Lajmet

KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve për komunat veriore

Sot KQZ-ja mban mbledhjen e radhës, ku pritet të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot do të shpallen rezultatet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, nga KQZ kanë thënë se të martën nga ora 13:15 mban mbledhjen e radhës.

Pikë e rendit të ditës është edhe shpallja e rezultateve për zgjedhjet për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

Aktualitet

Kurti: Përpjekjet e Serbisë për minim të sovranitetit dhe integritetit territorial, kërcënim serioz

Published

on

Në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bëri thirrje që në këtë projekt të unifikuar duhet të bashkëpunojmë sa më ngushtë jo vetëm me ministrin por edhe vetë me njëri-tjetrin. Kurti tha se urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen vazhdimisht gjatë gjithë vitit.

“Kjo shpërndarje e gjerë e përfaqësive përbën njëkohësisht edhe avantazh edhe sfidë. Avantazhi është se i mundëson shtetit tonë që të ketë 53 zëra të fuqishëm nëpër botë për të shtyrë përpara interesat më të rëndësishme të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sfida kryesore është se si të gjejmë një mënyrë që këta zëra tuaj të mos funksionojnë të pa ndërlidhur me njëri-tjetrin, por në harmoni të plotë si një kor i vetëm me ministrin këtu në Prishtinë në rolin e dirigjentit. Në këtë projekt të unifikuar duhet të bashkëpunoni sa më ngushtë jo vetëm me ministrin por edhe me njëri-tjetrin. Urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen vazhdimisht gjatë gjithë vitit”, tha Kurti.

Ndër të tjera Kurti theksoi se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës mbeten një kërcënim serioz.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare. Lufta propagandistike e Serbisë, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse po egërsohet nga dita në ditë, duke shpërndarë në mënyrë sistematike në çdo skaj të botës mesazhe të rrejshme. Duke marrë parasysh këtë veprimtari, juaja si përfaqësues të Kosovës është jetike për mbrojtje”, u shpreh ai.

E pranishme ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila tha se takimi me përfaqësuesit diplomatikë ka për qëllim përmbledhjen e punës së bërë, vlerësimin e rezultateve dhe përcaktimin e hapave për vitin e ardhshëm.

“Ky është takimi ku përmbledhim punën e bërë, vlerësojmë rezultatet dhe përcaktojmë hapat për vitin që vjen. MPJD ka kaluar një reformë thelbësore duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm financiar. Sot çdo euro e buxhetit përdoret me plane të qarta të arsyetuara dhe me kontroll të plotë. Kemi arritur të ulim shpenzimet e panevojshme. Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Kosovës duke forcuar pozicionin ndërkombëtar. Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive”, tha Gërvalla.

Edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë.

 

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1827 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 64 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 47 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy gra në Sllatinë, sulmuan dy femra tjera

Published

on

By

Dy femra janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, pas një konflikti fizik me dy gra të tjera.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e sulmit. Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, rreth orës 22:10.

Janë arrestuar dy të dyshuarat femra kosovare pasi dyshohet se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare të cilat si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurori e dyshuara është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Grabitje me thikë në Prishtinë, dy persona në arrati

Published

on

By

Në Prishtinë është shënuar një rast grabitjeje me kërcënim me thikë, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy persona të dyshuar, nën kërcënimin e një thike, i kanë marrë një qytetari mashkull kosovar 600 euro para të gatshme. Pas grabitjes, ata janë larguar në drejtim të panjohur.

Është raportuar se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës nga viktima mashkull kosovar kanë marrë 600 (gjashtëqind) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.

Continue Reading

Të kërkuara