Lajmet

​KQZ shtynë afatin e regjistrimit të votimit për personat me nevoja të veçanta

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është shtyrë afati për regjistrimin e votuesve të personave me nevoja të veçanta.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët që përfitojnë nga ky shërbim kanë mundësinë të regjistrohen deri sot në orën 24:00.

KQZ thekson rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në procesin zgjedhor dhe bën thirrje për përkujdesje që çdo votues me nevoja të veçanta të përfitojë nga ky afat shtesë për të siguruar të drejtën e votës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shtyrë afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Komuna e Prishtinës dhuron gjashtë kamionë për kompaninë Pastrimi

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka dorëzuar sot gjashtë nga tetë kamionët e rinj të blerë për ndërmarrjen publike “Pastrimi”, një investim që kap vlerën e 1.4 milionë euro. Sipas komunës, kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes së menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet – që prej kohësh ka qenë problematike për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe mungesës së mjeteve adekuate.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e situatës në qytet.

Ne kemi pasur një marrëveshje me ndërmarrjen “Pastrimi” dhe e kemi nënshkruar para disa ditëve për t’i dhuruar ndërmarrjes “Pastrimi”, gjashtë prej tetë kamionëve të cilat Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka blerë, për t’i dedikuar për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet. Kështu që sot ka ndodhur edhe pranim-dorëzimi fizik, sot janë dorëzuar çelësat por edhe kamionët dhe jemi shumë optimistë dhe shpresojmë se kjo sado pak do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes që e kemi skajshmërish të keqe për momentin në Prishtinë, si pasojë e një mekanizmi të vjetruar por edhe të mangët të ndërmarrjes “Pastrimi”, është një investim 1.4 milion me të cilat Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka bërë, krejt kjo me qëllim të përmirësimit të gjendjes në kryeqytet“, tha ai.

Brestovci gjithashtu njoftoi për shpërndarjen e kontejnerëve të rinj që së shpejti do shihen nëpër pika të ndryshme të kryeqytetit.

Shumë shpejt do të shpërndajmë edhe 2500 kontejnerë të rinj, që do të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave”, tha ai.

Nga ana tjetër, Petrit Reçica, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi”, mirëpriti këtë mbështetje, duke theksuar se kamionët e rinj do të kenë një ndikim të menjëhershëm në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ne po i pranojmë gjashtë kamionë nga tetë sa janë në total. Fatmirësisht edhe ne si kompani kemi arritur ta rrisim numrin e kamionëve, ne tanimë i kemi blerë dhjetë dhe po presim edhe këta me u shtua dhe të kemi një shërbim sa më të mirë për qytetarët. Ne presim shumë shpejt me na u dhënë drita e gjelbër për shpërndarjen e kontejnerëve në mënyrë që të arrijmë të krijojmë atë shërbimin e kënaqshëm. Kamionët i kanë munguar shumë ndërmarrjes tonë ndër vite, fatmirësisht edhe kësaj pritje po besoj i erdhi fundi dhe sot prej ndërrimit të mbrëmjes kemi me arrit t’i shohim këta kamion në përdorim“, deklaroi Reçica.

Rikujtojmë se Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Pjesën e gjendjes së jashtëzakonshme akoma nuk e kam të qartë, por normalisht ne e kemi bërë reagimin tonë publik dhe i kemi shkruar edhe drejtorit përmes emailit, ende nuk e kemi të qartë në çfarë forme është shpallur kjo gjendje, sepse edhe ne jemi duke bërë matje në teren. Ne kemi pranuar vetëm të hënën në mëngjes komplet territorin dhe jemi duke bërë analiza sa ka pasur vonesa të shërbimit nga operatori privat sepse një gjë të tillë nuk e kemi pranuar zyrtarisht as nga operatori privat e as nga komuna“, tha ai.

Ky investim vjen në një kohë kur menaxhimi i mbeturinave në Prishtinë ka qenë një nga sfidat kryesore të qytetit, me kritika të shumta nga qytetarët për shërbimin joefikas dhe mbeturinat e grumbulluara në shumë lagje.

Continue Reading

Lajmet

Kandidati serb për deputet thotë se humbi punën pasi doli kundër Listës Serbe

Published

on

Millosh Kovaçeviq, kandidat për deputet nga Iniciativa Qytetare për Drejtësi Popullore, pretendon se humbi vendin e punës në autoritetin e përkohshëm komunal të Skenderajt, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të qëndrimeve të tij kundër Listës Serbe. Ai thotë se një zyrtar lokal serb e kishte paralajmëruar për këtë vendim, duke e quajtur “tradhtar”.

Kovaçeviq, i cili kishte një kontratë të rinovueshme çdo gjashtë muaj, pohon se punëdhënësi e çregjistroi nga sistemi i pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore një muaj para skadimit të kontratës. Ai e sheh këtë si një hakmarrje politike, ndërsa autoritetet serbe mohojnë pretendimet e tij.

Ky nuk është rasti i parë i tillë. Në zgjedhjet e kaluara, u raportua se serbët që nuk mbështesin Listën Serbe janë përballur me presione dhe pasoja në vendet e tyre të punës. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, përveç Listës Serbe, do të garojnë edhe pesë parti të tjera nga komuniteti serb.

Continue Reading

Lajmet

“Trepça” rikthen nën menaxhim të gjitha pronat e saj

Published

on

By

Certifikatat e pronësisë u dorëzuan sot në duart e kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Faton Ahmeti.

Një sfidë shumëvjeçare më në fund mori zgjidhje! Për dekada, pronat e Trepçës kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Ky rikthim rezultoi me bartjen nën pronësi të 2133 pronave, më saktë 12.6 kilometrash katrorë.

Për herë të parë pas luftës, po krijohet një regjistër i plotë dhe i detajuar për të gjitha pronat në Kosovë. Ky është një hap thelbësor për transparencën dhe menaxhimin strategjik të pasurisë së Trepçës.

Procesi do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar, duke siguruar një pasqyrë të qartë dhe të plotë të të gjitha aseteve të ndërmarrjes”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Bota

Kina emëron Lu Shaye si të dërguar në Evropë

Published

on

Kina ka emëruar diplomatin kontrovers Lu Shaye si përfaqësuesin e saj special për çështjet evropiane, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta mes diplomatëve ndërkombëtarë. Lu, ish-ambasador në Francë, është i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, përfshirë pretendimin se ish-shtetet sovjetike “nuk kanë status efektiv në të drejtën ndërkombëtare” dhe sugjerimin se banorët e Tajvanit do t’i nënshtroheshin “riedukimit” pas një bashkimi të mundshëm me Kinën.

Ky emërim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet Kinë-BE, në sfondin e tensioneve tregtare dhe tarifave të reja të vendosura nga SHBA. Pavarësisht polemikave, Ministria e Jashtme kineze deklaroi se Lu do të punojë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Evropën. Ai zëvendëson Wu Hongbo, i cili mbajti këtë pozicion që nga viti 2019.

 

Continue Reading

Të kërkuara