Lajmet

Kosova sonte përballet me Zvicrën

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Zvicrën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Takimi do të nisë në orën 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’. Për këtë përballje të gjitha biletat janë shitur, ndërsa pritet një mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë.

Ndërsa dje trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, tha se “Dardanët” nuk do të kenë frikë ndaj lojtarëve zviceranë.

Foda tha se as lojtarët e Zvicrës nuk do të kenë frikë nga ata të Kosovës, por tha se do të kenë respekt, ashtu siç do të kenë edhe kundërshtarët e tjerë të Kosovës.

Nga ana tjetër, Sulmuesi i Zvicrës, Dan Ndoye, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka folur përpara takimit hapës të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror që Zvicra do ta luajë kundër Kosovës.

Ndoye tha se janë gati dhe se e dinë që nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi të madh si Kosova./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një 24-vjeçar, dyshohet për keqpërdorim me kartela bankare

Published

on

By

Është arrestuar një 24 vjeçar në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelat bankare.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, thuhet në njoftimin e policisë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.

Osmani përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook tha se me Yunus kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.

Osmani thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.

Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit“, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Published

on

By

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave.

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt ditën e sotme, në orën 12:00, shkruan A2.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Erdogan mbërrin në Uashington për takim me Trumpin

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po merr pjesë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), mbërriti në Uashington nga Nju Jorku për një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Avioni me të cilin udhëtoi presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan, u ul në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, që ndodhet në një distancë të shkurtër nga kryeqyteti.

Në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, presidenti Erdogan dhe delegacioni i tij shoqërues u pritën nga ambasadori turk në Uashington, Sedat Onal dhe zyrtarë të tjerë.

Në Uashington krahas presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan mbërritën edhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Guler, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran, presidenti i Industrive të Mbrojtjes Haluk Gorgun, shefi i Kabinetit të Presidencës, Hasan Dogan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kiliç.

Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan do të mbërrijë në Uashington pas takimeve të tij në Nju Jork.

Erdogan dhe Emine Erdogan udhëtuan nga aeroporti për në Blair House, pjesë e Shtëpisë së Bardhë, ku do të kalojnë natën.

Ndërkohë, Shërbimi Sekret Amerikan u pa duke marrë masa të gjera sigurie rreth Blair House./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara