Lajmet

KQZ-ja mblidhet për zgjedhjet lokale

Javën e kaluar Presidentja ka shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka dhe ka emëruar kryetarin e ri, Kreshnik Radoniqin.

Published

on

Pas katër muajsh, më 17 tetor, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’i drejtohen sërish kutive të votimit. Kësaj radhe për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.

Ky institucion ka dërguar në Qeveri një kërkesë për buxhet shtesë në shumën e rreth 3.9 milionë eurove, meqenëse një shumë e caktuar e buxhetit për zgjedhjet lokale ishte shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion të enjten do të mbajë mbledhjen e parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve ku pritet të merren disa vendime për përgatitjen e këtij procesi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje gjatë ditës dhe se njëra nga pikat e rendit të ditës është miratimi i planit operacional. Në këtë plan d1o të listohen të gjitha aktivitetet për organizimin e këtyre zgjedhjeve si dhe kohën se kur duhet të kryhen ato”.

“Pra, në këtë plan operacional, do të përcaktohen saktë se kur subjektet politike duhet të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe për të dorëzuar emrat e kandidatëve; aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit dhe periudha e votimit përmes postës; akreditmin e vëzhguesve; dhe dhjetëra afate të tjera”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se ky institucion nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë arsye kanë kërkuar buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës.

“KQZ-ja e ka dërguar në Qeverinë e Kosovës kërkesën për buxhet shtesë për organizimin e zgjedhjeve lokale. Kjo kërkesë vjen pasi një shumë e caktuar e buxhetit për zgjedhjet lokale është shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit të cilat ishin të paplanifikuara për këtë vit. Kërkesa buxhetore e KQZ-së për buxhet shtesë është në shumën e rreth 3.9 milion eurove”.

Po sipas Elezit, në tërësi buxheti i planifikuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën e 8.1 milionë eurove.

“Koston përfundimtare të një procesi zgjedhor ne mund ta digjem vetëm pasi të përmbyllen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me atë proces, ndërsa aktualisht mund të flasim vetëm duke u mbështetur në planifikim. Buxheti i planifikuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën: 8 milion e 114 mijë e 293 euro”.

“Në këtë buxhet është planifikuar edhe organizimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Kjo është arsyeja kryesore se përse zgjedhjet lokale kanë një kosto më të lartë sesa zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Elezi.

Zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtur më 22 tetor të vitit 2017.

Aktualisht, institucioni që merret me organizimin e zgjedhjeve nuk e ka përbërjen e plotë. Presidentja ka emëruar vetëm 9 nga 11 anëtarët e KQZ-së. Vjosa Osmani, para shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale ka shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka dhe ka emëruar kryetarin e ri, Kreshnik Radoniqin.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara