Sport

​Kosova në grup me Gjermaninë për Euro U19

Published

on

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e radhës së grupmoshave U17 dhe U19 për vitin 2025.

Në bazë të shortit, Kombëtarja e Kosovës U-19 do të bëjë pjesë në Grupin e 12-të së bashku me Norvegjinë, Gjermaninë dhe Armeninë. Turneu kualifikues i kësaj grupmoshe do të mbahet në Norvegji më datat 8, 11 e 14 tetor 2025.

Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës U-17 do të bëjë pjesë në Grupin e 6-të, ku janë të përfshira edhe Austria, Irlanda dhe Ishujt Faroe. UEFA organizimin e këtij turneu kualifikues ia ka besuar FFK-së, derisa datat e zhvillimit të këtij turneu do të caktohen së shpejti.

Sport

Drita rikthehet në Superligë

Published

on

By

Skuadra e Drita ka siguruar rikthimin në Superligën e basketbollit, pasi të hënën mbrëma mposhti Proton Cable Prizreni me rezultat të ngushtë 92:91.

Kjo ishte fitorja e dytë e Dritës në plejofin për inkuadrim, duke vulosur kështu ngjitjen në elitë për edicionin e ardhshëm. Në ndeshjen e parë finale, skuadra nga Gjilani kishte triumfuar bindshëm me rezultat 85:71.

Në këtë përballje vendimtare, Ardian Ibishi u dallua me paraqitje të gjithanshme, duke kontribuar me 18 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime. Ndërkohë, Jay Walker ishte realizatori më i mirë me 20 pikë, të shoqëruara me nëntë kërcime dhe tre asistime.

Te skuadra prizrenase, më efikasi ishte Rron Dahsyla me 23 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Qendrim Ajazaj me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.

Continue Reading

Sport

Fenerbahçe synon rikthimin e Muriqit

Published

on

By

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga figurat kryesore te RCD Mallorca, ku po kalon një periudhë shumë të suksesshme. Megjithatë, në mediat turke vazhdojnë të qarkullojnë lajme për një rikthim të mundshëm të tij në Superligën turke.

Sipas raportimeve të publikuara të martën nga Sabah dhe të shpërndara më pas nga media të tjera, Fenerbahçe thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar. Po sipas këtyre burimeve, klubi turk është i gatshëm të nisë bisedimet me Mallorcën për transferimin e tij, ndërsa vlera fillestare për negociata mendohet të jetë rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë, në disa raportime është përmendur edhe FC Barcelona si një destinacion i mundshëm për Muriqin, megjithëse vetë lojtari ka theksuar vazhdimisht se ndihet i kënaqur në klubin aktual.

Muriqi mbetet i lidhur me Mallorcën me kontratë afatgjatë deri në vitin 2029, çka e bën çdo transferim të mundshëm të varur nga negociatat mes klubeve.

Continue Reading

Sport

Dienit Isufi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar Albi Mall, ka vazhduar traditën e ndarjes së çmimit “Ylli i Javës”, që i takon futbollistit më të spikatur në Superliga e Kosovës.

Për javën e 29-të të këtij edicioni, ky vlerësim i është dhënë për herë të dytë futbollistit të KF Dukagjini, Dienit Isufi.

Isufi pati një paraqitje vendimtare në fitoren 3:2 ndaj SC Gjilani, ku shënoi një gol dhe fitoi një penallti për skuadrën e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve shumë të rëndësishme.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka çmuar ndikimin e tij në rezultat dhe performancën gjatë ndeshjes.

Pas marrjes së çmimit, Isufi u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores ndaj Gjilanit dhe objektivat e ekipit në vazhdim. Ai theksoi se synimi i KF Dukagjini mbetet fitimi i Kupës së Kosovës dhe sigurimi i një vendi në garat evropiane, ndërsa falënderoi familjen, bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen.

Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për Isufin, i cili po vazhdon të tregojë formë të lartë në kampionatin kosovar.

Continue Reading

Sport

Bayern shkruan histori, shpallet kampion për herë të 35-të në Bundesliga

Published

on

By

Bundesliga ka kurorëzuar edhe një herë dominimin e Bayern Munich, i cili është shpallur kampion për herë të 35-të në histori.

Skuadra bavareze e siguroi titullin e sezonit 2025/26 pas një fitoreje bindëse 4–2 ndaj Stuttgartit, duke e mbyllur garën shumë javë para fundit të kampionatit. Ky sukses vjen si dëshmi e vazhdimësisë së dominimit të Bayernit në futbollin gjerman.

Nën drejtimin e Vincent Kompany, Bayern ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke treguar forcë të madhe si në sulm ashtu edhe në konsistencë gjatë gjithë kampionatit.

Ky është titulli i 35-të kampion në histori për klubin më të suksesshëm gjerman, duke e thelluar edhe më shumë diferencën me rivalët në Bundesligë dhe duke konfirmuar epokën e dominimit bavarez në futbollin gjerman.

Continue Reading

Të kërkuara