Lajmet

Korenica: Në Kuvend duhet të flasim me gjuhën e argumentit dhe jo të forcës

Ai para mediave nuk mohoi se veprime provokuese ka pasur edhe në kohën sa kanë qenë në opozitë.

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korencia ka reaguar pas rrahjes në Kuvend, duke thënë se është e papranueshme që të ndodhin skena të tilla.

Korenica ka thënë se deputetët duhet të përleshen me gjuhën e argumentit sa i përket kundërshtimeve politike dhe jo me atë të forcës.

Deputeti nga partia në pushtet, Korencia para mediave nuk mohoi se veprime provokuese ka pasur edhe në kohën sa kanë qenë në opozitë, mirëpo shtoi se përleshjet fizike siç ndodhën sot, nuk do të duhej të ndodhnin asnjëherë në Kuvend.

I njëjti tha se kjo në arenën ndërkombëtare do t’i kushtojë shumë mbarëvajtjes së hapësirës brenda Kuvendit.

“Natyrisht se ngjarja është shumë e papëlqyeshme dhe skena të tilla nuk do duhej të ndodhnin në Kuvend. Deputetët duhet të përleshen me gjuhën e argumentit sa i përket kundërshtimeve politike që mund t’i kenë karshi pozitës, pra opozita. Kjo në arenën ndërkombëtare do t’i kushtojë bajagi shumë mbarëvajtjes së hapësirës brenda Kuvendit që do duhej të ishte për të gjitha institucionet e tjera si do duhej të silleshin përbrenda, sepse në fund jemi përfaqësues të qytetarëve. Uroj që kjo të jetë një e kaluar e hidhur, por mos të përsëritet më. Brenda Kuvendit duhet të flasim me gjuhën e argumentit dhe jo të forcës, sepse kjo nuk i shërben askujt, aq më pak shtetit tonë i cili me të gjitha mundimet e sakrificat ku kemi ardhur në këtë situatë po mundohemi t’i tejkalojmë barrierat që kemi përpara”, tha Korenica.

Korenica ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të kontribuojnë për të mirën e vendit, dhe të sillen në mënyrë të civilizuar brenda përgjegjësive që kanë si përfaqësues të popullit. Ndërkaq, për veprimet e ditës së sotme, ai tha se janë organet kompetente që do t’i gjykojnë.

Sipas tij, është e pranueshme që dikujt të mos i pëlqej shtrimi i sovranitetit në mënyrë të plotë në Kuvend.

“Nuk isha prej fillimit, dhe nuk është në përgjegjësinë të gjykojë, sepse janë organet që do gjykojnë gjithë çfarë ka ndodhur brenda. Duhet të sillemi në mënyrë të civilizuar brenda përgjegjësive që kemi si përfaqësues të popullit. Provokime do ketë çdoherë. Sigurisht se dikujt mund të mos i pëlqej shtrimi i sovranitetit në mënyrë të plotë në Kuvend, dikush edhe e sheh ndryshe ndoshta veprimin e Qeverisë, por natyrisht që nuk kërkojmë të mendojë njëjtë, megjithatë të mundohemi secili prej nesh të japim kontributin tonë në mënyrë që vendi të ec përpara”, vijoi Korenica.

Korencia tha se provokime të ndryshme ka pasur edhe në kohën sa ka qenë qeveria në opozite, mirëpo sipas tij, përleshjet e tilla fizike nuk do duhej të ndodhnin më.

“Provokime ka pas nga fillimi seancës, nuk them se ka filluar nga zëvendëskryeministrit. Pra, vendosja e fotografisë është provokim. Nuk po mohoj çfarë ka ndodhur në të kaluarën, ne kemi gjuajt edhe me vezë në të kaluarën e me sprej… Përleshjet fizike në asnjë formë nuk do duhej të ndodhnin në Kuvend”, tha mes tjerash Korenica.

Duke folur për përleshjet që ndodhën në Kuvend, Korenica tha se pas pauzës rrjedha e seancës do duhej të kthehet në normalitet.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara