Lajmet

Kosova, Srebrenica dhe NATO si “test” për opozitën serbe

Autoritetet serbe kanë bërë një lloj “prove patriotizmi” për opozitarët.

Published

on

Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi akuzojnë opozitën për tradhëti në çështjen e Kosovës, Srebrenicës dhe NATO-s.

Ky lloj testi, përbëhet nga tre pyetje: A jeni për hyrjen e Serbisë në NATO? A e njihni pavarësinë e Kosovës? Dhe a ka pasur gjenocid në Srebrenicë? Çdo mundësi mediatike, duele të rralla televizive mes qeverisë dhe opozitës, rrjetet sociale, tabloidet e regjimit, foltoret parlamentare, shfrytëzohen që disa prej këtyre pyetjeve t’iu drejtohen liderëve të opozitës.

Në shikim të parë këto duken si pyetje legjitime në luftën politike. Por duke pasur parasysh faktin se çdo përgjigje e opozitës konsiderohet “e gabuar” nga mediat proqeveritare dhe partia në pushtet, atëherë është e qartë që këto pyetje shikohen si një mundësi për manipulimin e zgjedhësve, me të cilat “dëshmohet” mungesa e patriotizmit të opozitës apo mungesa e largpamësisë.

Provokimet klasike të regjimit

Këto tri çështje janë ndër provokimet klasike të këtij regjimi, vlerëson për Deutsche Wellen, kryeredaktori i së përjavshmes “Vreme”, Filip Shvarm. “Ato në fakt shërbejnë për të paraqitur kandidatët e opozitës si tradhtarë, të cilët i marrin detyrat nga ambasadat e huaja”.

“Nëse fillojmë, për shembull, me çështjen e anëtarësimit në NATO”, shpjegon Shvarm, “kjo çështje tani po merr peshë, sepse kandidati i opozitës, gjenerali Zdravko Ponosh është një kandidat serioz në zgjedhjet presidenciale”. Prej kohësh ai akuzohet si “gjeneral i NATO-s”, e NATO “na i ka vrarë fëmijët” dhe ai skualifikohet si kundërshtari politik i votuesve.

Niveli i ulët i propagandës

Gazetari Slobodan Stupar beson se “këto janë pyetje që i ka shkruar Aleksandar Vuçiq në kabinetin e tij dhe ua ka dërguar mediave të regjimit”. Vuçiq ndoshta i sheh këto pyetje në kokën e tij si të pakëndshme për opozitën, ku çdo përgjigje të opozitës do ta pohonte si shokuese, me shpjegimin se opozita e njeh pavarësinë e Kosovës, ose dëshiron të anëtarësohet në NATO, ose mendon se ka pasur gjenocid në Srebrenicë. Por ky është një nivel i ulët i propagandës së Aleksandër Vuçiqit dhe regjimit të tij”, thotë Stupar.

Përgjigja e “saktë”

Nëse gjërat do të shiheshin nga këndvështrimi i partive në pushtet, ekziston një dyshim i madh se sa anëtarët e koalicionit qeverisës do t’i përgjigjeshin me “korrektësi” pyetjeve të përmendura. Tashmë ka pasur zëra brenda SNS që angazhohen hapur për anëtarësimin në NATO, si dhe analistë, të cilët thonë se Serbia ka arritur shkallën më të lartë të bashkëpunimit me NATO-n pikërisht në kohën sa SNS është në pushtet. Sipas ekspertëve ushtarakë, më shumë se kaq është vetëm anëtarësimi i plotë në NATO.

Thuhet po ashtu se përkrahja për Deklaratën e Kuvendit për gjenocidin në Srebrenicë është mbështetur nga zyrtarët e lartë aktual të shtetit, anëtarë të pushtetit të mëparshëm dhe të tanishëm.

Paradokset e jetës politike në Serbi

Pavarësinë e Kosovës nuk e pranon zyrtarisht askush në Serbi, por opozita nënvizon se koalicioni qeverisës praktikisht e çimentoi pavarësinë e Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit dhe me hapat e mëvonshëm. “Problemi është se Aleksandar Vuçiq i jusfitikon gjërat me interesa më të larta, me shqetësimin për të ardhmen dhe prosperitetin e Serbisë dhe gjëra të ngjashme. Këto janë disa paradokse të jetës së përditshme politike të Serbisë”, thotë Shvarm dhe shton: “Kur bëhet fjalë për NATO-n, shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Mojsiloviq, ishte përfaqësues i Serbisë në NATO katër vjet. Por ai nuk quhet gjeneral i NATO-s. Ndërsa Zdravko Ponosh, i cili ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm 12 vjet më parë – quhet i tillë. Ky është një lloj paradoksi i jetës publike, ku ajo që thonë qeveria dhe Vuçiqi është e mirë, ndërsa ato që thonë të tjerët janë kundër interesave të Serbisë”, thotë kryeredaktori i së përjavshmes “Vreme”.

Belgien Albin Kurti, Ministerpräsident vom Kosovo

Qëndrimet ndaj Srebrenicës dhe Kosovës

Edhe çështja e Srebrenicës e tregon qartë këtë, thotë Filip Shvarm, sepse për Srebrenicën ekzistojnë dy lloje mesazhesh: “Një mesazh për elektoratin e brendshëm është se Ratko Mlladiq është një gjeneral serb që mbrojti popullin serb nga gjenocidi, por që është harruar edhe roli i Serbisë në këtë luftë. E kur bëhet fjalë për Perëndimin dhe BE-në, thuhet se deklarata për Srebrenicën mbetet në fuqi, sepse nuk mund të anulohet. Sidoqoftë, kjo çështje përdoret për të goditur opozitën”, thotë Shvarm.

E nëse flasim për qëndrimin e politikanëve ndaj pavarësisë së Kosovës dhe për reagimet e opinionit publik ndaj qëndrimeve të tyre, Filip Shvarm thotë se “këtu do të duhej ta imagjinojmë Boris Tadiqin si nënshkrues të Marrëveshjes së Brukselit”. Mendoj se do të kishte demonstrata të paparamendueshme në Beograd kundër kësaj Marrëveshjeje. Ose nëse imagjinoni një akt, ku kreu i shtetit apo qeverisë  shkon në SHBA dhe nënshkruan një marrëveshje të tillë si ajo e Uashingtonit. Situata është e tillë që ju si opozitë, çfarëdo që të thoni për Kosovën, do të akuzoheni për tradhëti nga mediat e kontrolluara nga Aleksandar Vuçiqi”, përfundon Filip Shvarm.DW

Continue Reading

Lajmet

United Hospital – kujdes shëndetësor 24/7, me teknologji moderne dhe qasje të integruar ndaj pacientit

Published

on

By

Shëndeti kërkon kujdes të vazhdueshëm, diagnostikim të saktë dhe trajtim të koordinuar. United Hospital ofron shërbime shëndetësore 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke integruar diagnostikën, emergjencën, trajtimin specialistik, kirurgjinë dhe kujdesin intensiv në një strukturë të vetme.

Me fokus në sigurinë e pacientit, precizitetin diagnostik dhe kujdesin multidisiplinar, spitali ofron shërbime nga disa fusha të mjekësisë, duke u mundësuar pacientëve qasje në kujdes profesional për nevoja të ndryshme shëndetësore.

Në fushën e diagnostikës, Radiologjia dhe CT-ja janë pjesë e infrastrukturës teknologjike të spitalit, ndërsa sipas institucionit, pajisjet mundësojnë ekzaminime me deri në 40% më pak ekspozim ndaj rrezatimit, në krahasim me teknologjitë përkatëse tradicionale, në varësi të ekzaminimit dhe protokollit të përdorur.

Shërbimet specialistike përfshijnë Kardiologjinë, Hematologjinë, Nefrologjinë, Gastroenterologjinë dhe Pulmologjinë, duke ofruar qasje të dedikuar për diagnostikimin dhe menaxhimin e një game të gjerë të problemeve shëndetësore.

Në kuadër të shërbimeve kirurgjikale, United Hospital mbulon disa profile, përfshirë Kirurgjinë e Përgjithshme, Kardio-kirurgjinë, Ortopedinë, Kirurgjinë Vaskulare, Pediatrike, Gjinekologjinë, Urologjinë, ORL-në, Kirurgjinë Maksilofaciale dhe Torakale.

Një fokus i veçantë i kushtohet edhe kujdesit për fëmijët. Neonatologjia dhe Pediatria ofrojnë shërbime të dedikuara për pacientët më të vegjël, ndërsa Laboratori, Emergjenca, Radiologjia dhe Kujdesi Intensiv janë të disponueshme gjatë gjithë kohës.

Me një qasje që synon të lidhë diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm, United Hospital e pozicionon veten si një qendër ku pacientët mund të marrin shërbime të integruara shëndetësore në çdo kohë./rajonipress/

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit

Published

on

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, e cila do të nisë në orën 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje, përfshirë miratimin e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026.

Në rendin e ditës janë përfshirë këto pika:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Betimi i deputetëve.

Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Formimi i komisioneve parlamentare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet gara ushtarake “Ujku Garues 2026”: Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë fiton vendin e parë

Published

on

By

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, e organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku morën pjesë 20 ekipe nga njësitet e ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vendi i parë në këtë garë ushtarake i takoi Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë (K2B2), vendi i dytë u fitua nga Policia Ushtarake e FSK-së, ndërsa vendin e tretë e zuri Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (K2MB).

Gara “Ujku Garues”, e cila mbahet që nga viti 2015 si rezultat i bashkëpunimit mes nënoficerëve të FSK-së dhe kontingjentit slloven, testoi pjesëmarrësit në disiplina të rënda taktike e fizike. Pjesë e sfidave ishin vrapimi, kalimi i poligonit taktik, shtyrja e autoblindës HMMWV, bartja e municionit dhe e të lënduarve, si dhe qitja me armë e hedhja e granatës.

Aktiviteti u shqua për profesionalizëm të lartë, përgatitje intensive fizike dhe shpirt garues mes ekipeve të FSK-së.

 

Continue Reading

Lajmet

Universitetet britanike u konsultuan me kompaninë e armëve BAE Systems për protestat pro-Palestinës

Published

on

By

Së paku 13 universitete britanike kanë diskutuar me prodhuesin më të madh të armëve në Mbretërinë e Bashkuar, BAE Systems, se si t’i menaxhojnë protestat pro-palestineze në kampuset e tyre. Kjo përfshinte rritjen e masave të sigurisë në ngjarje zyrtare dhe koordinimin e përgjigjeve ndaj kritikave.

Korrespondenca mes universiteteve dhe kompanisë ushtarake u zbulua përmes email-eve dhe dokumenteve të brendshme nga një hetim i përbashkët i “Liberty Investigates” dhe “Al Jazeera”.

Sipas dokumenteve, universitete të tilla si ai i Manchesterit, Nottinghamit, Southamptonit, Birminghamit, Strathclyde dhe Cranfield konsiderohen “partnerë strategjikë” të BAE Systems dhe marrin së bashku deri në 15 milionë funte (rreth 20 milionë dollarë) në vit nga kjo kompani.

Në gusht të vitit 2024, BAE Systems duket se u ka kërkuar universiteteve të hartojnë mesazhe për të kundërshtuar atë që e quante “një narrativë shpesh të deformuar nga protestuesit”. Kjo periudhë përkonte me reagimet e mëdha studentore kundër bashkëpunimit me kompanitë që furnizojnë me armë ushtrinë izraelite gjatë luftës në Gazë.

Në një rast në Universitetin e Sheffieldit, zyrtarët e hetimit të brendshëm u konsultuan me BAE Systems përpara se të dënonin katër studentë që protestuan në një ngjarje online me slloganet “BAE vret fëmijë”. Studentëve u kërkua të paguanin një gjobë prej 75 funtesh ose të nënshkruanin një zotim se nuk do të merrnin pjesë në protesta të paautorizuara.

Ndërsa studentët e ndëshkuar e cilësuan këtë si ndikim të drejtpërdrejtë të kompanisë së armëve mbi drejtuesit e universitetit, zëdhënësi i Universitetit të Sheffieldit i hodhi poshtë pretendimet, duke deklaruar se procedurat disiplinore janë të pavarura dhe bazohen vetëm në rregulloren e sjelljes së studentëve. /Al Jazzera/

 

Continue Reading

Të kërkuara