Sport

Kosova e nis Ligën e Kombeve me fitore kundër Qipros

Me këtë fitore, Kosova tani renditet në vendin e parë të grupit, me tri pikë.

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës ka arkëtuar tri pikë të plota, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Qipros.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “AEK Arena”, Kosova e ka mposhtur si mysafire Qipron me rezultat 2:0.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Valon Berisha, i cili kalon “Dardanët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 65’. Ndërkaq, ishte “9-shi” i skuadrës, Edon Zhegrova, ai i cili e thelloi epërsinë e Kosovës, i cili në minutën 78’ e vulos rezultatin final në 2:0.

Me këtë fitore, Kosova tani renditet në vendin e parë me tri pikë, ndërsa Qipro zë vendin e fundit në Grupin 2 të Ligës C.

Mbetet të shihet rezultati i ndeshjes mes Greqisë e Irlandës së Veriut, dhe në rast barazimi, Kosova do ta mbyllte xhiron e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve si lider i grupit. /UBTNews/

Lajmet

Duelet në Kupën e Kosovës, favoritët kalojnë tutje

Published

on

Pas zhvillimit të 9 dueleve nga Kupa e Kosovës në fazën e 1/32 të kompeticionit, me favoritët që kanë arritur të kalojnë tutje.

Drita ia doli të fitojë 0-3 në Pejë ndaj Besës, poashtu edhe Ballkani ka mposhtur 1-0 Rilindjen 1974, kurse Llapi ka arritur fitore bindëse 4-1 kundër Vjosës.

Një skuadër tjetër e Superligës që ka arritur të kualifikohet në turin tjetër ka qenë edhe Prishtina e Re me fitoren 4-1 përballë Lepencit.

Gjilani ia ka dalur të eliminojë Istogun duke triumfuar 2-1. Dukagjini formën e mirë në kampionat e ka vazhduar edhe në Kupë duke mposhtur 3-1 Ramiz Sadikun, derisa edhe Ferizaj nuk ka lejuar befasi duke fituar 2-0 ndaj Tefik Çangës.

Drenica është mjaftuar me fitoren minimale 1-0 kundër Prizrenit.

Ndërsa Malisheva ka fituar 1-2 në Mitrovicë ndaj Trepçës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Kupa e Italisë, në çerekfinale përballja shqiptare Gjimshiti – Zhegrova

Published

on

Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll.

Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.

Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.

Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë).

Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Barcelonës, Dani Olmo pëson zhvendosje të shpatullës

Published

on

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, pësoi një zhvendosje të shpatullës ndërsa shënonte kundër Atletico Madrid dhe pritet të mungojë të paktën tre javë, praktikisht jashtë loje për pjesën tjetër të vitit 2025.

Dani Olmo pritet të mungojë të paktën tre javë pasi pësoi një zhvendosje të shpatullës, menjëherë pasi shënoi gol për Barcelonën në fitoren e tyre 3-1 ndaj Atlético Madrid, duke e përjashtuar atë praktikisht për pjesën tjetër të vitit 2025.

Përditësimi mjekësor i klubit dhe raportet e shumta bien dakord për diagnozën: një zhvendosje e shpatullës, me skanimet që konfirmojnë nevojën për një periudhë pushimi dhe rehabilitimi në vend të një date kthimi të menjëhershme dhe të fiksuar.

Është një kthesë brutale, sepse Olmo ishte në një nga periudhat e tij më të mira që nga kthimi në Barça, duke udhëhequr lojën midis vijave dhe më në fund dukej ashtu siç e imagjinuan tifozët qendrën krijuese kur u kthye nga RB Leipzig./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Sot nis beteja për Kupën e Kosovës në futboll

Published

on

Në kuadër të fazës 1/16 të Kupës së Kosovës në futboll,, sot do të zhvillohen 10 ballafaqime shumë interesante.

Kupa e Kosovës është një tjetër rrugë që shumë skuadra e ndjekin për të siguruar daljen në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Këto janë të gjitha ballafaqime e ditës së sotme që nisin nga ora 12:30 e që janëL

Besa Peja – Drita, Drenica – Prizreni, Dukagjini – Ramiz Sadiku, Ballkani – Rilindja, Ferizaj – Tefik Çanga, Gjilani – Istogu, Llapi – Vjosa, Prishtina e Re, KF Lepenci Kaçanik, TOP Futbolli – Prishtina, Trepça Mitrovicë – Malisheva /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara