse rrufeja ndodh në planetin e kuq dhe askush nuk e dëgjon, a bën tingull?
Gjatë dy viteve marsiane të vëzhgimit, roveri ka kapur 55 ngjarje të shkarkesave elektrike gjatë stuhive të pluhurit dhe vorbullave rrotulluese të pluhurit.
Shtatë prej tyre shoqëroheshin me një sinjal akustik mini-rufeje, një lloj shpërthimi të vogël zëri të krijuar nga ngrohja dhe zgjerimi i ajrit.
Studiuesit përdorën mikrofoni SuperCam të Perseverance për të regjistruar ndërhyrjet elektromagnetike dhe tingujt e shkarkesave, dhe krahasimet me testet në Tokë konfirmuan origjinën e tyre. Shumica e shkarkesave ndodhën gjatë erërave më të forta dhe stuhive të pluhurit.
Edhe pse rrufeja marsiane është shumë më e vogël se ajo tokësore (vetëm deri në 40 mili-xhulë krahasuar me një miliard xhulë në Tokë), zbulimi ka implikime të rëndësishme për dizajnin e teknologjive të ardhshme për eksplorimin e Marsit dhe për studimet astrobiologjike, duke ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë atmosferën e Marsit dhe ndikimin e fenomeneve elektrike. /A.Z/UBT News/
Ja simptomat që mund të tregojnë një sulm në zemër
Njohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
Certifikohet NISMA
Si të përgatisni çajin e kamomilit për të përfituar maksimalisht nga vetitë e tij?
Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ
“Stranger Things” – Sensacion global në Netflix
Krahët robotikë humanoidë që pasqyrojnë lëvizjet njerëzore hapin epokën e AI fizike
Lajthitë, aleat i zemrës dhe energjisë së përditshme
Rekord botëror: Veza e rrallë Fabergé kalon në ankand
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
