Lajmet

Kosova duhet të investojë 2.8 miliardë euro për të ruajtur komunat nga ndryshimet klimatike

Published

on

Kosova duhet të investojë së paku 2.8 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të ruajtur komunat, ekonomitë nga ndikimet katastrofike të ndryshimeve klimatike.

Kështu ka thënë Massimiliano Paolucci me rastin e prezantimit të raportit për klimën dhe zhvillimin (CCDR) për Kosovën, të prezantuar nga grupi i Bankës Botërore.

Paolucci ka theksuar se për të nxitur një tranzicion të gjelbër në Kosovë, duhet të transformojë ekonominë e vet nga një ekonomi që mbështetet shumë në thëngjill në një vend që bazohet krejtësisht në teknologjitë e gjelbra.

Nëse shihni për rreth nuk është lajm që klima po ndryshon në mënyra të paparashikueshme dhe se ky rajon i Ballkanit Perëndimor është përballur me shumë probleme nga valët e të nxehtit, vërshimet, që janë dëshmi e qartë për nevojën për te marrë veprime shpejtë. Është e qartë se investimi për të trajtuar këto çështje është një prioritet i lartë. Ky vend duhet të investojë së paku 2.8 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të ruajtur komunat, ekonomitë nga ndikimet katastrofike të ndryshimeve klimatike. Klima dhe ndryshimet klimatike janë mundësi për t’u zhvilluar më mirë dhe për të krijuar punë më të vlefshme për njerëzit… Për të nxitur një tranzicion të gjelbër në Kosovë, për të avancuar konkurrueshmerinë ekonomike Kosova duhet të transformojë ekonominë e vet nga një ekonomi që mbështetet shumë në thëngjill në intensitetin më të lartë të karbonit në Evropë në një vend që bazohet krejtësisht në teknologjitë e gjelbra“, tha ai.

Në anën tjetër, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli derisa tha se ky raport shërben edhe si përkujtesë për ndryshimet që do të planifikohet në këtë drejtim, ka shtuar se Kosova aktualisht ka një intensitet të lartë të energjisë prej pothuajse katër herë më e madhe se mesatarja e BE-së.

“Ky shërben edhe si përkujtesë për ndryshimet që do të planifikojmë. Kosova aktualisht ka një intensitet të lartë të energjisë prej pothuajse katër herë më e madhe se mesatarja e BE-së, dhe kjo do të thotë se pa pasur nevojë të investojmë shumë në kapacitetet e reja, çfarë ne duhet të bëjmë paralelisht është që të minimizojmë përdorimin e energjisë dhe ngritjen e efiçiencës së energjisë në tërë ekonominë e posaçërisht në sektorin e banimit, por edhe në fushat e tjera ku duhet të planifikojmë më shumë që të bëjmë diçka në të ardhmen”, tha Rizvanolli.

Ajo shtoi se përderisa po investojnë në energjinë e ripertrishme, tashmë është planifikuar ndërtimin e kapaciteteve për ruajtje të energjisë në përgjithësi.

Lajmet

KDI kritikon ndërprerjen e seancës: Mungesë transparence dhe shkelje procedurale

Published

on

By

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të procesit dhe shkeljet procedurale që, sipas tij, e kanë shoqëruar atë.

Cakolli tha se ndërprerja e seancës, pa votim formal dhe pa trajtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, përbën një shkelje të rregullave parlamentare. Ai shtoi se mungesa e votimit për raportin e komisionit për verifikimin e mandateve ka krijuar një vakum juridik, duke pamundësuar ecjen përpara të Kuvendit.

Sipas tij, bllokimi institucional po ndodh si rezultat i mosdorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave në detyrë që kanë fituar mandate deputetësh. Cakolli theksoi se dorëheqja e tyre është një obligim ligjor dhe se ajo do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit.

“Tashmë është e qartë se situata është e bllokuar për shkak të mosofrimit të dorëheqjeve, obligim ligjor ky për kryeministrin dhe 15 ministrat tjerë në detyrë të cilët kanë fituar mandat të deputetit. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave që, në funksion të zhbllokimit të punës së kuvendit, të dorëzojnë dorëheqjet e tyre formale, siç ua kërkon ligji për qeverinë që është miratuar po nga legjislatura e kaluar, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe të evitohen bllokada të panevojshme,””, tha ai.

Cakolli gjithashtu kritikoi qasjen e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke thënë se nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces transparent dhe ligjërisht të qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Kurti shmang pyetjet për votat dhe dështimin e seancës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me dështimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti u shmang pyetjeve të gazetarëve, përfshirë ato që lidhen me përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

Përballë interesimit të mediave, Kurti nuk dha asnjë koment, ndërsa mbetet e paqartë nëse shumica parlamentare do të sigurohet deri në seancën e radhës të paralajmëruar për 19 prill.

Continue Reading

Lajmet

Kusari – Lila: Dialogu mes partive politike, opsion për tejkalimin e bllokadës në Kuvend

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja, duke e konsideruar përgjegjësinë e këtyre partive në këtë bllokadë.

Kusari – Lila ka theksuar se, nëse vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit, duhet shqyrtuar mundësia e një dialogu mes partive politike, përfshirë ftesën për diskutimin e veprimeve të ardhshme.

Ajo e cilësoi të pakuptimtë që partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të kaluar po hezitojnë të pranojnë mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Continue Reading

Lajmet

Kadrijaj: Ndërprerja e seancës është antikushtetuese dhe antiligjore

Published

on

By

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive, duke thënë se kishin pritur që seanca të vazhdonte dhe të kalonte në votim.

Ajo e cilësoi ndërprerjen e seancës si antikushtetuese dhe antiligjore, duke shtuar se kryesuesi duhej ta kishte hedhur raportin në votim.

“Pas konstatimit të numrit të deputetëve të pranishëm, u tha se nuk kishte konsensus. Ky veprim është antikushtetues dhe antiligjor. Kryesuesi duhej të kishte hedhur raportin në votim sot,” ka theksuar Kadrijaj.

Continue Reading

Të kërkuara