Lajmet

“Kot flasim derisa ata na vrasin”, protestohet në Pejë

Marshi u organizua nga organizatat e shoqërisë civile në Pejë.

Published

on

Me moton “Kot flasim derisa, ata na vrasin”, është mbajtur protesta në Pejë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga ku iu bë thirrje institucioneve shtetërore të drejtësisë për trajtim dhe përgjegjësi më të madhe ndaj rasteve të dhunës ndaj të gjitha grave.

Marshi u organizua nga organizatat e shoqërisë civile në Pejë dhe nisi nga qendra e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, ku protestuesit kërkuan që urgjentisht të ndalohet dhuna në baza gjinore. Në protestë kanë marrë pjesë edhe familjarë të së ndjerës, Gjyljeta Ukellës.

Organizatori i kësaj proteste paqësore ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që fëmijëve të së ndjerës t’i ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Duhet të denoncojmë rastet e tilla dhe më kohë të, që ky të jetë rasti i fundit dhe dëshirojmë që siç ishte marshi në mënyrë paqësore dhe të shpërndahemi në mënyrë paqësore, familjes i shprehim ngushëllime. Bëjmë thirrje nga këtu që të gjithë shërbimet shtetërore t’iu ofrohen fëmijëve të së ndjerës, varësisht prej shërbimeve që kanë nevojë dhe ne si organizatë do të jemi afër familjes dhe fëmijëve të së ndjerës. Familjes do t’i lëmë si kujtim edhe pse është ditë e hidhur, kjo foto e bukur e Gjyljetës ta keni ju familjarë si shenjë kujtimi”, tha organizatori.

Pjesëtari tjetër i protestës, Veton Muja theksoi se heshtja e kësaj protestë të sotme do t’i shurdhojë institucionet shtetërore.

“Fajin e kemi secili prej neve, pastaj pjesa e dytë është pjesa e institucioneve, sidomos ato të drejtësisë. Për atë arsyeje sot vizituam policinë dhe gjykatën në heshtje. Mendojmë që kjo heshtje t’i shurdhojë ata për shkak se do duhej të vepronin shumë më shumë në rastet të cilat kanë pasur një element iniciues sikur rasti ky i fundit, ky ka qenë i dënuar për dhunë në familje. Institucionet tona kanë shumë punë për të bërë jo vetëm me ligje ekzistuese por edhe me forma të tjera për të mirën e grave”, tha Mujaj.

Ndërkaq Vlora Latifi pjesëtare e protestës tha se të gjithë qytetarët duhet të kërkojnë llogari nga shteti sepse aty është përgjegjësia.

“Qëllimi i këtij marshi është që të solidarizohemi me viktimën që ka ndodhur dje në Komunë e Pejës. Ne jemi munduar për thirrje të të gjithë qytetarët karshi vrasjes jo vetëm asaj të djeshmes por të gjitha vrasjeve që po ndodhin në Kosovë. Dje ka ndodhur me një nënë, grua, vajzë nesër mund të ndodhë me secilën”, potencoi Latifi.

Edhe Shemsie Seferi, pjesëtare e protestës theksoi se policia nuk i merr seriozisht rastet e dhunës së grave dhe kjo është arsyeja pse ato po ndodhin. Seferi bëri thirrje të gjitha grave që të lajmërojnë rastet e dhunuesve dhe të mos jetojnë me vrasës.

“Bëj thirrje që institucionet tona të jenë sa më të përgjegjshme ndaj asaj se çka po ndodhë. Ky rast duhet të jetë i fundit po e di që nuk do të jetë i fundit. Bëj thirrje që të jenë sa më afër gruas, një grua raporton për dhunën apo për çfarë do rasti të marrin seriozisht e jo të i thonë, “të ka jap një shuplakë burri duhet ta durosh”, jo ashtu jo. Ka raste që ata përgjigjen, ashtu edhe i thonë se po e ekzagjeroni, asnjë nënë nuk shkon para policisë pa arsyeje dhe të kthehet të jetojë më dhunuesin. Çdo grua që ka dhunë në familje të largohet nga ai person, mos të jetoj me vrasës”, tha Seferi.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara