Sport

Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Published

on

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë në Arabinë Saudite edhe për një sezon tjetër dhe ai do ta bëjë këtë me një kontratë të parezistueshme ekonomikisht, por nuk është argumenti i vetëm për të vazhduar të luajë për Al Nassr, në atë që duket të jetë një kontratë rekorde.

Portugezi do të bëhet pronar i skuadrës, me një pjesë të vogël aksionesh, por që tregon besimin e dhënë tek ai.

Drejtuesit e klubit, në përpjekje për të demonstruar admirimin dhe kënaqësinë e tyre me atë që CR7 ka bërë që nga kalimi i tij në Riad, i kanë ofruar atij pesë për qind të pronësisë së klubit, një ent historik sportiv saudit që po kalon një ndryshim strukturor.

Qëndrimi i Cristiano Ronaldos që prej mbërritjes ka qenë maksimalisht pozitiv. Nëse ka një gjë që portugezi ka pasur dhe ka ende, është angazhimi maksimal kudo që ka qenë dhe, që kur ka kaluar atje, ka konsideruar Al Nassrin si të tijën, një rrethanë që tani do të jetë reale me një përqindje të vogël të klubit.

Rinovimi i kontratës nuk ishte në dyshim nga ana e pronarëve dhe drejtuesve të Al Nassr, të cilët kërkojnë t’i japin skuadrës mjetet për t’u rritur dhe për të konkurruar për një kampionat të ligës që është shtuar në vështirësi me dy skuadra sipër tyre si p.sh. Al Hilal dhe Al Ittihad.

Siç është bërë e ditur, tjetër faktor i rëndësishëm është çështja ekonomike, sulmuesi ka rinovuar për një sezon në këmbim të 183 milionë eurove, 15.25 milionë në muaj, 3.8 milionë në javë dhe 550 mijë në ditë, që e vendos ende në maja e pagës së futbollistëve në mbarë botën.

Veç kësaj, ka edhe një faktor tjetër që e ka kthyer ekuilibrin në favor të vazhdimësisë dhe ai është premtimi për të bërë një ekip më konkurrues. Ka gjasa që në këtë merkato dimërore të ketë një apo dy shtesa te klubi saudit.

Cristiano Ronaldo dëshiron të rrethohet me lojtarë të cilëve u beson. Një prej tyre, siç raportoi MARCA , mund të jetë Casemiro, i cili ka probleme në klub për shkak të situatës së keqe sportive të Manchester United.

Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte hera e tretë që portugezi dhe braziliani kanë të përbashkët një dhomë zhveshjeje. E para, dhe për pesë sezone, u zhvillua në Real Madrid. E dyta ishte shumë më e shkurtër, pasi ata ishin bashkë vetëm për pesë muaj në Old Trafford.

Sport

Dështon transferimi i Julian Alvarez te Barcelona

Published

on

By

Dëshira e madhe e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez, ka marrë goditje përfundimtare. Transferimi i tij është anuluar plotësisht për këtë afat kalimtar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari José Álvarez gjatë emisionit televiziv El Chiringuito TV, i cili sqaroi se dështimi i marrëveshjes nuk lidhet me kërkesat financiare apo çmimin e kartonit.

“Nuk ka të bëjë me paratë, është çështje egoje” u shpreh gazetari, duke zbuluar se pengesa kryesore doli të jetë një konflikt i fortë interesi dhe përplasje egosh mes palëve të përfshira në negociata.

Kjo situatë i jep fund papritur synimit të bordit të klubeve katalanas për të përforcuar sulmin me argjentinasin, duke e detyruar Barcelonën të kërkojë opcione të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Lumbardh Dellova shkëlqen në debutim: Përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka ecur me hapa të sigurt drejt suksesit që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në futbollin turk. Paraqitja e tij impresione me fanellën e Amedsporit i ka siguruar një vend me meritë në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.

Në përballjen ku Amedspori triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Erzurumsporit, 27-vjeçari kosovar ishte një nga figurat qendrore në fushën e lojës. Përveç stabilitetit dhe sigurisë absolute që tregoi në repartin defensiv, Dellova dha një kontribut të drejtpërdrejtë edhe në fazën sulmuese duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij.

Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Dellova u vlerësua me notën e lartë 8.2. Statistikat e tij gjatë 90 minutave dëshmojnë kontrollin e plotë që pati në lojë: ai kompletoi 72 pasime me një saktësi të lartë prej 91 për qind, si dhe krijoi tri pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij.

Kjo paraqitje startuese jo vetëm që e vendos Dellovën në mesin e lojtarëve më të dalluar të raundit të parë në Turqi, por dëshmon edhe formën e tij të shkëlqyer në prag të sfidave të ardhshme si në nivel klubi, ashtu edhe me kombëtaren. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Muriq shkëlqen në Kupën e Italisë, Sassuolo kalon tutje

Published

on

By

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, ka hapur sezonin e ri në mënyrë fantastike me skuadrën e tij, Sassuolo, duke siguruar kualifikim të bindshëm në Kupën e Italisë.

 Në ndeshjen e zhvilluar të hënën në mbrëmje në kuadër të fazës 1/32 të finales, Sassuolo mposhti pa probleme skuadrën e kategorisë së dytë, Cesena, me rezultatin e thellë 3:0. Golat e fitores për vendasit u shënuan nga Cristian Volpato, Vasilije Axhiq dhe Luca Lipani.

Gardiani 27-vjeçar kosovar ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë. Muriq realizoi pesë pritje vendimtare gjatë ndeshjes, duke mbajtur portën e paprekur dhe duke u vlerësuar me notën e lartë 8.2 për paraqitjen e tij.

Kjo fitore i jep një start mjaft pozitiv Sassuolos përpara fillimit të kampionatit. Skuadra do të luajë ndeshjen e saj të parë për edicionin 2026/27 në Serie A këtë të diel, ku do të përballet me Atalantan. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sfidat dhe shpresat e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përmbyllur përgatitjet dhe është gati të udhëtojë drejt Italisë, ku do ta përfaqësojë vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator.

Vëmendja kryesore e delegacionit kosovar pritet të jetë te xhudoja, e cila historikisht ka siguruar 9 nga 10 medaljet e Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Ekipi, i udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka, këtë herë do të garojë pa Distria Krasniqin, e cila do të mungojë në këtë edicion.

Pavarësisht mungesës së saj, pretendente për medalje mbeten Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë, të dy të renditur si bartës të katërt në kategoritë e tyre.

Në ekip janë edhe Dardan Cena, i cili do të garojë për herë të parë në kategorinë deri në 81 kilogramë, si dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Në konkurrencën e femrave, Kosovën do ta përfaqësojnë edhe Erza Muminoviqi (48 kg), Fatjona Kasapi (52 kg) dhe Flaka Loxha (57 kg), me synimin për të vazhduar sukseset e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara