Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.
Pikat e forta
Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.
Pika e tymit
Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.
Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.
Rekomandimet e ekspertëve:
Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.
Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.
Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/