Shëndet

Kosi, ushqim deal për ta luftuar ftohjen

Published

on

Përballja me të ftohurën është e vështirë në çdo stinë. Disa nga aleatët më të mirë të sistemit imunitar janë vitaminat, mineralet dhe probiotikët.

Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi, i cili sipas ekspertëve është ideal për të luftuar të ftohurën.

Studimet thonë se probiotikët ofrojnë përfitime të forta në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së të ftohurës.

A mjafton kosi për të luftuar të ftohurën?

Te kosi gjenden dy nga llojet më mirëbërëse të baktereve që janë të shëndetshm organizmin, gjë që e bën kosin një aleat të njeriut jo vetëm gjatë të ftohurës. Kosi është padyshim i mirë kundër të ftohurë sepse përmban edhe zink.

Ky mineral jo vetëm që forcon imunitetin por shkurton kohëzgjatjen e simptomave të të ftohurës, sasia e nevojshme e zinkut për të mundur sëmundjen është të paktën 75 miligramë.

Studimet tjera kanë treguar se kur gratë konsumojnë kos çdo ditë për 9 javë, kanë më pak inflamacion në organizëm. E ftohura është një reagim inflamator ndaj bakterit. Kosi është ushqim fantastik për t’u konsumuar gjatë të ftohurës dhe jo vetëm.

Ai përmban vitaminë D dhe kalcium që së bashku me zinkun dhe probiotikët ofrojnë ushqyes të rëndësishëm, e ftohura nuk largohet vetëm duke e ngrënë. Kosi funksionon në kombinim me një regjim të shëndetshëm ushqimor. Kosi është i butë dhe i lëngshëm ndaj mund të konsumohet lehtë në rastet e acarimit të fytit apo bllokimit të hundëve.

Ekspertët nënvizojnë që njerëzit e prekur nga e ftohura s’duhet t’i mbajnë shpresat tek kosi si terapia kryesore kundër sëmundjes. Konsulta me mjekun është kryesorja, bashkë me ushqimin e shëndetshëm. /UBT News/

Shëndet

Testi TNT – Ekzaminimi që zbulon çrregullimet në lidhjen nerv–muskuj

Published

on

Nëse ndieni lodhje të shpejtë ose dobësi muskulare që përkeqësohet gjatë ditës, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi neuromuskular.

Për diagnostikimin e tij përdoret testi TNT (testi i transmetimit neuromuskular), i njohur edhe si test i stimulimit të përsëritur (TRS).

Ky test neurologjik mat mënyrën se si sinjalet nervore kalojnë nga nervi te muskuli, duke ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve si miastenia gravis, sindroma Eaton-Lambert apo botulizmi.

Kur rekomandohet?

Testi kryhet në raste me:

rënie të qepallave,

pamje të dyfishtë,

vështirësi në të folur apo gëlltitje,

dobësi që shtohet me lëvizje të përsëritura.

Si kryhet?

Në disa zona të trupit vendosen elektroda që dërgojnë impulse elektrike të lehta, për të matur reagimin e muskujve para dhe pas aktivizimit.

Procedura është e sigurt, zgjat rreth 20–30 minuta, dhe rezultatet merren menjëherë.

Përgatitja:

Mos aplikoni kremra në lëkurë para testit.

Mos merrni Mestinon (pyridostigmine) në ditën e testit.

Ushqimi dhe pijet lejohen normalisht.

Rezultatet ndihmojnë mjekun të përcaktojë nëse ka bllokim në transmetimin nervor, dhe të zgjedhë trajtimin më të përshtatshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti për një trup pa inflamacion? Gjendet në frigoriferin tënd!

Published

on

Inflamacionet janë probleme të shpeshta të trupit. Hulumtimet mbështesin teorinë se inflamacioni në fakt në disa raste mund të jetë diçka e mirë.

Pse? Sepse ndihmon trupin të zbulojë dëmtimet ose sëmundjet nga të cilat preket organizmi.

Ushqimet anti-inflamatore janë luftëtarë të përsosur kundër inflamacionit dhe janë në dispozicionin tua, madje më afër nga sa mund të mendoni. Ato zvogëlojnë inflamacionin kronik dhe ju sigurojnë peshë të shëndetshme dhe energji.

Shtoni një ose më shumë prej këtyre ushqimeve në vijim në dietën tuaj për të shmangur inflamacionin që mund t’ju shkaktohet në trup.

Speca djegës – Janë alternativë natyrale për evitimin e inflamacionit në trup. “Capsaicin” i gjendur në specin djegës, pengon enzimën COX- 2, e njohur si shkaku i inflamacionit të zhvillohet.

Molla dhe qepët – Përmbajnë kuercetin që është frenues natyror i shumë alergjive të cilat konsiderohen si shkak i inflamacionit. Mos harroni se kuercetin është i pranishëm në lëvozhgën e mollëve, prandaj rekomandohen të konsumohen sa më shumë.

Ananasi – Fruti tropikal që përmban shumë përbërës anti-inflamator duke minimizuar ënjtjet apo dhimbjet e ndryshme të trupit. Rekomandohet të konsumohet i freskët.

Perimet jeshile – Ju duhet t’i konsumoni ato për shkak të përbërësve alfa acid linoleik dhe omega 3 të cilat i bëjën të ngjashme me vlerat që mund të përmbajë peshku.

Fara dhe arra – Ashtu si perimet me gjethe të errëta dhe këto fara dhe arra përmbajnë omega 3. Evitoni arrat e pjekura, temperatura e tyre shkatërron omega 3. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shikim më i mirë me fuqinë e specave të kuq

Published

on

Specat e kuq janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj.

Ata përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C, një antioksidant që ndihmon trupin të luftojë radikalet e lira e të forcojë sistemin imunitar.

Përveç kësaj, vitamina C luan rol të rëndësishëm në absorbimin e duhur të hekurit nga ushqimet, duke ndihmuar në parandalimin e lodhjes dhe anemisë. Por përfitimet e specave të kuq nuk ndalen këtu.

Ata janë gjithashtu të pasur me vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve. Konsumimi i rregullt i specave të kuq ndihmon në përmirësimin e shikimit, veçanërisht aftësinë për të parë në dritë të ulët ose natën.

Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e retinës dhe parandalon problemet e shikimit që lidhen me moshën.

Specat e kuq janë gjithashtu të pasur me fibra, që ndihmojnë në tretje dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.

Ato përmbajnë luteinë edhe zeaksantinë, dy karotenoide të cilët kontribuojnë në shëndetin e syve dhe të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve degjenerative të syrit.

Pra, duke shtuar specat e kuq në dietën tuaj, jo vetëm që do të përmirësoni sistemin imunitar dhe tretjen, por do të mbani shikimin tuaj të mprehtë dhe të shëndetshëm. Një zgjedhje e thjeshtë dhe e shijshme për shëndetin tuaj afatgjatë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kafeja “mbron” zemrën? Studimi që përmbys bindjet e vjetra të mjekëve

Published

on

Një studim i ri i publikuar në revistën JAMA dhe prezantuar në konferencën e American Heart Association ka zbuluar se konsumimi i kafesë me kafeinë është i sigurt për personat që vuajnë nga fibrilacioni atrial (A-fib).

Madje mund të ndihmojë në parandalimin e përsëritjes së këtij çrregullimi të zemrës.

Sipas autorit të studimit, kardiologut Gregory Marcus nga Universiteti i Kalifornisë, për vite me radhë pacientëve me A-fib u ishte rekomanduar të shmangnin kafen, por të dhënat e reja tregojnë të kundërtën.

Në studim morën pjesë 200 persona nga SHBA, Kanadaja dhe Australia, të ndarë në dy grupe: njëri ndaloi kafeinën, tjetri pinte të paktën një filxhan në ditë. Pas gjashtë muajsh, vetëm 47% e atyre që pinin kafe patën rikthim të çrregullimit, krahasuar me 64% të grupit pa kafe.

Ekspertët theksojnë se një filxhan në ditë është plotësisht i sigurt, ndërsa sasi më të mëdha apo pijet energjike mund të jenë të rrezikshme.

Shkencëtarët dyshojnë se përbërësit anti-inflamatorë të kafesë, dhe jo vetë kafeina, mund të ndihmojnë zemrën. Megjithatë, gjatë një episodi aktiv të A-fib, këshillohet të shmanget kafeja pasi mund të përshpejtojë rrahjet e zemrës.

“Ky studim tregon se mund të shijoni filxhanin e kafesë në mëngjes pa shqetësim, edhe nëse keni A-fib,” – ka theksuar kardiologia Johanna Contreras nga spitali Mount Sinai në New York. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara