Lajmet

KQZ: Nuk kemi buxhet të planifikuar për zgjedhje të tjera

Published

on

Brenda një viti, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit tri herë. Mirëpo këto procese zgjedhore vlerësohet se i kushtuan shumë buxhetit të shtetit.

Kostoja për organizimin e zgjedhjeve parlamentare ishte afër 8 milionë euro. Kurse për ato lokale, të cilat u mbajtën së fundmi, ende mungojnë të dhënat.

Buxheti i planifikuar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt  ka qenë në vlerën prej 8.7 milionë euro dhe sipas raportimeve të fundit 7.9 milion prej tyre janë shpenzuar nga ana e KQZ për qëllim të atij procesi zgjedhor. Ndërkaq sa i përket buxhetit të planifikuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe raundit të dytë buxheti i planifikuar për ka qenë me shifren 10.5 milion euro por deri në këto qaste nuk kemi të dhëna se sa nga këto mjete janë shpenzuar  me qellim të organizimit të këtij procesi zgjedhor realisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kësisoj, sipas zëdhënësit të KQZ-së, nëse imponohen edhe një palë zgjedhje të parakohshme, mbajtja e tyre do të ishte sfidë.

Sa i përket zgjedhjeve eventuale të parakohshme të cilat po përmenden KQZ nuk ka buxhet të planifikuar sepse të vetmet procese zgjedhore të planifikuara për këtë vit janë ato që janë mbajtur dmth me 9 shkurt dhe pastaj kto lokale me 12 tetor dhe 9 nëntor”, ka thënë ai për Tëvë1

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpenzimi kryesor i buxhetit nuk është vetëm për blerje të pajisjeve dhe të ngjashme, por pjesa më e madhe e mjeteve shpenzohet për të paguar trupat zgjedhor dhe stafin tjetër që angazhohet gjatë gjithë procesit zgjedhor./EO

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara