Lajmet

KQZ vendos për aprovimin e 26 fletëvotimeve me shënime të pakompletuara

Ishin gjithsej 26 persona që kanë dërguar fletëvotime, pa të dhëna të kompletuara.

Published

on

Për herën e dytë gjatë ditës, KQZ ka mbajtur mbledhje për të vendosur në lidhje me 26 fletëvotime, të cilat nuk i kanë pasur të shënuara të dhënat e kompletuara në kopjet e dokumentit identifikues.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë votuar pro miratimit të rekomandimit të Divizionit të Shërbimit të Votuesve, që këto pako me fletëvotime të aprovohen dhe të procedohen për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Votuesit jashtë Kosovës që i përkasin komunës së Dragashit, kanë qenë të obliguar që në kopjen e dokumentit identifikues të shkruajnë së paku emrin, mbiemrin, emrin e babait dhe datën e lindjes.

Kanë qenë gjithsej 26 persona që kanë dërguar fletëvotime por që nuk i kanë shënuar të dhënat e kompletuara.

Anëtari i KQZ-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Florian Dushi theksoi se kjo godet në tërësi procesin.

“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, ndjeshmërisë së rezultatit, kjo do të përbëjë bazë dhe ka elemente për të goditur procesin në tërësi. Nëse ka ndonjë mundësi që të veçohet jam në rregull, por nuk e di që ka mundësi”, u shpreh ai.

Edhe Alim Rama nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundër numërimit të këtyre votave.

“A bën t’i veçojmë ato 26, mos të marrim vendimin, le të vendos PZAP. Në qoftë se këto numërohen, atëherë kontaminojnë procesin”, ka deklaruar ai.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara