Lajmet

KPK-ja shpall konkurs për kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe Apelit

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e mbajtur të martën, ka shpallur konkurs për kryeprokurorë të pesë Prokurorive Themelore dhe asaj të Apelit.

Konkursi është shpallur për kryeprokuror të Prokurorisë së Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Pejës dhe të Apelit.

Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, ka bërë të ditur se ky konkurs do të jetë i hapur 15 ditë, nga 21 tetori.

“Prokurorisë së Apelit, Prokurorive Themelore në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë. Konkursi do të jetë i hapur 15 pas datës së shpalljes”, ka thënë ai.

Po ashtu në këtë mbledhje u  caktua edhe Paneli Vlerësues për kandidaturat për kryeprokuror të Prokurorive, për të cilat u shpall konkursi.

Bota

Turqia kërkon sanksione kundër Izraelit për luftën në Gaza

Published

on

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka bërë thirrje për sanksione kundër Izraelit. Hakan Fidan i ka i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndërpresë të gjithë mbështetjen për konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Ne kemi arritur kufirin e fjalëve, diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare … Ne duhet të fillojmë me sanksione,” u tha ministri i Jashtëm Hakan Fidan delegatëve të partisë në pushtet në një takim për Palestinën, duke shtuar: “Izraeli duhet të bojkotohet.”

Continue Reading

Lajmet

Lamtumira e treshes së Zvicrës: Shaqiri, Schär dhe Sommer nderohen nga kombëtarja!

Published

on

Sonte, kur kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Danimarkën në orën 20:45, atmosfera do të jetë e veçantë, pasi ky takim shënon lamtumirën zyrtare të Xherdan Shaqirit, një prej figurave më të njohura të futbollit zviceran, si dhe të dy ish-lojtarëve të tjerë të rëndësishëm, Fabian Schär dhe Yann Sommer.

Pas tre humbjeve në fillim të sezonit të Ligës së Kombeve, ekipi zviceran është nën presion për të rikthyer besimin te tifozët dhe për të shënuar një fitore të domosdoshme. Ndërkohë, kujtimet nga suksese të kaluara do të ringjallen gjatë këtij takimi, pasi treshja e njohur do të ndihmojë në ndarjen e këtij momenti të veçantë.

Xherdan Shaqiri, 33 vjeç, ka luajtur 125 ndeshje ndërkombëtare për Zvicrën dhe ka lënë një trashëgimi të veçantë në futbollin kombëtar, duke u bërë një nga liderët dhe simbolikat e ekipit. Ai ka kontribuar në shumë arritje të rëndësishme, përfshirë çerekfinalet e Kupës së Botës dhe turneve të tjera.

Përveç tij, Fabian Schär, 32 vjeç, me 86 ndeshje ndërkombëtare dhe Yann Sommer, 35 vjeç, me 94 ndeshje, gjithashtu kanë luajtur rol kyç në sukseset e Zvicrës në arenën ndërkombëtare. Treshja njoftoi dorëheqjen e tyre nga ekipi kombëtar pas arritjes në çerekfinale gjatë verës së kaluar.

Sipas informacionit nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV), ceremonia e nderimit do të zhvillohet rreth 35 minuta para fillimit të ndeshjes, duke ofruar një sfond të denjë për të nderuar arritjet e këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm. Kjo lamtumirë do të jetë një moment emocional, duke festuar kontributin e tyre dhe duke e vlerësuar trashëgiminë që kanë lënë pas në futbollin zviceran.

Një natë plot kujtime, respekt dhe nderim për tre legjendat e futbollit zviceran, ndërsa ekipi përpiqet të rikthejë vetëbesimin dhe të fitojë përballjen e rëndësishme kundër Danimarkës./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Regjistrimi i fundit thotë se në Mal të Zi më pak se pesë për qind e banorëve janë shqiptarë

Published

on

By

Vetëm 4.97 për qind e qytetarëve në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, janë deklaruar shqiptarë.

Si rrjedhojë pjesa tjetër vijojnë 41.1 për qind të deklaruar malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë.

Krahasuar me regjistrimin e parafundit, numri i shqiptarëve qëndron mirë: më 2011 ishin 4.91%, apo 30.439, ndërsa tani janë 30.978.

Në regjistrimin e fundit, rreth 2.8% e popullsisë nuk u deklaruan.

Sipas referencave në Mal të Zi, jetojnë 623.633 banorë, që do të thotë 0.6% më shumë se në vitin 2011.

Këto shifra rezultojnë nga regjistrimi i fundit i popullsisë që u bë në dhjetor të vitit 2023, të publikuara sot nga Drejtoria e Statistikave të Malit të Zi, e njohur si MONSTAT.

Continue Reading

Lajmet

Banorët e fshatit Shipitullë: Shpronësimet na kanë detyruar t’i mbyllim fermat

Published

on

By

Ajri i ndotur, zhurmat e mëdha, mbyllja e fermave, ambulancës dhe shkollës janë disa nga shqetësimet të cilat i shprehën sot banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit duke protestuar para objektit të ri të qeverisë së Kosovës për të disatën herë lidhur me shpronësimet.

Disa nga rreth 40 banorë të Shipitullës që morën pjesë në protestë thanë se janë detyruar që t’i mbyllin bizneset e tyre dhe nuk janë lejuar t’i hapin të rejat për shkak të padrejtësive që po u bëhen nga shpronësimet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Përfaqësuesi i fshatit, Arsim Mjeku tha se në pamundësi për të hapur një fermë të pulave, është detyruar që biznesin ta hapë të një lloji tjetër në komunën e Fushë Kosovës.

Ai pretendoi se vija e procesit të shpronësimit ka lëvizur, e që sipas tij ekskavatori i KEK-ut është më afër shtëpive se që e lejon ligji dhe se po u merren tokat për shpronësim, por jo edhe shtëpitë.

“KEK-u këtë që e ka bërë nuk e ka bërë në mënyrë ligjore dhe të sinqertë sa i përket banorëve të fshatit Shipitullë. E ka bërë një padrejtësi shumë të madhe, dikush duhet të japë përgjegjësi…E ka lëvizur vijën andej lartë, sipas dëshirës, si e kanë pasur interesin e vet…20:07 Sa i përket investimeve në bujqësi, ka pasur që i kanë ferma të lopëve, të dhive, të deleve janë mbyllu. AK pasur të ndërtohet një fermë e pulave diku rreth 25 mijë pula dhe diku 20 mijë copë qura…Për atë projekt kam qenë unë që kam pasur ta bëjë, por nuk është mundësuar në vitin 2017…Investimet që kam pasur t’i bëjë në fshatin Shipitullë më është dashur t’i bëjë në komunën e Fushë Kosovës”, tha Mjeku.

Edhe banori, Musli Mjeku tregoi për shkak të shpronësimeve, mbi 150 krerë bagëti janë detyruar t’i heqin.

“Unë mund t’iu them si agronom që deri tash i kemi pasur diku mbi 150 frymë bagëti sot nuk është asnjë. Arsyet po shihen në bazë të kësaj, prej 2004 është ardhur vendim që në fshatin Shipitullë nuk bënë të ngritet asgjë. Unë i kam gjashtë fëmijë, nuk mund t’i mbajë një vend, si të bëjë zgjidhje e tyre”, tregoi Mjeku.

Avokatja që po merret me këtë çështje e cila banon kohë pas kohe në këtë fshat, Sadije Mjekiqi tha se brenga dhe shqetësimi i banorëve të fshatit Shipitullë janë mjaft serioze.

Ajo tha se kërkesën me shkrim e kanë paraqitur në tetë institucione duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa ministrive dhe organeve të tjera, porse shton se kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim tetë institucioneve të Republikës së Kosovës, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti, Artane Rizvanolli ministre e Ekonomisë, ju kemi drejtuar Liburn Aliut, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Rifat Latifit ministër i Shëndetësisë…Pastaj, Faton Pecit që ta kuptoj se sa në rrezik dhe sa të dëmtuar janë të gjitha ngasratë bujqësore nga të gjitha kanë jetuar banorët Shipitullë…Aty kam shprehur shqetësimin e banorëve të fshatit Shipitullë duke sqaruar se tokat e tyre, duke përfshirë arat, livadhet, brigjet, malin, kopshtet mbi 90 për qind janë shpronësuar. Kurse kanë ngelur vetëm shtëpitë me oborre…Prej tetë institucioneve të dorëzuara ka hasur në vesh të shurdhër dhe janë sikur asgjë nuk po ndodhë. Të mos u mbetem borxh tri organe na janë përgjigjur”, tha Mjekiqi.

Përveç këtyre, Mjekiqi theksoi se institucionet po tregohen jo serioze dhe aspak të interesuara karshi kërkesës së banorëve të fshatit Shipitullë.

Sipas saj, ministria e Mjedisit, Planifikimmit Hapësinor dhe Infrastrukturës që merret me shpronësime ka bërë shkelje flagrante të dispozitave ligjore. Mjekiqi tha se janë shkelur Ligji për Mbrojtjen nga Zhurma, për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, ligji për Shëndetësi Publike, ai për Mbeturinat e disa të tjerë.

“Unë kurrë nuk mundem me ditë përgjigjen e institucioneve tona. Por, janë dalë shumë pa serioze të pa interesuara, po iu bëjë apel që të merren seriozisht me jetën dhe dëmet që u shkaktohen banorëve të fshatit Shipitullë…09:06 Qeveria, përkatësisht ministria që merret me shpronësime të cilën e drejton Liburn Aliu duke mos i përfillur jetën, mënyrën e jetës së banorëve të Shipitullës kanë bërë shkelje flagrante të dispozitave ligjore të Ligjit për Mbrojtjen nga Zhurma, për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja…Ligji për Ujërat është i shkelur në këtë rast, e kanë shkelur ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, për Mbrojtjen e Natyrës, Ligjin për Shëndetësi sepse dëmtohet çdo ditë e më shumë shëndeti i banorëve dhe kanë shkelur Ligjin për Mbeturinat”, theksoi Mjekiqi.

Banorët e këtij fshati, përveç para objektit të qeverisë, më parë kanë protestuar edhe para ministrive dhe zyrave të KEK-ut.

Continue Reading

Të kërkuara