Sport

Kouame tundohet nga Wolves, e ardhmja në Angli

Published

on

E ardhmja e Christian Kouame mund të jetë në Premier League.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Wolverhampton, që kanë nisur menjëherë bisedimet me klubin vjollçë për kartonin e sulmuesit. Për klubin toskan futbollisti nuk konsiderohet i pashitshëm dhe me ofertën e duhur do të ishte i lirë të largohej.

Vetë sulmuesi tudohet jo pak nga ideja për të luajtur në Angli, por për momentin drejtuesit e klubit anglez nuk ofrojnë më shumë se 15 milionë euro për lojtarin, shumë që po shqyrtohet me kujdes nga drejtuesit e Fiorentinës.

Continue Reading

Sport

MrBeast: “I kalova 5 orë në shtëpi të Cristiano Ronaldos

Published

on

Ylli i YouTube, MrBeast e ka lavdëruar tej mase Cristiano Ronaldon, për të cilin thotë se është treguar mjaft zemërgjerë dhe mikpritës me të.

Influenceri e realizoi një emision me yllin e futbollit, të cilin e kishte vizituar në Arabinë Saudite. MrBeast tregon se një takim që priste të zgjaste pak minuta, shkaku i agjendës së ngarkuar të 40-vejeçarit, zgjati me orë të tëra.

Dhe, YouTuberi amerikan thotë se e shijoi në maksimum këtë periudhë.

“I kalova 5 orë me Cristiano Ronaldon dhe ishte e çuditshme sepse…” “Unë vetëm i thash: ‘Mi’ jep veç 10 minuta. E di se je njeriu mashkulli më i famshëm në planet.’ Ai më shikoi dhe më tha: ‘Do të kem kohë sado që të nevojitet ty.’ Përfundova duke kaluar orë të tëra me të në shtëpinë e tij.”

Cristiano i’a dhuroi Mr Beast një fanellë speciale të Al Nassr dhe e ftoi në cilëndo ndeshje që do ta zgjidhte ai për ta shikuar në stadium.

Bashkëpunimi i tyre është parë i ka bërë më shumë se 700 milionë klikime në YouTube.

 

 

 

 

Continue Reading

Sport

CSKA Sofia njofton ndarjen me Zymer Bytyqin

Published

on

Klubi bullgar, CSKA Sofia FC ka njoftuar ndarjen e rrugëve me sulmuesin anësor të Kosovës, Zymer Bytyqi.

Bytyqi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Superligës së Bullgarisë, pasi kanë vendosur të ndahen pas një marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi ka ardhur nga vet klubi bullgar ma anë të faqeve të tyre zyrtare. “Futbollisti ofensiv Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së”.

“Klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies së tyre kontraktuale me marrëveshje të ndërsjellë. Me fanellën e kuqe, Bytyqi luajti 20 ndeshje në të cilat shënoi 5 gola. CSKA i uron Zymer Bytyqit suksese në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Sport

Arritje historike për Fabion, e barazon rekordin e më së shumti ndeshjeve zyrtare

Published

on

Fabio Deivson Lopes Maciel e ka barazuar rekordin e ndeshjeve zyrtare si profesionist, të cilin deri tash e mbante legjenda angleze, Peter Shilton.

Sipas librit të rekordeve “Guinness”, Shilton i kishte zhvilluar 1390 ndeshje zyrtare, ndërsa Fabio, 44 vjeç, e arriti të njëjtën shifër dhe mund ta kalojë anglezin qysh në natën e së mërkurës në sfidën e Copa Sudamericana kundër America Cali.

“1.390 herë, idhull”, festoi Fluminense në rrjetet sociale pas fitores 2:1 kundër Fortalezas. “Dua t’i falëndroj të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës sime”, deklaroi portieri pasi e bëri këtë arritje.

Një primat që mund të vazhdojë të rritet: portieri së fundmi e ka vazhduar konratën me klubin e tij deri në dhjetor të vitit 2026.

Fabio kishte debutuar si profesionist më 1997, në të njëjtin vit kur Shilton i kishte vendosur këpucët në gozhdë, i pati 10 paraqitje me Kombëtaren, i fitoi tre kampionate braziliane dhe ka triumfuar në vitin 2023 në Copa Libertadores me Fluminensen duke e mposhtur Boca Juniorsin me rezultat 2:1.

Në këtë verë shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve duke u ndalur nga Chelsea (0-2).

Një rekord që e bën Fabion njërin prej portierëve më jetëgjatë dhe më triumfues në histori të futbollit botëror.

Continue Reading

Sport

Peja debuton në Ligën ENBL, Prishtina për herë të dytë, njihen me kundërshtarët e tyre

Published

on

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Sigal Prishtina do të marrin pjesë në Ligën ENBL. Ky është edicioni i pestë i kësaj lige, ku marrin pjesë 27 skuadra evropiane, derisa 16 më të mirat kalojnë në fazën e eliminimit direkt.

Peja debuton në këtë ligë, derisa për Prishtinën do të jetë hera e dytë që është pjesë e kësaj lige. Sot është hedhur shorti për edicionin e ri, ku skuadrat zhvillojnë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafirë.

Faza e Ligës e ENBL League fillon më 23 shtator 2025 dhe do të zgjas deri në prill 2026.

Kundërshtarët e KB Pejës në këtë garë janë:

Riga Zeli, Letoni

BC Iraklis, Greqi

Newcastle Eagles, Britani e Madhe

BC Spartak Sleven, Bullgari

BK Olomoucko, Çeki

Dziki Warszawa, Poloni

KK Dubrava, Kroaci

Kundërshtar i tetë do të vendoset nga ENBL ndërkohë

Kundërshtarët e KB Sigal Prishtinës janë:

BK Opava (Çeki)

Gimle Basket (Norvegji)

Brussels Basketball (Belgjikë)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)

Keila Coolbet (Estoni)

Manchester Basketball (Britani e Madhe)

Dhe një skuadër kroate

Continue Reading

Të kërkuara