Kronikë e zezë

Kontrolle nëpër lokale, Policia në Prizren ndalon 23 valltare nga Shqipëria

Published

on

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit gjatë vikendit ka shqiptuar 305 gjoba për personat të cilët nuk respektuan masat antiCOVID19 dhe katër fletëparaqitje për lokalet që nuk respektuan orarin.

“Gjatë fundjavës, nga data 12-14 mars 2021, Policia në Prizren ka vepruar duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Virusit ‘Covid 19’, dhe me këtë rast Policia ka kryer kontrolle të shtuara në disa lokacione si: lokale të natës, gastronomi, qendra tregtare, sheshe, komunikacion etj. Gjatë zbatimit dhe veprimeve zyrtare, në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 305 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletëparaqitje për lokalet të cilët nuk e kanë respektuar orarin. Në asistim dhe bashkëpunim me inspektorë janë realizuar kontrolle në 32 lokale”, njofton Policia e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Për parregullsi të dokumenteve dhe leje qëndrimi jo të rregullta në këto lokale, Policia ka gjetur dhe ndaluar 23 punëtore-valltare nga Republika e Shqipërisë, të cilat dorëzohen te Drejtoria për Migrim dhe të Huaj.

Në zbatim te masave dhe realizim të planeve operative, një aktivitet i shtuar për fundjavë ishte edhe në fushën dhe mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, për këtë Policia gjeti parregullsi dhe shqiptoi 589 kundërvajtje për drejtuesit e automjeteve në komunikacion.

Përgjatë aktiviteteve në këtë fundjavë Policia në Prizren ka kryer kontrolle dhe ka ndaluar 3 persona të cilët kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prizren, të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, për fajde, organizimin e skemave piramidale dhe dhunë në familje.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit.

Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi duke synuar në parandalim dhe respektim të masave ‘Covid 19’ dhe Policia rajonale në Prizren do të jetë e gatshme t’i zbatojë plotësisht vendimet e Qeverisë duke punuar gjithnjë për sigurinë e qytetarëve.

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara