Sport

Kosova vazhdon me stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë

Published

on

Të premten do të nis rrugëtimi i Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve dhe përgatitjet e “Dardanëve” kanë filluar që nga dita e hënë.

Trajneri Franco Foda theksoi në konferencë për media se objektivi është vetëm fitorja ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, e për më tepër edhe synimi për të qenë të parët në këtë grup.

Pas stërvitjes së djeshme, “Dardanët” do të punojnë edhe sot në stërvitjen e radhës që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Stërvitja do të fillojë nga ora 11:00, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Lajmet

​Kosova me pesë mungesa ndaj Sllovenisë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë pa pesë lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 kundër Sllovenisë.

Lajmin e bëri të ditur menaxheri i kombëtares Bajram Shala në një konferencë për media, i cili theksoi se për shkak të lëndimeve mungojnë në fushë Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Florent Hadërgjonaj, Baton Zabërgja dhe Vesel Dermaku.

Përkundër këtyre mungesave, trajneri Franco Foda u shpreh optimist se ndaj Sllovenisë mund të arrihet në rezultat pozitiv, sidomos duke ditur faktin se ndeshja zhvillohet në Prishtinë ku mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë.

Ai tha se nga lojtarët do të kërkojë të japin më të mirën pasi kjo ndeshje edhe mund të përcaktojë një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të Dardanëve në këto kualifikime./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Del Piero kritikon Tudorin: Nuk ka ide të qarta në sulm

Published

on

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kritikuar hapur trajnerin Igor Tudor pas barazimit 0-0 ndaj Milanit në javën e 6-të të Serie A.

Del Piero u shpreh se skuadra e Tudor nuk ka identitet të qartë në lojë, veçanërisht në repartin ofensiv.

“Tudor nuk ka një ide të qartë se çfarë duhet të bëjë në sulm. I mungon identiteti dhe nuk ka asnjë sulmues të përshtatshëm për Juventusin sot.”, tha Del Piero.

Sipas tij, bardhezinjtë po vuajnë për kreativitet dhe shpejtësi në manovër. Ai veçoi Manuel Locatellin si të vetmin lojtar që përpiqet të japë ritëm në lojën e skuadrës.

“Juve ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve. Vetëm Locatelli sjell shpejtësi, ndërsa sulmuesit rrallë kanë raste për gol.”, shtoi ish-sulmuesi.

Del Piero theksoi gjithashtu se rotacionet e shumta të Tudorit po e bëjnë skuadrën të humbasë identitetin.

“Nëse ndryshon shumë, i jep besim të gjithëve, por humbet identitetin tënd. Ekipi e njeh veten vetëm në formacionin bazë, që sot mungon.”, vazhdoi ai.

Në fund, Del Piero lavdëroi Milanin për afrimet e verës si Modric dhe Rabiot, duke theksuar se kuqezinjtë kanë krijuar më shumë personalitet dhe qetësi në lojë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet ylli tjetër i Arsenalit

Published

on

Martin Odegaard i Arsenalit është larguar nga skuadra e Norvegjisë për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit.

Odegaard pësoi një dëmtim gjatë fitores 2-0 të skuadrës së tij në Premier League kundër Ëest Ham United të shtunën, dhe megjithëse u përpoq të vazhdonte, ai u zëvendësua përfundimisht nga Martin Zubimendi pas 30 minutash.

26-vjeçari do të humbasë ndeshjen kualifikuese të Norvegjisë për Kupën e Botës 2026 kundër Izraelit të shtunën si dhe ndeshjen miqësore kundër Zelandës së Re më 14 tetor.

Në një deklaratë, Arsenali tha se Odegaard kishte pësuar një dëmtim të ligamentit medial kolateral në gjurin e majtë.

“Martin do të vazhdojë të vlerësohet dhe trajtohet nga ekipi ynë mjekësor gjatë pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare, me qëllim rikthimin në aksion sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Sezoni i Odegaard është ndikuar shumë nga dëmtimet, me mesfushorin që ka dëmtuar shpatullën kundër Leeds United në gusht dhe pësoi një përsëritje të atij dëmtimi kundër Nottingham Forest muajin e kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Derbi i madh i Superligës zhvillohet sot

Published

on

Xhiro e tetë e Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me ballafaqimin ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Edhe pse renditja tabelare e të dy skuadrave lë shumë për të dëshiruar në këtë fillim sezoni, ky derbi gjithmonë ofron emocione të forta dhe interesim të madh për ta ndjekur.

Drita, skuadër kampione në fuqi pas shtatë ndeshjeve ka mbledhur vetëm tetë pikë dhe renditet në vendin e tetë në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani e ka nisur në mënyrë katastrofale këtë edicion pasi kanë mbledhur vetëm shtatë pikë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara dhe janë të fundit në renditjen tabelare, pra në vendin e dhjetë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara