Lajmet

KQZ miraton numrin e fletëvotimeve dhe broshurave

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në mbledhjen e sotme KQZ ka shtyrë edhe afatin për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike deri më 20 janar.

Numri total i fletëvotimeve të miratuara për t’u shtypur është 1 milion e 752 mijë e 650 fletëvotime dhe mbi 16 mijë e 900 broshura për kandidatët e subjekteve politike.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK, Arianit Elshani tha se edhe për këto zgjedhje numri i fletëvotimeve është më i vogël sesa numri i përgjithshëm i atyre që kanë të drejtë vote.

Sipas vendimit të KQZ-së 1. 664,100 fletëvotime janë për votimin në vendvotime të rregullta, 28,450 për votimin me kusht, 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë, derisa 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

“Numri total i fletëvotimeve është 1 milion e 752 mijë e 650 fletëvotime. Sa i përket broshurave të kandidatëve që do të shtypen është 16 mijë e 980 broshura të kandidatëve ku figurojnë emrat dhe mbiemrat e kandidatëve, po ashtu edhe numri i kandidatëve për secilin subjekt politik dhe 2635 lista votuese…Bëhet fjalë për vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht, fletëvotimet rezervë dhe fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta dhe fletëvotimet në përfaqësi diplomatike….Është më e vogël se numri i përgjithshëm i atyre që kanë të drejtë vote duke marr parasysh trendin zgjedhore në secili vendvotim”, tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka miratuar edhe planit operacional të sigurisë për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 9 shkurt 2025.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani tha se për dallim nga herët tjera ky plan përmban edhe aspektin e sigurisë kibernetike.

“Ndryshe nga herët e kaluara ky plan operacional kësaj here përmban edhe aspektin e sigurisë kibernetike, pra për herën e parë në një dokument të miratuar nga KQZ parashihet edhe një plan i sigurisë se cilat do të jenë veprimet që do të merren nga KQZ në rast të ndonjë sulmi kibernetik në ëeb faqen e KQZ gjatë ditës së zgjedhjeve apo para saj”, theksoi Elshani.

E Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje bëri thirrje tek bashkatdhetarët që të votojnë në kutitë postare në adresat që i ka dhënë KQZ.

“Iu bëjë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve sepse ata kanë me votua që të votojnë në kutit postare në adresat që i ka dhënë KQZ, ato janë të vetmet adresa ku duhet ta dërgojnë postën e tyre jashtë vendit, jo në adresat e përfaqësimeve e ambasadave apo konsullatave në adresat fizike, por në adresat e kutive postare që i ka dhënë KQZ”, tha ai.

KQZ në mbledhjen e sotme mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Afati i paraparë të përfundonte sot më 15 janar është shtyrë për datën 20 janar 2025.

“Është hapur me 30 dhjetor konsiderojmë se ka pas 6 ditë vonesë, pra në hapje të afatit për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, meqenëse sot jemi në prag të mbylljes kërkojmë që ky afat të shtyhet për datën 20”, theksoi ai.

Anëtari i KQZ-së, Ibrahim Selmanaj u shpreh se kjo shtyrje e afatit të akreditimit të vëzhguesve të subjekteve politike nuk e cenon planin operacion të KQZ-së.

“Shtyrja e afatit për akreditim të vëzhguesve nuk e cenon planin operacion, ne kemi marrëveshje dhe kemi bërë ndërhyrje tek plani operacional dhe kjo nuk ndikon dhe nuk bënë asnjë pengesë“, tha ai.

Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e 2 vendvotimeve shtesë në qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në Bernë dhe Gjenevë, në shtetin e Zvicrës. Derisa për Stokholm u morë vendim që të hapet vetëm një vendvotim, nga dy sa ishin planifikuar në fillim, për shkak të numrit të vogël të votuesve të regjistruar, 271 sosh.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës.

Vendi

Haxhiu: Zgjedhja e presidentit është prioritet absolut, refuzojmë pazaret me Ligjin për Specialen

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që zgjedhja e kreut të shtetit të jetë prioriteti kryesor i të gjitha subjekteve politike, duke dalë prerazi kundër kushtëzimeve të PDK-së me ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

Haxhiu theksoi se refuzon çfarëdo “pazari” politik për këtë çështje dhe u bëri thirrje partive që të ulen në bisedime pa parakushte. Sipas saj, vetëm pas zgjedhjes së presidentit do të krijohej hapësira e nevojshme për të trajtuar iniciativat ligjore dhe për të ndërtuar një strategji të përbashkët shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo paralajmëroi se çuarja e vendit në zgjedhje të reja nuk do ta zgjidhte ngërçin, por vetëm do ta rikthente të njëjtin problem, duke dëmtuar stabilitetin e institucioneve të Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Deputetët e PDK-së lëshojnë mbledhjen e Komisionit: Ligji për Specialen të jetë prioritet absolut

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e bojkotit të PDK-së në komisionet parlamentare, e cila kërkon që Kuvendi të mos vazhdojë me punë rutinore pa u proceduar paraprakisht ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja Musliu theksoi se Kuvendi nuk guxon të jetë indiferent ndaj kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin dhe në mërgatë, duke nëvizuar se asnjë çështje tjetër nuk duhet të ketë përparësi para këtij ligji.

Këtë qëndrim e mbështeti edhe deputeti Demaku, i cili u shpreh se projektligji për Dhomat e Specializuara është prioriteti numër një dhe se të gjitha temat e tjera mund të presin. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Trump: SHBA-ja mbetet aleati ynë kryesor

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Gjatë këtij takimi, Kurti e ka falënderuar kreun e Shtëpisë së Bardhë për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke nëvizuar rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë ushtarake.

Kryeministri theksoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.

Kreu i qeverisë ndodhet në SHBA nga fundi i muajit shtator, ku ka zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe me liderë botërorë gjatë sesionit të 80-të të Kombeve të Bashkuara. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis fushata “Tetori Rozë”: Thirrje për kontrolle falas dhe diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit

Published

on

By

Me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, Ministria e Shëndetësisë dhe Presidenca e Kosovës kanë hapur zyrtarisht fushatën ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, duke i bërë thirrje të gjitha grave që të mos i shtyjnë kontrollet mjekësore.

Në ngjarjen hapëse, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, theksoi se mbështetja familjare dhe shoqërore është e domosdoshme që gratë të gjejnë kohë për shëndetin e tyre.

Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se mamografia ofrohet falas në shëndetësinë publike dhe se gjatë këtij viti do të shtohen tetë mamografë të rinj në komunat ku mungojnë. Ai veçoi se gjatë vitit 2025, mbi 53% e rasteve janë diagnostikuar në stadet e hershme, ndërsa rikonstruksioni i gjirit në QKUK vazhdon të kryhet falas.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, njoftoi se buxheti për barna onkologjike është rritur nga 8 në 22 milionë euro. Gjatë tërë muajit tetor, mamografi mobil do të jetë në shërbim të qytetareve në të gjithë territorin e Kosovës, nga Dragashi deri në Leposaviq. /E.A/ 

Continue Reading

Të kërkuara