Lajmet

Kosovë: 4218 raste aktive me COVID-19 deri tani

Published

on

Që nga 13 marsi i vitit 2020-të kur u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-19 e deri më tani, janë 10765 persona që janë infektuar me COVID në Kosovë.

Deri më tani kanë ndërruar jetë 2235 qytetarë, ndërsa 4218 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 10 raste, Obiliq 8 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Gjakovë 4 raste, Klinë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Pejë, Rahovec, Viti dhe Vushtrri.

Continue Reading

Lajmet

114 të vdekur nga tajfuni, Filipinet shpallin gjendje katastrofe

Published

on

Të paktën 114 persona kanë vdekur nga tajfunët më të fortë të këtij viti, ku shkaktoi përmbytje të mëdha në Filipinet qendrore. Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje katastrofe në territor.

Stuhia ka përmbytur qytete të tëra në Cebu, ishullin më të populluar të rajonit, ku u raportuan 71 vdekje. 127 të tjerë janë të zhdukur dhe 82 të plagosur, sipas zyrtarëve.

Autoritetet provinciale të Cebu-s raportuan 28 vdekje të tjera, të cilat nuk u përfshinë në numrin e publikuar nga zyra kombëtare e mbrojtjes civile, sipas AFP-së.

Kalmaegi u nis nga Filipinet të enjten në mëngjes dhe po lëviz drejt Vietnamit qendror, ku banorët janë ende të tronditur nga përmbytjet që vranë dhjetëra persona./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Chelsea- Karabakh Agdam përfundoi me barazim

Published

on

Chelsea pati një kohë të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Karabakh Agdam në Baku dhe arriti të barazojë me rezultat 2:2.

Ndaj kampionëve azerbajxhanas Karabakh Agdam, të cilët kishin arritur në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve vetëm nëpërmjet kualifikimit, të kaltrit me vështirësi arritën një barazim.

Estevao solli Chelsea në epërsinë pas 16 minutash. Leandro Andrade barazoi shifrat në minutën e 29-të, ndërsa Marko Jankoviq në minutën 39 nga penalltia solli vendësit në epërsi të papritur.

Alejandro Garnacho, i cili hyri në fushë në pjesën e parë, barazoi për ekipin e Premier Ligës, në minutën e 52-të.

Pafos nga Qipro ka fituar ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve ndaj Villareal të Spanjës me rezultatin 1:0. Autor i golit të fitores ishte Derrick Luckassen në minutën e 46-të./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova në Tetovë

Published

on

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk.

Policia dhe Prokurori Publik kanë dal në vendngjarje duke kryer hetimet./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ferronikeli redukton fuqinë punëtore

Published

on

Për shkak të ndaljes së gjatë të aktiviteteve prodhuese dhe kushteve të vështira të tregut që vazhdojnë të ndikojnë shitjet dhe fitimet, kompania Ferronikeli Complex do të zbatojë një plan ristrukturimi të fuqisë punëtore.

Në një komunikatë për media thuhet se ky vendim vjen pas më shumë se dy vjetësh të vështirë për të mbajtur operacionet dhe ruajtur të gjitha vendet e punës që nga ndalimi i plotë i prodhimit në tetor 2023.

Gjatë kësaj periudhe, kostot fikse operative, pagat dhe mirëmbajtja e kompleksit, janë financuar plotësisht nga kompania pronare. Në dy vjetët e fundit, Ferronikeli ka ndjekur nga afër luhatjet në tregjet globale të metaleve dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike në Evropë – faktorë të jashtëm që kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit dhe kanë dëmtuar qëndrueshmërinë financiare.

Pavarësisht angazhimeve serioze për uljen e kostove, operacioneve të reduktuara, orëve të reduktuara të punës dhe mbajtjes së furrës kryesore në gjendje të ngrohtë, mungesa e vazhdueshme dhe e gjatë e të ardhurave e ka bërë gjendjen financiare të paqëndrueshme, thuhet në njoftim.

Pas vlerësimit, menaxhmenti ka vendosur se mbajtja e fuqisë punëtore aktuale pa prodhim është bërë e pamundur, andaj kompania nuk ka alternativë tjetër veçse të vazhdojë me largimin kolektiv në përputhje të plotë me Ligjin e Punës.

“Të gjithë punonjësit e prekur do të marrin të drejtat e tyre ligjore deri në datën e ndërprerjes, dhe njoftimet individuale do të lëshohen sipas procedurave ligjore”.

Kompania mbetet e përkushtuar për një proces të drejtë, transparent dhe me respekt ndaj secilit punonjës.

Ferronikeli mbetet thellësisht i përkushtuar ndaj Kosovës dhe njerëzve të saj, dhe sapo kushtet e tregut të lejojnë rifillimin e prodhimit, punonjësit e prekur do të kenë prioritet për ripunësim.

Një numër i kufizuar personelit thelbësor do të mbetet për të siguruar integritetin e kompanisë, të menaxhojë licencat minerare dhe të përmbushë detyrimet ligjore.

Pavarësisht sfidave aktuale, Ferronikeli mbetet e bindur në potencialin afatgjatë të prodhimit të nikelit dhe është e vendosur të rikthejë operacionet e plota sapo të kthehet stabiliteti i tregut, përfundon komunikata.

Kompania nuk ka bërë të ditur numrin e punëtorëve që do të mbeten pa punë, ndërkohë që raportohet se ky numër do të jetë 358./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara