Sport

Kosova sot përballet me Kroacinë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra do të ballafaqohet sot me Kroacinë. “Dardanet” në stërvitjen e djeshme aplikuan aktivitete tekniko-taktike, duke praktikuar pikat kyçe me të cilat Kosova do të luaj sot. Gjatë stërvitjes u vërejt edhe forma e mirë e kontigjentit të futbollisteve.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është pozitive çfarë e dëshmojnë edhe deklaratat e futbollisteve.

Vanesa Hoti dhe Modesta Uka të cilat iu bashkuan ekipit të Kosovës gjatë ditës së djeshme janë komponuar mjaft mirë me pjesën tjetër të ekipit.

Të gjitha jemi të gatshme për ndeshjen e nesërme dhe mezi po e presim. Sot në stërvitje e kemi dhënë më të mirën dhe nëse edhe nesër e bëjmë të njëjtën gjë, besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv”, theksoi futbollistja Hoti.

Derisa Florentina Kolgeci pohoi se e kanë lënë mbrapa humbjen në “Zahir Pajaziti” dhe janë fokusuar për ndeshjen kthyese, teksa shpreson në rezultat pozitiv:

Atmosfera është shumë pozitive, jemi munduar të lëmë pas atë humbjen e dhimbshme dhe po mundohemi të jemi sa më kompakte për ndeshjen e ardhshme që të arrijmë rezultat pozitiv. Ne e kemi parë se çfarë kundërshtari është Kroacia, nuk është nivel shumë më i lart se ne, vetëm duhet të jemi më të qeta e më të bashkuara dhe sigurisht se mund të arrijnë rezultat pozitiv”, theksoi Florentina Kolgeci.

Ndeshja Kroaci Kosovë zhvillohet të martën nga ora 20:00 në stadiumin “Branko Çavloviq-Çavlek” në Karlovac të Kroacisë.

Sport

Datat dhe oraret e ndeshjeve të Kosovës në Nations League

Published

on

By

Pas shortit të Ligës së Kombeve, Kosova është vendosur në Grupin B3 së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

  • Kosovë vs Irlandë – 24 shtator 2026, e enjte, ora 20:45
  • Austri vs Kosovë – 27 shtator 2026, e diel, ora 18:00
  • Izrael vs Kosovë – 1 tetor 2026, e enjte, ora 20:45
  • Kosovë vs Austri – 4 tetor 2026, e diel, ora 18:00
  • Kosovë vs Izrael – 14 nëntor 2026, e shtunë, ora 15:00
  • Irlandë vs Kosovë – 17 nëntor 2026, e martë, ora 20:45

Tifozët kosovarë tashmë mund të planifikojnë të mbështesin ekipin e tyre në këtë fazë të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Continue Reading

Sport

Kiana Kryeziu sot në pistën olimpike të Milanos

Published

on

By

Skitarja Kiana Kryeziu do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Skiatorja kosovare ka arritur për herë të dytë të përmbushë normën olimpike, pasi ka siguruar kualifikimin në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh. Ajo do të paraqitet në këto gara në skenën më të madhe botërore të sporteve dimërore.

Sot, me fillim nga ora 11:30, Kryeziu do të garojë në disiplinën Super-G (Super Giant Slalom), duke synuar një paraqitje sa më të mirë në mesin e elitës botërore të skijimit alpin. /Kosova Press/

Continue Reading

Sport

Kupa e Kosovës sjell duel të fortë, Ballkani kundër Llapit

Published

on

By

Tashmë është konfirmuar përballja e çerekfinales në Kupën e Kosovës: FC Ballkani do të ndeshet me KF Llapin në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh.

Ballkani vjen në këtë fazë pas një kualifikimi dramatik ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku siguroi kalimin tutje vetëm pas penalltive (11-10). Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 3-3, me rikthim të madh nga disavantazhi 2-0.

Në anën tjetër, Llapi eliminoi Dritën me fitore 2-1 si mysafir, falë golave të Arbnor Ramadanit dhe Muhamet Hysenit, duke siguruar me meritë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës.

Tani, dy skuadra në formë të mirë do të përballen mes vete për një vend në gjysmëfinale, një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante e kësaj faze të garës.

Continue Reading

Sport

Bashkimi dhe Trepça në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

By

Janë zhvilluar mbrëmë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat finaliste: Trepçën dhe Bashkimin.

Në përballjen e parë të mbrëmjes, Trepça u përball me Borën dhe arriti fitore me rezultat 78:66. Mitrovicasit, që kishin fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë 87:64, konfirmuan epërsinë dhe u bënë skuadra e parë finaliste e këtij edicioni. Kampionët në fuqi të Kupës treguan stabilitet dhe përvojë, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë kualifikimin.

Ndërkohë, në ndeshjen e dytë të zhvilluar, Bashkimi mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 85:69. Pas fitores 83:67 në takimin e parë, prizrenasit e menaxhuan me sukses edhe sfidën e kthimit, duke siguruar me meritë një vend në finale.

Kështu, finalja e Kupës së Kosovës, që zhvillohet më 18 shkurt, do të sjellë një duel mjaft interesant mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra që synojnë ta mbyllin këtë edicion me trofe.

 

Continue Reading

Të kërkuara