Lajmet

Kosova shënon rritje të shpejtë të rasteve me COVID-19

Rreth 90 për qind e reasteve me virus janë me variantin Delta.

Published

on

Pas një uleje të rasteve në muajit e fundit, Kosova po shën përsëri rritje të infektimeve me Covdit -19.

Rreth 90 për qind e reasteve me virus janë me variantin Delta.

Nga 3160 testime sot kanë rezultuar 221 reste pozitive, vetëm 21 vetë raportohet të jenë shëruar e fatkeqësisht është shënuar edhe një rast i vdekjes.

Raste aktive aktualisht janë 888 dhe me këtë trend shifrat mund të bëhen të frikshme marrë parasysh dhe agresivitetine  variantit Delta.

Nga 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,844 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,268 kanë vdekur.

Burimi: RFE

Lajmet

Kosova e pesta në Evropë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, e 14-ta në botë

Published

on

By

Republika e Kosovës renditet e pesta në Evropë dhe e 14-ta në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar Gallup, të bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova ka grumbulluar 90 pikë në perceptimin e sigurisë dhe besimit në rendin dhe ligjin, duke kaluar mesataren botërore.

Në njoftimin e Qeverisë theksohet se ky rezultat pasqyron forcën e institucioneve të vendit dhe riafirmon angazhimin për të forcuar më tej kapacitetet e institucioneve të sigurisë, me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona të arrestuar për narkotikë në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre burra në tri raste të ndara për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Në Podujevë, një burrë, shtetas i Kosovës, është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Nga i dyshuari është konfiskuar një qese me marihuanë, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Dy rastet e tjera janë regjistruar në Prishtinë. Në rastin e parë, policia ka arrestuar një burrë, shtetas i Kosovës, pasi gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 15.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rastin e dytë në kryeqytet, është arrestuar një burrë, shtetas i huaj, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një person lëndohet rëndë pas sulmit nga disa persona në Prishtinë

Published

on

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga disa të dyshuar, më 18 nëntor, rreth orës 19:00, në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë vërejtur njolla gjaku, ndërsa është sekuestruar edhe një thikë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar. Ndërkaq, i dyshuari kryesor ndodhet në kërkim nga policia.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ishte kanosur nga një burrë. I dyshuari është intervistuar më 18 nëntor dhe, me vendim të prokurorit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa ai do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.

Në Lipjan, një grua ka njoftuar policinë se ishte sulmuar nga një grua tjetër. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj disa viktimave. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet përkatëse policore.

Një rast tjetër është raportuar në Gjilan, ku një burrë është arrestuar më 18 nëntor, nën dyshimin se kishte kanosur një burrë tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara