Sport

Kosova U21 arrin fitore ndaj Moldavisë

Published

on

Kombëtarja U21 e Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të grumbullimit në Antalya të Turqisë.

Pas humbjes (1:2) kundër Turqisë, djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani kanë triumfuar ndaj Moldavisë, në ndeshjen e zhvilluar në Belek, me rezultat 2:1.

“Dardanët” U21 e dominuan lojën plotësisht nga fillimi dhe arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 7-të, me golin e Medin Gashit.

Edhe pse Kosova vazhdoi të kontrollojë lojën dhe pati disa raste të tjera për të shënuar, goli i dytë nuk erdhi.

Ndërkohë, moldavët arritën t’i barazojnë shifrat posa nisi pjesa e dytë.

Megjithatë, ky gol nuk i zmbrapsi djemtë dardanë, të cilët  arritën që të rikthehen shpejtë dhe të shënojnë golin e fitores përmes zëvendësuesit Kevin Krasniqi, në minutën e 65-të.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani e vlerësoi paraqitjen e ekipit si shumë të mirë, derisa i përgëzoi djemtë për angazhimin dhe fitoren e realizuar.

“Një paraqitje mjaft e mirë dhe një angazhim maksimal, edhe pse në këtë grumbullim kemi pasur shumë ndryshime. Krejt mesfusha është e ndryshme prej grumbullimit të muajit nëntor. Besoj se edhe me Turqinë kemi pasur paraqitje shumë të mirë, mirëpo ata janë shumë më të fortë se sa Moldavia. I përgëzoj djemtë për këtë angazhim dhe për këtë fitore, e cila sigurisht se do të na shërbejë që të kemi vazhdimësi më të mirë, por edhe djemtë do të fitojnë vetëbesim”, ka theksuar Tovërlani pas ndeshjes për faqen zyrare të FFK-së.

Sport

Kosova u21 pëson humbje nga luksemburgu

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur me rezultat 2:0 nga Luksemburgu U21, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të zhvilluar sot.

Dardanët e rinj nuk arritën të marrin rezultat pozitiv në këtë përballje, duke e mbyllur ndeshjen pa gola të shënuar.

Golat për skuadrën mysafire i realizuan Mick Kirsch në minutën e 6-të dhe shqiptari Flavjo Hoxha në minutën e 65-të, i cili përfaqëson grupmoshat e reja të Luksemburgut.

Kosova pati mundësinë të barazonte në minutën e 25-të përmes Eliot Bujupit, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 përballet sot me Luksemburgun në miqësore

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 zhvillon sot një ndeshje miqësore ndërkombëtare kundër Luksemburgut U21.

Dardanët e rinj do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku synojnë të paraqiten sa më mirë në këtë përballje.

Ndeshja Kosovë U21 – Luksemburg U21 zhvillohet të hënën, më 16 nëntor, me fillim nga ora 16:00.

Kjo miqësore shërben si një tjetër mundësi për futbollistët e rinj të Kosovës për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të dëshmuar vlerat e tyre.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama reagon për anulimin e takimit për “Prishtina 2030”

Published

on

By

Anulimi i takimit të planifikuar në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” ka nxitur reagime në Kosovë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Përparim Rama, i cili përmes një postimi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është anuluar për shkak të mungesës së përgjigjeve, obligimeve të papërmbushura dhe moskonfirmimit të delegacionit brenda afatit të caktuar.

Rama ka shprehur shqetësimin për rrezikun që kjo situatë paraqet për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë më 2030, duke e cilësuar anulimin si një skandal dhe duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

“Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Spanja ndalet pas një serie të gjatë fitoresh, spektakël në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Spanja ka pësuar humbje 3:2 ndaj Anglisë, duke i dhënë fund serisë së gjatë të rezultateve pozitive, në një nga përballjet më interesante të mbrëmjes në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Kampionët evropianë nuk arritën ta vazhdonin ecurinë e tyre mbresëlënëse, pasi Anglia arriti të triumfonte në një ndeshje me pesë gola, duke shkaktuar një nga befasitë e mbrëmjes.

Në ndeshjet e tjera, Belgjika shënoi fitore bindëse 4:1 ndaj Italisë, ndërsa Franca triumfoi 2:1 kundër Turqisë.

Kroacia mposhti Çekinë me rezultat 2:1, ndërsa Finlanda realizoi një fitore spektakolare 7:2 ndaj San Marinos.

Ndërkohë, Qiproja fitoi 4:1 ndaj Malit të Zi, kurse Letonia dhe Armenia u ndanë në barazim pa gola, 0:0.

Mbrëmja u karakterizua nga rezultate interesante dhe shumë gola, por vëmendjen kryesore e mori humbja e Spanjës, që u ndal pas një serie të gjatë fitoresh.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara