Sport

Kosova në Ligën B të Kombeve, mësohen kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve, me fitoren ndaj Islandës, ku e pret punë e vështirë dhe kundërshtarë më të fortë. 

Kosova e mposhti Islandën me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi, si dhe festoi edhe në të dytë me rezultat 1-3. Islanda kaloi në epërsi në minutën e dytë me golin e Orri Steinn Oskarsson, por Kosova përmbysën gjërat me tre golat e Vedat Muriqit.

Kosova siguroi një vend në Ligën B me një fitore në ndeshjen me dy ndeshje, ndërsa Islanda zbret në një nivel më të ulët (Liga C).

Kosova e nisi Ligën e Kombeve në vitin 2018 në nivelin e fundit, Liga e Kombeve D. Ata ishin në grup me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën. Kosova fitoi hyrjen në ligën C atë vit, ku qëndruam deri në këtë sezon.

Ishim në një grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë dhe morëm vendin e dytë, pas së cilës arritën në Ligën e Kombeve B përmes play-off-it.  Për Kosovën, kjo është ndoshta arritja më e madhe në historinë e saj të shkurtër të futbollit.

Në Ligën B, Kosova e nis nga vazo e katërt, ku janë Suedia, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut, me të cilët nuk do mund të përballemi.

Tani në Ligën B, nga vazo 1 mund të na vijnë kundërshtarë si Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli.

Në vazon e dytë janë Zvicra, Austria, Ukraina dhe Bosnja me të cilën e kemi të ndaluar të luajmë.  Sa i përket vazos së tretë, mund të vijë sërish një përballje me Rumaninë, por edhe me Sloveninë, Gjeorgjinë dhe Irlandën.

Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli 

Vazo 2: Zvicra, Bosnja, Austria, Ukraina 

Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Irlanda, Rumania 

Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut dhe Kosova.

 

Lajmet

Sukses historik i vashave të Kosovës: Rritja më e madhe në botë në ranglistën e FIFA-s

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (konkurrenca e femrave) ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në ranglistën e re të FIFA-s, të publikuar këtë të martë. Falë fitoreve radhazi ndaj Gjibraltarit, Kroacisë dhe dy herë ndaj Bullgarisë, Kosova ka grumbulluar 58.33 pikë shtesë – rritja më e madhe e regjistruar nga ndonjë kombëtare në botë që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Me këtë progres, Kosova ka avancuar për plot 11 pozita, duke u renditur tani në vendin e 81-të. Ky është rezultati më i mirë historik për ekipin e drejtuar nga Sami Sermaxhaj, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2024, kur renditej në vendin e 91-të. Për krahasim, pozita mesatare e Kosovës ndër vite ka qenë vendi i 108-të.

Ndeshjet e fundit janë zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Aktualisht, “Dardanet” kryesojnë grupin në Ligën C. Ndonëse nga ky nivel nuk sigurohet kualifikimi direkt në Botëror, vendi i parë garanton: Pjesëmarrjen në fazën plejof për kualifikim. Ngjitjen në Ligën B për kampanjën e ardhshme.

Ndërkohë që Kosova shënon rritje, rivalja e grupit, Kroacia, ka pësuar rënie prej pesë pozitash (vendi i 66-të) pas humbjes nga Kosova. Kombëtarja e Shqipërisë mbetet në vendin e 71-të, pa lëvizje në renditje. Në majën e futbollit botëror për femra vazhdon të dominojë Spanja, e ndjekur nga SHBA-ja dhe Anglia.

Vlen të theksohet se ky sukses i vashave përkon me një formë të mirë të përgjithshme të futbollit kosovar, pasi edhe te meshkujt Kosova mban pozitën e saj më të mirë ndonjëherë (vendi i 78-të).

Continue Reading

Sport

Drita rikthehet në Superligë

Published

on

By

Skuadra e Drita ka siguruar rikthimin në Superligën e basketbollit, pasi të hënën mbrëma mposhti Proton Cable Prizreni me rezultat të ngushtë 92:91.

Kjo ishte fitorja e dytë e Dritës në plejofin për inkuadrim, duke vulosur kështu ngjitjen në elitë për edicionin e ardhshëm. Në ndeshjen e parë finale, skuadra nga Gjilani kishte triumfuar bindshëm me rezultat 85:71.

Në këtë përballje vendimtare, Ardian Ibishi u dallua me paraqitje të gjithanshme, duke kontribuar me 18 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime. Ndërkohë, Jay Walker ishte realizatori më i mirë me 20 pikë, të shoqëruara me nëntë kërcime dhe tre asistime.

Te skuadra prizrenase, më efikasi ishte Rron Dahsyla me 23 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Qendrim Ajazaj me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.

Continue Reading

Sport

Fenerbahçe synon rikthimin e Muriqit

Published

on

By

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga figurat kryesore te RCD Mallorca, ku po kalon një periudhë shumë të suksesshme. Megjithatë, në mediat turke vazhdojnë të qarkullojnë lajme për një rikthim të mundshëm të tij në Superligën turke.

Sipas raportimeve të publikuara të martën nga Sabah dhe të shpërndara më pas nga media të tjera, Fenerbahçe thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar. Po sipas këtyre burimeve, klubi turk është i gatshëm të nisë bisedimet me Mallorcën për transferimin e tij, ndërsa vlera fillestare për negociata mendohet të jetë rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë, në disa raportime është përmendur edhe FC Barcelona si një destinacion i mundshëm për Muriqin, megjithëse vetë lojtari ka theksuar vazhdimisht se ndihet i kënaqur në klubin aktual.

Muriqi mbetet i lidhur me Mallorcën me kontratë afatgjatë deri në vitin 2029, çka e bën çdo transferim të mundshëm të varur nga negociatat mes klubeve.

Continue Reading

Sport

Dienit Isufi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar Albi Mall, ka vazhduar traditën e ndarjes së çmimit “Ylli i Javës”, që i takon futbollistit më të spikatur në Superliga e Kosovës.

Për javën e 29-të të këtij edicioni, ky vlerësim i është dhënë për herë të dytë futbollistit të KF Dukagjini, Dienit Isufi.

Isufi pati një paraqitje vendimtare në fitoren 3:2 ndaj SC Gjilani, ku shënoi një gol dhe fitoi një penallti për skuadrën e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve shumë të rëndësishme.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka çmuar ndikimin e tij në rezultat dhe performancën gjatë ndeshjes.

Pas marrjes së çmimit, Isufi u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores ndaj Gjilanit dhe objektivat e ekipit në vazhdim. Ai theksoi se synimi i KF Dukagjini mbetet fitimi i Kupës së Kosovës dhe sigurimi i një vendi në garat evropiane, ndërsa falënderoi familjen, bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen.

Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për Isufin, i cili po vazhdon të tregojë formë të lartë në kampionatin kosovar.

Continue Reading

Të kërkuara