Lajmet

“Kosova është Serbi”, tifozët çekë provokojnë dhe nxjerrin inatin me Shaqirin

Sulmuesi shqiptar nuk shënoi por ishte mes më të mirëve por ndaj tij pati disa provokime të rënda.

Publikuar

Lyoni i dha një leksion të mirë Sparta Pragës dje në ndeshjet e Europa League. Skuadra franceze fitoi me rezultat tenistik 4-3 madje edhe me 10 lojtarë ku Shaqiri ishte titullar në fushë.

Sulmuesi shqiptar nuk shënoi por ishte mes më të mirëve por ndaj tij pati disa provokime të rënda nga tifozët çekë.

Foto/ “Kosova është Serbi”, tifozët çekë

Dukej sikur vendasit po nxirrnin inatin teksa rezultati ishte 2-2 dhe kamerat kapën pankarta të tifozëve çekë me hartën e Kosovës brenda kufijve të Serbisë.

Veprimi jo vetëm që nuk ndikoi aspak te Shaqiri që luajti në mënyrën më të mirë ndeshjen por është e pafalshme që disa tifozë të mbajnë parrulla provokuese dhe politike në stadium në një kompeticion të tillë.

Foto/ “Kosova është Serbi”, tifozët çekë

Nuk përjashtohet që UEFA të nisë një proçedim disiplinor ndaj Sparta Pragës e cila në këtë rast do të rrezikonte gjobë dhe ndeshje pa tifozë./Ora News/.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Rrëmbehet një 19-vjeçare në Fushë Kosovë

Publikuar

nga

Sot rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër e moshës 19-vjeçare, e cila rreth orës 08:00 dyshohej se ishte rrëmbyer në Fushë Kosovë nga GJ.H. (23) dhe se ajo ndodhej në një pikë karburanti në Bibaj të Ferizajt, ku i dyshuari e kishte sjellë me veturë dhe ishin ndaluar aty.

Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Bibaj dhe aty kanë hasur të dyshuarin, i cili ishte jashtë në oborr të pikës së karburantit, duke e pritur viktimën femër të dalë jashtë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, gjithashtu në stacionin e policisë është sjellë edhe viktima femër.

Në bashkëpunim me policët e stacionit në Fushë Kosovës, i dyshuari dhe viktima janë dërguar për procedura të intervistimit dhe hetimit atje, ngaqë rasti i dyshuar për rrëmbim me forcë dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Monitorim edhe me helikopterë për protestën e paralajmëruar në Jarinjë nga Serbia

Publikuar

nga

Pas paralajmërimit për protestë në Serbi, në Leposaviq vërehet prezencë më e madhe e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Megjithatë situata në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë është e qetë dhe qarkullimi po vazhdon normalisht.

Përveç KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë po qëndrojnë edhe automjete te misionit të Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit, EULEX si dhe karabinierët.

Patrullimi i kufirit po bëhet edhe nga ajri me helikopterë. Qarkullimi i automjeteve në këtë pikë kufitare është i vogël.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka ftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë – kalimeve kufitare me Serbinë, që të shtunën (sot) të përdorin pika tjera për qarkullim, pasi atje për sot janë paralajmëruar protesta.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti për regjistrimin e popullsisë: Kemi mbledhur të dhëna të rëndësishme për planifikimin e së ardhmes

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë të dhëna shumë të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e së ardhmes.

Këto komento, kreu i ekzekutivit i ka bërë në shënim të përfundimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, i nisur më 5 prill 2024, të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, Gërvalla takon O’Brien

Publikuar

nga

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, është pritur në takim nga ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gërvalla dhe O’Brien diskutuan po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara