Lajmet

KQZ: Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit më pak fletëvotime të pavlefshme se në vitin 2017

Sipas Elezit në zgjedhjet për Kryetarë të Komunave numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rreth 13 mijë e 100.

Published

on

Në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën më 17 tetor, numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka shënuar rënie, krahasuar me zgjedhjet e njëjta, ato lokale të vitit 2017.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se numri më i ulët i fletëvotimeve të pavlefshme është shënuar në të dy llojet e zgjedhjeve.

Sipas Elezit në zgjedhjet për Kryetarë të Komunave numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rreth 13 mijë e 100, ndërsa në ato për Kuvende Komunale janë rreth 56 mijë e 200 të tilla.

Në këto statistika, KQZ nuk ka përfshirë fletëvotimet që votuesit i kanë lënë të zbrazëta kur i kanw hedhur në kutinë e votimit.

“Në bazë të statistikave nga shpallja e rezultateve përfundimtare, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave është 13 mijë apo 1.61%, ndërsa kjo shifër është më e lartë në Zgjedhjet për Kuvende Komunale. Pa llogaritur fletëvotimet e zbrazëta, sipas të dhënave, janë rreth 56 mijë e 200, apo 6.91%, fletëvotime të pavlefshme në të gjithë Kosovën në Zgjedhjet për Kuvende Komunale”, tha Elezi.

Sipas tij, nëse këto të dhëna krahasohen me zgjedhjet lokale të vitit 2017, vërehet se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është më i ulët në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Nëse këto të dhëna i krahasojmë me zgjedhjet lokale paraprake, të vitit 2017, atëherë vërejme se në këto zgjedhje kemi numër më të ulët të fletëvotimeve të pavlefshme në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave e poashtu edhe në Zgjedhjet për Kuvende Komunale. Në vitin 2017, pa llogaritur fletëvotimet e zbrazëta, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave ka qenë 13 mijë e 814 fletëvotime apo 1.65%. Ndërsa, në Zgjedhjet për Kuvende Komunale ky numër ka qenë 66 mijë e 151 apo 7.97%”, tha ai.

Sipas tij, KQZ-ja akoma nuk ka një raport përmes së cilit do të bëheshin të ditura arsyet dhe natyra e pavlefshmërisë së fletëvotimeve.

“Pas çdo procesi zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve analizon aspektet e ndryshme dhe në këtë drejtim bën edhe analizimin e fletëvotimeve të pavlefshme për të evidentuar arsyet dhe natyrën e pavlefshmërisë së këtyre fletëvotimeve. Nga proceset e kaluara zgjedhore, gjatë analizimit të fletëvotimeve të pavlefshme të Zgjedhjeve për Kryetar apo për Kuvende, kemi vërejtur raste kur është votuar më shumë se një kandidat apo më shumë se një subjekt politik; dëmtim të qëllimshme të fletëvotimeve; fletëvotime të paplotësuara apo edhe fletëvotime të vlefshme, por që janë shpallur si të pavlefshme nga këshilli i vendvotimit”, njoftoi Elezi.

Të mërkurën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale për 38 Kuvendet Komunale. Afati për paraqitjen e ankesave në PZAP përfundon të enjten pasdite.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara