Lajmet

Kosova e përkushtuar për Zonën Ekonomike Rajonale, Hoti e sheh pengesë mosnjohjen nga Serbia e BeH

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6, i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit. Tema e Samitit të Sofjes, ishte Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Në fund të këtij samiti gjashtë vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti tha se janë duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.

Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi ishte virtual. Në këtë takim përpos përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë edhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe burrështetas të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Në vazhdim ju sjellim të plotë fjalën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti në Samitin e Sofjes – Vendet e Ballkanit Perëndimor 6.

Në fjalimin e tij, shefi i Qeverisë theksoi se janë duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.

“Është e qartë se Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal stimulon rritjen, shton konkurrencën dhe investimet e huaja në rajon, duke shpejtuar konvergjencën tonë në drejtim të Bashkimit Evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe tani janë zonë e tregtisë së lirë, por për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit tonë rajonal, ne duhet t’i largojmë të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve. Kosova është e përkushtuar që ta arrijë këtë. Ajo që na pengon neve për zhvillim të plotë të potencialit të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal, është mungesa e normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, veçanërisht mungesa e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Unë, pres që procesi i dialogut në Bruksel do të përfundojë me sukses, së shpejti. Ne jemi të përkushtuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet bilaterale me Serbinë si pjesë e procesit të Brukselit”, deklaroi ai mes tjerash.

Në fund, Hoti theksoi se Zona Ekonomike Rajonale, në asnjë mënyrë nuk është alternativë për Integrimin Evropian.

“Kjo duhet të na ndihmoj në ndërtimin e kapaciteteve të domosdoshme, për përshpejtim të anëtarësimit të plotë dhe të përbashkët të vendeve tona në Bashkimin Evropian. Pikërisht për këtë, e mirëpres dhe e mbështes plotësisht këtë proces. Kosova do të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për ngritje të kapaciteteve, gjithnjë në baza të barabarta”, deklaroi më tej kryeministri Hoti./UBTNews

Vendi

Profesorët e UBT-së, Vesel Rrustemaj dhe Jeta Kiseri-Kubati publikojnë punim shkencor në revistë ndërkombëtare të stomatologjisë

Published

on

By

Një punim i ri shkencor me autorë nga UBT është publikuar në një revistë prestigjioze braziliane të fushës së stomatologjisë, e indeksuar në Web of Science (ESCI) dhe Scopus, si dhe e klasifikuar në Q2 sipas SCImago në fushën e ortodoncisë, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme akademike dhe shkencore për institucionin.

Autorë të këtij punimi janë Prof. Dr. Vesel Rrustemaj, si autor i parë dhe korrespondent, dhe Prof. Dr. Jeta Kiseri-Kubati, si bashkëautore, të dy profesorë në programin e Stomatologjisë në UBT dhe ekspertë në fushën e ortodoncisë.

Punimi shkencor trajton një temë me rëndësi të veçantë shëndetësore dhe epidemiologjike: lidhjen ndërmjet karakteristikave okluzale, zakoneve orale dhe kariesit dentar tek fëmijët e moshës 3–6 vjeç në Prishtinë, Kosovë. Studimi fokusohet në një problematikë të shpeshtë tek moshat e reja, duke ofruar të dhëna të vlefshme për gjendjen e shëndetit oral në këtë grupmoshë.

Hulumtimi është realizuar si studim epidemiologjik dhe ka sjellë rezultate të rëndësishme mbi faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kariesit dentar dhe zhvillimin okluzal te fëmijët, duke kontribuar në literaturën shkencore ndërkombëtare në fushën e stomatologjisë dhe ortodoncisë.

Publikimi në një revistë të këtij niveli shkencor përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për autorët, por edhe për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të institucionit në kërkimin shkencor, ndërkombëtarizimin dhe kontributin në zhvillimin e dijes në fushën e shkencave shëndetësore.

Ky studim pritet të shërbejë si referencë e vlefshme për studiuesit dhe profesionistët e stomatologjisë, si dhe për përmirësimin e praktikave klinike në trajtimin dhe parandalimin e problemeve dentare tek fëmijët.

Studimi i plotë

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizon ligjëratë profesionale mbi “Analizën Karakteriale” me psikoterapistin Migjen Amzai

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme akademike dhe profesionale, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një ligjëratë të veçantë me psikoterapistin Migjen Amzai, me temën “Analiza Karakteriale”.

Ky aktivitet u zhvillua nën përkujdesjen e profesoreshës Besarta Sadriu dhe profesorit Emrush Thaçi, duke sjellë një qasje të avancuar akademike dhe praktike për studentët e psikologjisë, me fokus në thellimin e njohurive profesionale dhe zhvillimin e mendimit kritik.

Gjatë ligjëratës, psikoterapisti Migjen Amzai trajtoi në mënyrë të detajuar konceptet bazë të analizës karakteriale, rëndësinë e saj në procesin psikoterapeutik dhe rolin që ajo luan në kuptimin e strukturës së personalitetit njerëzor. Përmes shembujve praktikë dhe diskutimeve interaktive, studentët u angazhuan aktivisht në analizimin e rasteve dhe interpretimin e qasjeve të ndryshme terapeutike.

Ky aktivitet u karakterizua nga një atmosferë e hapur akademike dhe reflektuese, ku studentët patën mundësinë të ndërlidhin teorinë me praktikën dhe të përfitojnë nga përvoja e drejtpërdrejtë profesionale e ligjëruesit.

Fakulteti i Psikologjisë në UBT vazhdon të mbetet i përkushtuar në organizimin e ligjëratave, punëtorive dhe aktiviteteve profesionale të këtij lloji, duke krijuar mundësi të vazhdueshme për zhvillimin akademik dhe praktik të studentëve, si dhe për forcimin e lidhjes mes universitetit dhe profesionistëve të fushës së psikologjisë.

Continue Reading

Vendi

“Micro Business Game” – përvojë praktike që fuqizon studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT

Published

on

By

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT përfunduan me sukses trajnimin praktik “Micro Business Game”, një program tashmë tradicional që prej disa vitesh po kontribuon në përgatitjen profesionale të studentëve në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.

Ky aktivitet u zhvillua nën udhëheqjen e trajnerëve Kujtim Zylfijaj, Ardian Uka dhe Mentor Shaqiri, në bashkëpunim me profesorët Fisnik Bytyqi dhe Agon Dula. Trajnimi u organizua nga UBT me mbështetjen e German Sparkassenstiftung, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm institucional për të ofruar edukim praktik dhe të orientuar drejt tregut të punës.

Përmes simulimeve reale dhe sesioneve intensive interaktive, studentët patën mundësinë të përjetojnë funksionimin e një biznesi në kushte të ngjashme me tregun real, duke aplikuar njohuritë teorike në vendimmarrje konkrete dhe situata dinamike menaxheriale.

Gjatë trajnimit, studentët zhvilluan aftësi të rëndësishme në disa fusha kyçe të menaxhimit të biznesit, duke përfshirë:
• Menaxhimin financiar, përmes buxhetimit, kontrollit të fluksit të parasë dhe vendimeve investuese
• Menaxhimin e operacioneve, duke u fokusuar në zinxhirin e furnizimit dhe proceset e prodhimit
• Marketingun dhe shitjet, përmes strategjive kreative dhe fushatave të tregut
• Shërbimin ndaj klientit, me theks në komunikim dhe menaxhim të kërkesave
• Burimet njerëzore, duke përfshirë organizimin dhe zhvillimin e ekipit

Atmosfera e trajnimit u karakterizua nga angazhim i lartë, punë ekipore dhe diskutime konstruktive, duke i ndihmuar studentët të forcojnë kompetencat e tyre praktike dhe të përgatiten më mirë për sfidat e tregut modern të punës.

“Micro Business Game” edhe këtë vit dëshmoi vlerën e tij si një platformë unike e të nxënit përmes përvojës, duke e bërë Fakultetin MBE në UBT një hapësirë ku teoria dhe praktika ndërthuren në mënyrë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e profesionistëve të ardhshëm në biznes dhe ekonomi.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar se në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një grua.

Sipas raportit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Continue Reading

Të kërkuara