5G

Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, që sigurohen nga shitës të pabesueshëm

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike.

Në këtë takim, Kryeministri Hoti potencoi rëndësinë e sigurisë kombëtare, ruajtjes së rendit publik, ruajtjes së kufirit shtetëror për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale.

“Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre”, theksoi Kryeministri Hoti./UBTNews

5G

Hajrizi: Krijuam “Qytetin e mençur” ku secili student e gjen veten përmes realitetit virtual

Hajrizi tregon se si e ka ndryshuar “qyteti i mençur” mënyrën se si studentët mësojnë dhe ndërveprojnë.

Published

on

UBT-ja ka arritur të krijojë qytetin e mençur në fushën e teknologjisë, duke ua mundësuar studentëve të ndërlidhin mësimin teorik dhe atë praktik. UBT është modeli i parë i një qyteti të mençur i kompletuar në Kosovë dhe në rajon dhe një prej të parëve në botë. Modeli i konceptuar dhe zhvilluar nga rektori Edmond Hajrizi me ekipin e tij ka hasur në një interesim dhe vlerësim të madh në botë.

Themeluesi dhe rektori i UBT-së në një intervistë televizive për Tëvë1 foli mbi të arriturat e institucionit që ai drejton dhe si e ka ndryshuar “qyteti i mençur” mënyrën se si studentët mësojnë dhe ndërveprojnë.

 “Është dashtë të krijohet një ekosistem inovativ, një lloj kompleksiteti i funksioneve në mënyrë që këto teknologji të përdoren dhe ne atë e kemi përmbyllur dhe e kemi ndërlidhur më një qytet të mençur që po e quaj ‘smart city’, një qytet ku ka të gjitha funksionet fizike të qytetit, ka shkollën, ka spitalet, ka fabrikën, ka serrat, prodhon energji vet, ka teknologji të ndryshme, ka muzeun, ka galeri, faktikisht të gjitha funksionet fizike i kemi ndërtuar në miniaturë, në një hapësirë në kampusin e UBT-së dhe mandej mbi këtë bazë i kemi vendosur të gjitha këto teknologji të cilat e kompletojnë këtë strukturën teknologjike, duke e futur shembull rrjetëzimin në bazën e internetit, duke i vendosur antenat e telekomit ne bazën 5G sepse gjenerata e 5 krijon një koncept shumë tjetër të përjetimeve, dukurive të cilat nuk i ke përjetuar më herët, realitetin virtual, sigurinë kibernetike, teknologji të ndryshme, ‘cloud teknologjia’ apo formate tjera, ‘data center’, ku ruhen të dhënat, një qendër ‘super-computer’, të kompjuterëve të themi me një performancë më të lartë ku përpunohen të dhënat e mëdha dhe tani aty është një fushë eksperimentale që të gjithë ata nga këndvështrimi i tyre mund ta gjejnë veten dhe mund të përdorin këto vegla për të arritur qëllimin që e kanë”, ka deklaruar Hajrizi.

Përveç tjerash, rektori Hajrizi tha se edhe praktikat e telemjekësisë mund të kryhen në kampusin inovativ.

“Nëse flasim për mjekësinë, atëherë e kanë sallën e operacionit, e kanë 5G mund të bëjnë edhe telemjekësi, mund ta testojnë se si duket që një kirurg nga distanca, në kohë reale mund të bëjë operacione pa qenë gjithë kohës në prezencë fizike, ai tjetri mund ta përcjell se si duket lëvizja e një automjeti pa vozitës, ky tjetri mund ta përcjell shembull pjesën e gjenerimit të energjisë, përcjellja e të gjithëve përmes sensorëve që ne po i themi ‘internet of thinks’ ku mund të hapet dritarja, mund të mbyllet, mund të ndalet energjia e panevojshme që mos të shpenzohet. Mund të bëhen ajrosje të ndryshme, thjeshtë optimalizohet kualiteti i jetës. Serrat atje mund të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme qoftë me i dhënë ndriçim më shumë, qoftë ngrohje më shumë, qoftë ajrosje më shumë dhe të gjithë e shohin nga një këndvështrim i tyre”, u shpreh Hajrizi.

Intervistën e plotë të rektorit Hajrizi mund ta gjeni në linkun në vijim:

Continue Reading

5G

ShBA ia ndalon operimin një kompanie kineze të telekomunikacionit

Njoftimi vjen pasi rivalit më të madh China Telecom iu hoq licenca për të operuar në ShBA në muajin tetor.

Published

on

China Unicom është kompania e fundit kineze e telekomunikacionit të cilës iu ndalua veprimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare dhe spiunazhit.

Komisioni Federal i Komunikimeve thotë se votoi unanimisht për t’ia revokuar autorizimin kompanisë që të veprojë në ShBA. Firma duhet të ndalojë së ofruari shërbime të telekomunikimit në Amerikë brenda 60 ditësh.

Njoftimi vjen pasi rivalit më të madh China Telecom iu hoq licenca për të operuar në ShBA në muajin tetor.

Kryetarja e Komisionit Federal të Komunikimeve, Jessica Rosenworcel tha: “Ka pasur prova në rritje – dhe me të një shqetësim në rritje – që transportuesit shtetërorë kinezë përbëjnë një kërcënim real për sigurinë e rrjeteve tona të telekomunikacionit”.

Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj BBC-së në lidhje me rastin./UBTNews

Continue Reading

5G

SMART INFRASTRUCTURE – UBT INNOVATIONS

This is UBT.

Published

on

Inovacioni i parë i UBT-së ndërlidhet me infrastrukturën e mençur – Smart Infrastructure, një hap i madh i UBT-së drejt zhvillimit modern jo vetëm për nevoja të institucionit, por edhe të mbarë Kosovës.

  • 5G Technology – Një hap shumë i rëndësishëm i Kosovës përmes UBT-së, me vendosjen e rrjetit 5G në Parkun Shkencor Inovativ, përmes së cilit shumë gjëra inovative dhe të një niveli tjetër do të mund të realizohen në Kosovë;
  • Industry 4.0 – Revolucioni industrial apo industria 4.0 do të sjellë kombinimin e teknologjisë me koncepte të ndryshme që do të mundësojnë krijimin e fabrikave të mençura, të njohura si Smart Factories;
  • New Innovations – Kapaciteti i madh që ofron gjenerata e pestë e rrjeteve celulare pa tela do të jetë një mundësi jashtëzakonisht e mirë për studentët, për të krijuar gjëra të reja dhe inovative që do t’i bëjë ata garues të barabartë me studentët e mbarë botës, që vijnë nga universitete prestigjioze;
  • Productivity Infrastructure – Smart Infrastructure do të integrojë teknologjinë digjitale e cila do të sjellë vlera të monitorimit, saktësisë në vendimmarrje, efikasitetit, besueshmërisë, sigurisë, qëndrueshmërisë, ndërveprimit, si dhe fuqizimit të përdoruesve;

#THIS IS UBT #30INNOVATIONS

Continue Reading

5G

Nesër, më 9 nëntor, UBT bën përurimin e “1st 5G Campus in the Region”

UBT me këtë rast, bëhet institucioni i parë arsimor në rajon që instalon rrjetin global 5G brenda kampusit inovativ.

Published

on

Nesër, më 9 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të bëhet përurimi i shtrirjes së gjeneratës së pestë së teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela – 5G.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ambasadorja e Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

UBT me këtë rast, bëhet institucioni i parë arsimor në rajon që instalon rrjetin global 5G brenda kampusit inovativ – 1st 5G Campus in the Region, e që do të shërbejë për nevoja të institucionit dhe studentëve të saj.

Ky inovacion vjen në kuadër të 20 inovacioneve për 20-vjetorin e UBT-së, dhe është në bashkëpunim me kompaninë finlandeze të telekomunikacionit “Nokia”, duke sjellë për herë të parë në Kosovë dhe rajon të ardhmen e internetit – rrjetin 5G.

Continue Reading

Të kërkuara