Lajmet

Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n

Published

on

Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Davos të Zvicrës, anëtarët e EFTA-s dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thanë se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të dyanshme.

Marrëveshja u arrit pas më shumë se dy vjetësh negociata dhe sipas kryesueses së EFTA-s, Cecilie Myrseth, Kosova është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në këtë marrëveshje, me kërkesë të saj, ka përfshirë edhe shërbimet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes shtetit të tij dhe anëtarëve të EFTA-s.

Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s. Këtu hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke na mundësuar që të garojmë në një shkallë të gjerë”, tha Kurti gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Kryeministri kosovar tha se është i bindur se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët.

Kryesuesja e EFTA-s, Cecilie Myrseth, tha se kjo marrëveshje është arritje e madhe për integrimin e Kosovës në sistemin global.

Jam e bindur se kjo do të shtyjë përpara rritjen ekonomike, duke krijuar mundësi për bizneset e reja dhe qytetarët në të dyja palët”, tha ajo.

Vitin e kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4 për qind dhe rënie të inflacionit. Por, shteti përballet me nivel të lartë të importit, krahasuar me atë të eksportit.

Myrseth nga EFTA tha se viteve të fundit, tregtia mes shteteve të EFTA-s është rritur shumë dhe ka arritur në mbi 176 milionë euro.

Me lidhjen e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mund të presim që tregtia të rritet edhe më shumë”, theksoi ajo.

EFTA tha se përveç shërbimeve financiare janë përfshirë edhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Kosova tha se me marrëveshja të tilla synon të tërheqë investitorët e huaj që të investojnë në vend.

EFTA është krijuar më 1960 me synimin që të promovojë tregtinë e lirë.

Marrëveshja për Tregti të Lirë, që Kosova nënshkroi me EFTA-n, ofron mundësi të shumta, përfshirë për importimin dhe eksportimin e mallrave.

Konsumatorët dhe kompanitë mund të përfitojnë nga çmime më të lira, ndërkaq kompanitë vendore mund t’i shesin produktet e tyre në tregjet e huaja me më shumë lehtësi.

Marrëveshje për Tregti të Lirë Kosova ka nënshkruar edhe me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA). Kjo marrëveshje, ku bëjnë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia, synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve./REL/

Lajmet

Sot prezantohen rezultatet e çmimeve të pronave banesore

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban sot konferencën për media me rastin e publikimit të të dhënave për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) në Republikën e Kosovës.

Ky indeks publikohet për herë të parë në Kosovë pas kërkesave të shumta nga përdoruesit e statistikave zyrtare.

“Ky publikim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e statistikave ekonomike dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për analizën e tregut të patundshmërive”, njofton ASK.

Në këtë konferencë do të flasin Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, Hekuran Murati, Ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ahmet Ismaili, Guvernatori i BQK-së, Avni Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Kurse prezantimi i rezultateve, do të bëhet nga Arlinda Mataj, Udhëheqëse e Divizionit të Statistikave të Çmimeve në ASK./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Aksidentohen 8 vetura në Gjermani, dëmet mbi 100 mijë euro

Published

on

Në Sttuttgart asgjë nuk funksionoi në rrugën drejt Fellbach në trafikun e orës së pikut, kur gjatë një aksidenti u përfshin tetë automjete.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, tha një zëdhënës i policisë duke shtuar se fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë tha se dëmet materiale kapin shifrën 120 mijë euro dhe se rruga në drejtim të Fellbach, rrethi Rems-Murr-Kreis, ishte e mbyllur./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kupa e Italisë, në çerekfinale përballja shqiptare Gjimshiti – Zhegrova

Published

on

Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll.

Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.

Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.

Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë).

Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here edhe me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do ë sillen ndërmjet 1 deri 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7-10 gradë celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5 metër për sekondë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara