Lajmet

Kosova pranohet anëtare në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane

Published

on

Në Tiranë janë mbledhur së bashku drejtues të gjykatave kushtetuese nga vendet e Evropës, në kuadër të zgjedhjes së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si gjykata kryesuese e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (Conference of European Constitutional Courts – CECC) për periudhën 2024 – 2027.

Pjesë e aktivitetit “Takimi Përgatitor i Rrethit të Kryetarëve të Kongresit të XX-të të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane” ishte edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Türkiyes, Kadir Özkaya.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, pas 13 vitesh nga aplikimi i saj në vitin 2011. Ky vendim shënon një moment historik për Kosovën dhe për sistemin e saj kushtetues, duke e integruar atë plotësisht në rrjetin evropian të gjykatave kushtetuese“, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, në fjalën e saj në aktivitet ka theksuar se jurisprudenca kushtetuese që krijojnë shtrihet përtej sallave të gjykatave, duke shtuar se formëson jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e demokracive.

“Sot, takohemi në një moment të jashtëzakonshëm mundësish për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjithë kontinentin tonë dhe, në fakt, në mbarë botën. Ndërsa përballemi me sfida të përbashkëta, gjithashtu kemi para vetes mundësi të pa hasura më parë për të forcuar traditat tona kushtetuese. Kjo epokë na fton të risjellim e të riafirmojmë angazhimin tonë ndaj pavarësisë gjyqësore si dhe të lartësojmë të drejtat themelore në mënyrë që të frymëzojnë brezat e ardhshëm“, tha ajo.

Zaçaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shërben si një pasqyrë dhe një udhërrëfyes, sipas saj, duke reflektuar vlerat e shoqërisë.

Takimi i sotëm është organizuar në kuadër të Presidencës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si gjykata kryesuese e CECC-së dhe si organizatore e Kongresit të XX-të të kësaj konference, që do të mbahet në maj të vitit 2027.

Në aktivitet morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues nga 32 gjykata kushtetuese anëtare të CECC-së. CECC mbledh së bashku përfaqësues të dhjetëra gjykatave kushtetuese evropiane dhe organizon kongrese në intervale të rregullta.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara