Lajmet

Kosovës iu shtuan 445 policë të rinj

Published

on

445 pjesëtarë të rinj iu shtuan Policisë të Kosovës. Ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës është mbajtur sot, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha para të diplomuarve se ka besim të fuqishëm tek ata që detyra e tyre është të janë në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës pa dallim.

“Jam e lumtur që sot ndodhem në këtë ceremoni diplomimi të gjeneratës të 59 është tejet e rëndësishme jo vetëm për ta por për të gjithë ne, dhe në të njëjtën kohë shënon kurorëzimin e një pune të jashtëzakonshme me një mund të madh për tu bërë gardian të republikës tonë. Sot bëni betimin solemn për të mbrojtur dhe për të shërbyer.. Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim. Kushtetua e Kosovës është udhërrëfyese e juaja. Ju do t’i bashkoheni radhës së policisë për të ofruar siguri dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufirit tonë”, ka thënë Osmani.

Osmani tha se betimi i sotëm i këtyre kadetëve është përgjigja më e fuqishme kundrejt përpjekjeve të tilla të Serbisë. Sipas saj në këtë ditë pesë policë po mbahen peng nga shteti shovinist.

“Të jesh një polic nuk është thjesht një profesion është një mision e një kauzë për një mjedis ku të gjithë ndihen të sigurt e të lirë, kjo punë kërkon guxim përball vështirësive përkrahje në momente të caktuara dhe përkushtim të palëkundur ndaj betimit të cilin do ta bënë të gjithë sot. Në këtë momente pesë policë po mbahen peng nga një shtet shovinist – nga Serbia. I bëjmë thirrje aleatëve tanë që ta ngritin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që t’i ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve dhe policëve tonë. Por jam e bindur se betimi i sotëm dhe gjithë këta kadetë janë përgjigja më e fuqishme kundrejt përpjekjeve të tilla. Në duart e juaja qëndron e ardhmja e qytetarëve tanë”, u shpreh presidentja Osmani.

Ndërkaq kryeministri Kurti tregoi numrin e policëve të ri të cilët ishin 345 djem e 100 vajza.

“Vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rijë të cilët do të shërbejmë gjithandej nëpër Kosovë në stacione e në detyra të ndryshme duke iu dhënë një mas përforcuese kolegëve tjerë policë. Tek fytyra e policit janë të përbashkuara personifikimi i zbatimit të ligjit dhe i respektimit të rendit publik. Nga 445 polic që do të betohen sot 345 janë djem e dhe 100 vajza ndërsa 375 policë janë shqiptar dhe 88 nga komunitetet jo shumicë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ngjarjen e ditës së djeshme e ka quajtur akt të paprecedent mbajtjen zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq dhe katër zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe.

“Ceremonisë së sotme i radhëve të menaxhmentit të lartë të Policisë të Kosovës sot i mungon zëvendësdrejtori i Policisë të Kosovës nga radhët e komunitetet Serb Dejan Jankoviq i cili dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në radhët e Serbisë ashtu siç po mbahen në Serbi edhe katër zyrtar tjerë policor, ky është një akt i paprecedent i serbes me shumë veprime i është drejtuar policisë të Kosovës, ky është një sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtareve të vet komunitetit serb brenda policisë të Kosovës të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të na bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë. Të dashur kadet të Policisë veçanërisht ju nga komunitetet republika jonë është edhe e juaja, vendi ynë është i përbashkët dhe çdo ditë e punës tonë duhet dedikuar forcimit të tij, nga sfidat që do të ballafaqoheni nga sot ne jemi mbështetja e juaj”, tha Sveçla.

lajme

UBT, për herë të parë sjell në Kosovë programet e së ardhmes

Published

on

By

Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, UBT është akredituar me programe të reja studimi. Përveç 150 programeve dhe specializimeve në fusha të ndryshme, risitë e këtij viti përfshijnë programet Fintech dhe Analitika e Biznesit, Fintech dhe Menaxhim i Inovacionit, Estetikë dhe Kozmetologji, Inxhinieri e Mjedisit dhe Infrastrukturë e Qëndrueshme, si dhe Inxhinieri Mekanike, me orientime të fokusuara në teknologjitë që po transformojnë industrinë globale.

Programi i ri i Inxhinierisë Mekanike është konceptuar për t’i përgatitur studentët për profesionet e së ardhmes, duke përfshirë fusha si Inxhinieria e Dizajnit dhe Prodhimit, automatizimi industrial, inxhinieria e automjeteve, inxhinieria hapësinore, teknologjitë e dronëve, robotikë dhe sistemet inteligjente të prodhimit.

Një ndër programet më inovative është Fintech dhe Analitika e Biznesit, i cili ndërthur financat, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave. Industria Fintech konsiderohet sot një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në botë, ndërsa ekspertët e kësaj fushe janë ndër profesionistët më të kërkuar nga bankat, institucionet financiare, kompanitë teknologjike dhe startup-et inovative.

Në kuadër të studimeve master, UBT ka akredituar edhe programin Fintech dhe Menaxhim i Inovacionit, i cili synon të përgatisë liderë dhe ekspertë të aftë për të menaxhuar transformimin digjital, inovacionin dhe zhvillimin e teknologjive financiare në tregun global.

Po ashtu, UBT sjell për herë të parë programin Estetikë dhe Kozmetologji, i cili vjen si përgjigje ndaj zhvillimit të hovshëm të industrisë së bukurisë, mirëqenies dhe kujdesit estetik. Programi kombinon njohuritë shkencore nga fushat e shëndetit, dermatologjisë, kozmetologjisë dhe teknologjive moderne estetike, duke përgatitur profesionistë të kualifikuar për një treg që po shënon rritje të vazhdueshme në nivel global.

Në nivelin bachelor, UBT ka akredituar edhe programin Inxhinieri e Mjedisit dhe Infrastrukturë e Qëndrueshme, i cili fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve moderne për mbrojtjen e mjedisit, planifikimin urban, menaxhimin e resurseve natyrore dhe ndërtimin e infrastrukturës së qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane dhe sfidat globale klimatike.

Të gjitha programet e reja janë ndërtuar mbi ekosistemin unik të UBT-së, i cili përfshin laboratorë të avancuar, qendra inovacioni, platforma digjitale, projekte kërkimore-shkencore, bashkëpunime të ngushta me industrinë dhe mbi 500 partneritete ndërkombëtare. Ky ekosistem u mundëson studentëve të kombinojnë njohuritë teorike me përvojën praktike dhe të përgatiten për sfidat reale të profesionit.

Akreditimet e reja përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe në përgatitjen e kuadrove që do të udhëheqin ekonominë, teknologjinë dhe industrinë e së ardhmes.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

lajme

Buzëqeshje më e bardhë dhe më e shëndetshme, United Hospital me ofertë ekskluzive njëmujore

Published

on

By

Një buzëqeshje e bardhë, e shëndetshme dhe plot vetëbesim është një nga elementet më të rëndësishme të paraqitjes personale. Duke e pasur parasysh rëndësinë e kujdesit oral dhe estetikës dentare, United Hospital ka lansuar një ofertë të veçantë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e buzëqeshjes së tyre me standarde të larta profesionale.

Për një periudhë të kufizuar prej vetëm një muaji, pacientët mund të përfitojnë dy seanca për zbardhimin profesional të dhëmbëve për vetëm 50 euro, një mundësi e favorshme për të arritur rezultate të dukshme dhe të sigurta nën mbikëqyrjen e specialistëve.

Në United Hospital, procedura e zbardhimit realizohet duke respektuar standardet më të avancuara mjekësore dhe pa dëmtuar smaltin e dhëmbëve. Trajtimi kryhet nga një ekip i specializuar stomatologësh dhe kirurgësh maksilo-facialë, duke garantuar siguri maksimale dhe kujdes profesional për çdo pacient.

Sipas ekipit mjekësor të spitalit, rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, ndërsa procedura është e përshtatshme për personat që dëshirojnë të përmirësojnë estetikën e buzëqeshjes së tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.

United Hospital vazhdon të ofrojë shërbime cilësore shëndetësore dhe stomatologjike, duke sjellë oferta që kombinojnë profesionalizmin, teknologjinë moderne dhe kujdesin ndaj pacientit.

Për shkak të interesimit të madh dhe kohëzgjatjes së kufizuar të ofertës, qytetarët ftohen të rezervojnë terminet e tyre me kohë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e veçantë për një buzëqeshje më të ndritshme dhe më të shëndetshme./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për narkotikë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët e stacionit në Fushë Kosovë, kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit, i arrestuari me inicialet D.E., mashkull, është ndaluar në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e tetë muajsh.

Gjithashtu, ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë në vlerë prej 20 mijë eurosh, në përputhje me vendimin gjyqësor.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën, kërkon njohje nga pesë shtetet e BE-së

Published

on

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, duke riafirmuar mbështetjen për integrimin evropian të vendit dhe duke u bërë thirrje pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme.

Raporti u miratua me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës.

Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor 2022, dhe i kërkojnë Këshillit të BE-së të avancojë procedurat që do t’i hapnin rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat pas përmbushjes së kritereve.

Raporti përsërit gjithashtu thirrjen që pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të ndërmarrin këtë hap, në mënyrë që vendi të trajtohet në baza të barabarta me shtetet e tjera aspirante për anëtarësim.

Megjithatë, dokumenti shpreh shqetësim për situatën politike në vend, duke vlerësuar se viti 2025 është karakterizuar nga polarizimi dhe ngërçi politik. Sipas eurodeputetëve, vazhdimi i bllokadës institucionale pas zgjedhjeve mund të ndikojë negativisht në procesin integrues dhe në përfitimin e fondeve evropiane.

Po ashtu, raporti paralajmëron se Kosova rrezikon të humbë mjete të konsiderueshme financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian nëse nuk i përmbush obligimet dhe kriteret e përcaktuara.

Parlamenti Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe ka mirëpritur formimin e institucioneve, ndërsa ka shprehur keqardhje për mungesën e kompromisit politik për zgjedhjen e presidentit.

Raporti mirëpret gjithashtu bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një hap që kontribuon në forcimin e sigurisë dhe përballimin e kërcënimeve hibride në rajon.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara