Lajmet

​KQZ miraton 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit

Published

on

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mbajtur të enjten, më 10 korrik, u bë e ditur se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor. Nga 28 qershori deri më 9 korrik 2025, janë pranuar 633 kërkesa – prej të cilave 566 janë aprovuar, ndërkaq 66 të tjera janë refuzuar.

Drejtori në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.

“Periudha e shërbimeve të votuesve e cila ka filluar me datë 28 qershor dhe deri dje me datë 9 korrik 2025 në orën 16:00 janë parashtruar gjithsej 633 kërkesa për ndërrimin e qendrës së votimit nga të cilat 566 janë aprovuar, ndërsa 66 janë refuzuar për shkak se votuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë së bashku me dokumentet identifikues në dorë”, tha Buzhala.

Po ashtu, anëtarët e KQZ-së, u njoftuan nga Buzhala edhe për periudhën e aplikimit online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, e cila ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025.

Deri më tani, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike u ka krijuar qasje në platformën për certifikim 47 subjekteve politike të regjistruara, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur.

“Po ashtu periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që ka filluar me datë 26 qershor dhe do të përfundoj më 13 gusht 2025. I kemi shpërnda të gjitha të dhënat për hapjen e llogarive me qëllim të aplikimit për certifikim. Deri më datën 9 korrik 2025 janë hapur llogari të cilat janë aktive për 47 subjekte politike të regjistruara, gjashtë iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur, totali i llogarive të hapura në total është 54”, tha Buzhala.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Ilir Gashi, kërkoi nga Buzhala që në mbledhjen e radhës të ketë një raport shtesë për buxhetin shtesë për dërgimin e fletëvotimeve te qytetarët në diasporë, për të shikuar se a ka buxhet të mjaftueshëm.

“Po bëhen pothuajse katër javë që keni dërguar një kërkesë shtesë në institucione të Kosovës për me nda një buxhet shtesë për faktin se në rregulloret tona, ne kemi parapa që fletëvotimet e qytetarëve tanë në diasporë tua dërgojmë secilit në shtëpitë e tyre. Ky operacion kërkon buxhet shtesë dhe është një operacion i cili ka për synim të kthimit të integritetit të procesit në diasporë. Prandaj unë mendoj që ju do të duhej në mbledhjen e radhës të na bini një raport shtesë të detajuar sa i përket kësaj çështje sepse mos ndarja e këtij buxheti nënkupton edhe mos mundësinë e realizimit ë këtij operacioni. Ju duhet të na tregoni se a do të mundemi t’i tërheqim fletëvotimet me një operator të suksesshëm apo do të përballemi me problematikën e njëjtë”, theksoi Gashi.

KQZ u njoftua se është përzgjedhur operatori fitues në procesin e prokurimit “Auditimi i raporteve financiare të fushatës së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025”. Së shpejti, auditorët do të fillojnë auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike dhe raportet e audituara do të publikohen nga KQZ.

Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe vendimi për çregjistrimin e partisë politike “Lëvizja për Bashkim” e cila ka paraqitur në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) vendimin dhe dokumentacionin mbështetës për pushimin e të gjitha aktiviteteve politike.

Pas këtij vendimi, Zyra do të njoftojë Bankën Qendrore të Kosovës për bllokimin dhe deri në mbylljen e llogarisë bankare dhe Administratën Tatimore për fshirjen e numrit fiskal.

Vendi

BE-ja për protestat pas vendimit të Hagës: Demonstratat paqësore janë e drejtë demokratike

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas protestave të zhvilluara në Kosovë, të cilat pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një përgjigje për mediat, zëdhënësi i BE-së ka theksuar se demonstratat paqësore përbëjnë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike.

Duke iu përgjigjur interesimit lidhur me protestat e mbajtura pranë zyrave të misionit evropian për sundimin e ligjit, nga Brukseli është konfirmuar se EULEX-i vazhdon të jetë plotësisht funksional. BE-ja bëri të ditur se po e përcjell nga afër situatën e krijuar në Kosovë dhe do të vazhdojë ta monitorojë atë me vëmendje.

Mobilizimi qytetar në vend erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, ku Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për krime guerre Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin duke i dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, si dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara