Lajmet

Kosova dhe Shqipëria me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare, Sveçla e Balla sot nënshkruajnë protokollin

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë sot pikën kufitare në Qafë Morinë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, me datë 8 korrik nga ora 13:00 do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.”

Ata do të nënshkruajnë Protokollin për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

“Me këtë rast, nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.”

 

Lajmet

Pesë të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në Klinë

Published

on

By

 Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes katër automjeteve në Rixhevë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

Published

on

By

Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, tha të hënën në Podgoricë shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.

E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas tha gjatë një konference për media se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me të dërguarit e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, i cili e mori detyrën në shkurt.

Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kallas.

Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku.

Me gjithë dialogun e zhvilluar ndër vite dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, procesi ka ngecur dhe tensionet janë rritur.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, prej atëherë, blloku i ka kritikuar ato të dyja vendet se nuk e kanë zbatuar marrëveshjen pavarësisht se ajo është e detyrueshme për to.

Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 2 prill, ka thënë se Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër.

Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen] në ditët në vijim”, kishte thënë Kallas.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve./REL/

Continue Reading

Bota

Austria mbyll dhjetëra pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Published

on

Austria ka ndërmarrë masa të rrepta duke mbyllur disa pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Aftës Epizootike. Sëmundja ka shpërthyer në këto dy shtete, me Hungarinë që raportoi një shpërthim të saj të parë pas 50 vjetësh, duke detyruar vendosjen e ushtarëve dhe nisjen e masave dezinfektuese. Po ashtu, Sllovakia shpalli një situatë emergjente pasi ajo u gjet në tre ferma. Sëmundja prek bagëtinë dhe kafshët e tjera me thundra dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit.

Për të frenuar përhapjen e virusit, Austria ka vendosur masa rigoroze kontrolli, duke përfshirë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve mbi qilima epidemikë në pikat kufitare. Po ashtu, makina dhe udhëtarë po kontrollohen për produkte mishi. Policia austriake ka fokusuar burimet e saj në kufi dhe është në gatishmëri të lartë për të trajtuar çdo rast të mundshëm shpërthimi në fermat austriake./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Dogana e Kosovës konfiskon 28 mijë cigare në aeroport

Published

on

By

Dogana e Kosovës njoftoi të hënën se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, gjatë kontrollit doganor derisa ka ndaluar një udhëtar në fluturimin Prishtinë-Londër, në Aeroportin e Prishtinës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Doganës, ku theksohet se këta boksa përmbanin gjithsejtë 28 mijë e 800 copë cigare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

“Më datë 06.04.2025, rreth orës 10:30, në dalje të Aeroportit të Prishtinës, gjatë kontrollit doganor është ndaluar një udhëtar me fluturimin Prishtinë–Londër, shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë: Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftim.

Dogana ka shtuar se malli është ndaluar sipas procedurave si dhe rastit eshte duke u trajtuar si kundërvajtje doganore, derisa mallrat janë konfiskuar.

Continue Reading

Të kërkuara