Sport

Kosova gati për ndeshjen mes kaosit, Foda: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Published

on

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franko Foda, ka folur për mediat para ndeshjes së transfertës që “Dardanët” do të luajnë sot në 18:00 kundër Qipros.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, me synimin që të lërë anash humbjen e dhimbshme me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në Prishtinë. Në lidhje me këtë ndeshje, Foda ka thënë se ai dhe stafi tij e kanë analizuar mirë kundërshtarin, duke i cilësuar ata si ekip me lojtarë të fortë. Trajneri nuk ka preferuar të komentojë për përjashtimin e tre futbollistëve.

“I kemi analizuar ndeshjet e Qipros dhe ndeshjen e fundit kundër Lituanisë. Ka lojtarë të fortë, por do të shohim se çfarë do të sjellë ndeshja. Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në shtëpi, ne kemi bërë një analizë të asaj përballje, mirëpo tani jemi fokusuar për ndeshjen ndaj Qipros”, u shpreh ndër të tjera trajneri Foda, i cili po bën përpjekje për ta rikthyer skuadrën te fitoret, që i mungojnë që në mars në triumfin minimal kundër Armenisë, e cila ishte ndeshja e parë në stol e Fodës.

Më pas përfaqësuesja e Kosovës është përballur me tri humbje radhazi kundër Hungarisë, Norvegjisë dhe së fundmi Rumanisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Kujtojmë se Kosova shkon në këtë sfidë pa tre titullarët Zhegrova, Muriç dhe Muslija të cilët u përjashtuan për thyerje disipline./UBTNews/

Lajmet

​Barcelona merr një goditje të rëndë para El Clásico

Published

on

Sulmuesi polak Robert Lewandowski është dëmtuar gjatë grumbullimit me Poloninë dhe do të mungojë për rreth katër javë, duke i lënë kështu Barcelonës një goditje të rëndë para “El Clásico” së 26 tetorit.

Testet mjekësore kanë konfirmuar një këputje të kofshës së pasme në këmbën e majtë.

Lewandowski, që shënoi në fitoren 2-0 të Polonisë ndaj Lituanisë, ka zhvilluar këtë sezon 431 minuta me Barcelonën duke realizuar katër gola.

Përveç tij, skuadra katalanase do të jetë pa portierin Joan García, ndërsa Raphinha dhe Dani Olmo mbeten në dyshim për shkak dëmtimeve.

Trajneri Hansi Flick pritet të rikthejë Ferran Torres, Fermín López dhe Lamine Yamal, të cilët janë rikuperuar dhe mund të jenë gati për ndeshjen ndaj Gironas këtë fundjavë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Skenari i fazës play-off: Kosova në të njëjtën vazo me Shqipërinë

Published

on

Fitorja e Kosovës mbrëmjen e kaluar në Suedi ka bërë që në fazën play-off të ketë ndeshje të mëdha që në gjysmëfinale, ku goli i Fisnik Asllanit ka bërë që të afrojë më shumë Kosovën me fazën play-off, në të cilët pritet që të jetë në të njëjtën vazo si ajo e Shqipërisë, e treta.

Ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për Suedinë, e cila edhe pse ka vetëm një pikë pas katër takimesh ka ende shanse që të kualifikohet në Botëror pasi do të jetë pjesë e vazos së katërt, asaj të formuar prej katër skuadrave të renditura më mirë në Nations League.

Formula e play-off është e qartë sepse skuadrat e vazos së parë do të ndeshen me skuadrat e vazos së katërt në një ndeshje, e cila do të konsiderohet si gjysmëfinale, por që do të luhet në një takim në fushën e skuadrave të renditura më mirë në renditjen e FIFA-s.

Vazo 3, në të cilët momentalisht janë pjesë si Shqipëria dhe Kosova, do të ndeshen me skuadrat e Vazos 2.

Fitueset e çifteve të Vazos 1 dhe 4 do të ndeshen me pas me fitueset e çifteve të Vazos 2 dhe 3.

Në këtë pikë skenari më i keq është që Suedia, e Vazos 4 do të ndeshet me njërën prej Italisë, Turqisë, Ukrainës dhe Polonisë duke bërë kështu që në gjysmëfinale të play-off të kemi një përballje të madhe mes Italisë dhe Suedisë.

Vazo 1

Italia (10)

Turqia (27)

Ukraina (28)

Polonia (36)

Vazo 2

Rep. Çeke (39)

Hungari (41)

Sllovaki (42)

Skoci (43)

Vazo 3

Maqedonia e Veriut (63)

Shqipërisë (66)

Bosnje dhe Herzegovinë(73)

Kosova (91)

Vazo 4

Uellsi

Rumania

Suedia

Irlanda e Veriut

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mediumi i madh spanjoll shkruan për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

Published

on

Suedia ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, pasi u mund në shtëpi nga Kosova me rezultatin 0-1 në stadiumin “Nya Ullevi” të Göteborgut.

Humbja ka thelluar krizën e ekipit nordik, i cili tani ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve dhe është praktikisht jashtë garës për vendet e para në grup.

Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ shkruan se pavarësisht se në sulm kishte dy yje të mëdhenj si Alexander Isak (Liverpool) dhe Viktor Gyökeres (Arsenal), me një vlerë totale transferimesh mbi 200 milionë euro, Suedia dështoi të shënojë edhe një herë, duke konfirmuar formën e dobët të saj.

“Është e papranueshme të humbasësh kështu në shtëpi. Patëm raste, por nuk i shfrytëzuam,” tha Isak pas ndeshjes.

Ndërsa Gyökeres shtoi se Kosova u mbrojt si luanë dhe na ndëshkoi për çdo gabim.

Trajneri Jon Dahl Tomasson pranoi zhgënjimin e madh.

“Ky nuk është eliminim total, por dhimbja është e madhe. Duhet të reagojmë menjëherë nëse duam të mbajmë gjallë ëndrrën për Kupën e Botës.”, tha ai.

Pas këtij rezultati, Suedia mbetet me vetëm një pikë, ndërsa Kosova ngjitet në kuotën e shtatë pikëve dhe mban vendin e dytë në grup, pas Zvicrës që kryeson me dhjetë.

Për suedezët, që nuk u kualifikuan as në Kampionatin Evropian të fundit, rreziku i një dështimi të dytë radhazi në arenën botërore po bëhet gjithnjë e më real./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ndeshja Itali-Izrael zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

Published

on

Qyteti italian Udine ndodhet sonte nën masa të jashtëzakonshme sigurie për shkak të ndeshjes Itali–Izrael, e vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 në “Stadio Friuli”, përpara rreth 10 mijë tifozëve, pasi autoritetet kanë kufizuar kapacitetin për arsye sigurie.

Në të njëjtën kohë, në qytet është paralajmëruar një marshim pro-Palestinë, që pritet të mbledhë po aq pjesëmarrës sa numri i tifozëve në stadium.

Për këtë arsye, Ministria e Brendshme italiane ka përgatitur një plan të gjerë sigurie, me rreth 1000 forca policie, karabinierë dhe ushtarë në terren, si dhe me mbikëqyrje nga helikopterë dhe dronë.

Rreth stadiumit është shpallur zonë e kuqe, ku kontrollet do të jenë të rrepta me detektorë metalesh dhe pajisje rreze X.

Në disa pika do të vendosen edhe snajperë, ndërsa ekipi i Izraelit shoqërohet nga agjentë të shërbimit sekret “Mossad”.

Prefekti i Udines ka ndaluar shitjen e pijeve në shishe qelqi apo kanaçe dhe ka urdhëruar heqjen e tavolinave, karrigeve dhe çadrave nga ambientet e jashtme të bareve dhe restoranteve pranë zonës së ndeshjes.

Masat synojnë të shmangin çdo incident gjatë një mbrëmjeje që konsiderohet me rrezik të lartë sigurie./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara