Lajmet

KQZ publikon listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës ku do të zhvillohet procesi i votimit është 941, prej të cilave 38, nga një e tillë për çdo komunë, do të shërbejnë vetëm për votimin me kusht.

Lista e Qendrave të Votimit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org.

Përmes të njëjtës platformë elektornike, KQZ njofton se deri më 26 dhjetor 2024 qytetarët me të drejtë vote mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Lajmet

Zjarr në një depo në Gjilan, përfshihen edhe dy lokale afër saj

Published

on

By

Një depo e një kompanie private është përfshirë nga zjarri në Gjilan, e si pasojë shkaku i zjarrit të zgjeruar ishin përfshirë edhe dy lokale të tjera.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh duke thënë se ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin si dhe rasti është nën hetime.

Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael

Published

on

By

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar sot se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë.

Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosovë ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë“, ka shkruar Tamar Ziv në platformën X.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen gjashtë persona tё dyshuar pёr vrasje nё tentativё

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona tё dyshuar pёr veprën penale “ Vrasje nё Tentativё” në Pejë.

Sipas Policisë më 29 janar 2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje. Për këtë rast, Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё fishek i gjallё dhe njё kokё plumbi.

Lidhur me rastin ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit, nga i dyshuari ёshtё sekuestruar: njё Pistoletё 6mm. Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast, nga tё dyshuarit janё sekuestruar: njё Armё (me mulli) dhe njё Pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё i dyshuar ende ёshtё nё arrati”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katёr nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy nga ta janё liruar nё procedurё te rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Published

on

By

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën dhe se do t’i tërheqë mijëra pjesëtarë të stafit që punojnë jashtë vendit.

Të premten, më 7 shkurt, të gjithë punonjësit me kontratë të USAID-it do të pezullohen në gjithë botën”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e USAID-it, i cili ka qenë jashtë funksionit prej fundjavës së kaluar.

Forca punëtore e USAID numëron më shumë se 10.000 persona. Rreth dy e treta e stafit shërben jashtë vendit, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit (CRS). Agjencia ka më shumë se 60 misione kombëtare dhe rajonale.

USAID-i është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, dhe prej atëherë ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.

Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Për stafin e USAID jashtë vendit, Uashingtoni është duke e përgatitur një plan në koordinim me Departamentin e Shtetit dhe do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit të personelit për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara brenda 30 ditësh, thuhet në njoftim.

Udhëheqësia e USAID-it do të shqyrtojë bërjen e përjashtimeve bazuar në vështirësitë personale ose shqetësimet mbi lëvizshmërinë dhe sigurinë, sipas njoftimit.

Në njoftim u theksua se personeli thelbësor që pritet ta vazhdojë punën do të njoftohet nga udhëheqësia e agjencisë deri të enjten, 6 shkurt.

Faleminderit për shërbimin tuaj“, u tha në fund të njoftimit.

Presidenti Trump synon ta bashkojë USAID-in, agjencinë kryesore humanitare të Uashingtonit që ndan miliarda dollarë ndihma jashtë vendit, me Departamentin e Shtetit, si dhe ta shpërbëjë atë si ent të pavarur./REL/

Continue Reading

Të kërkuara