Lajmet
Konjufca: Të gjitha instancat shtetërore duhet t’i përmbahen kushteve të Kurtit në dialog
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se të gjitha instancat shtetërore duhet t’i përmbahen të kushteve të kryeministrit Albin Kurti për dialogun. Kryeparlamentari nënvizoi se pa u dënuar kryerësit e sulmit terrorist në Banjskë s’mund të ketë paqe në rajon, derisa vuri në pah se qindra persona po përgatiten në Serbi për një sulm të sërishëm në Kosovë.
Konjufca pas takimit me homologen e saj nga Sllovenia, Urska Klakocar Zupançiq, tha se institucionet e Kosovës janë të përgatitura të përballen me çfarëdo sulmi apo provokimi që vjen nga Serbia. Në anën tjetër, kryeparlamentarja sllovene tha se çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut, përndryshe mund të ndodhin gjëra sikurse në Ukrainë. Krahas kësaj, ajo theksoi nevojën që dialogu të përfundojë me njohje reciproke, ndërkaq shtoi se ndërmjetësi i dialogut duhet të jetë nga një vend që njeh sovranitetin e të dy vendeve.
“E para le të flasim për atë që është quajtur mosndëshkimi i marrëveshjes nga Serbia. Pikërisht për shkak të saj Serbia ka marrë pozicionin që nuk i zbaton klauzolat e kësaj marrëveshje që ne kemi arrit në Bruksel…Serbia mbi bazën e mosndëshkimit nuk po e zbaton atë. Zotëri Kurti fillimisht ka kërkuar që të sqarohet më së pari nënshkrimi. E dyta çështja e kryekriminelit Radoiçiq që ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë ai ndodhet i lirë në Serbi dhe vepra po trajtohet nga shteti serb gati më i lehtë sikurse me pas bërë shkelje të trafikut… Dhe e treta, letra që ish kryeministrja Bërnabiq i ka dërguar institucioneve evropiane duke e zhvlerësuar marrëveshjen që është arritur në Bruksel…Çdo instancë pas qeverisë dhe formulimit të këtyre kushteve duhet të mbajë atë qëndrim”, tha ai.
Përkushtim të palëve në dialog kërkoi kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq,
“(Njohja reciproke)Kjo mund të ndihmojë nëse të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën dhe të ketë reciprocitet në njohjen e tyre. Vendet fqinje mund të përpiqen që të ndikojnë këtu, ne dëshirojmë që të shohim se ndikimi ynë do të jetë pozitiv në këtë drejtim. Mendoj se kjo(njohja reciproke) do të ishte shumë e mirëseardhur për të dy vendet… Dyja vendet do të ketë vështirësi për të zgjidhur këtë pa ndihmën e të tjerëve, disa nga vendet kyçe të Bashkimit Evropian do t’iu ndihmojnë në këtë aspekt. Është e rëndësishme gjithashtu se vendet e treta të njohin sovranitetin e të dy vendeve, pasi të dyja vendet janë të njëjtin nivel. Nëse kemi vende të treta që nuk e njohin Kosovën atëherë kjo është e vështirë”, theksoi Zupançiq.
Duke konsideruar të domosdoshme që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë të dalin para drejtësisë kosovare, Konjufca tha se ka informacione të sakta se edhe një grup tjetër po përgatitet për sulm ndaj vendit.
“Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë dhe për paqe në rajon pa u dënuar dhe u vënë para drejtësisë kryesitë e këtij krimi (sulmit terrorist në Banjskë) dhe pa u adresuar përpjekjet e tilla destabilizuese… Institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup tjetër prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në serbi, po ushtrojnë, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund të përjetojmë. Por ne jemi gjithmonë të përgatitur dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë që të përballen me çfarëdo që na vjen ose sulm ose provokim nga ana e Serbisë”, tha Konjufca.
Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq, tha se është e domosdoshme që çështjet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen përmes dialogut, pasi përndryshe mund të ndodh sikurse lufta në Ukrainë.
“Vendimet e njëanshme nga ana e Serbisë që të zgjedhin se cilat klauzola të marrëveshjes të zbatojnë dhe cilat jo nuk shihen në sy të mirë nga komuniteti ndërkombëtarë, kur ne duhet t’i respektojmë të drejtat e të gjitha kombeve që jetojnë këtu. Si politikan neve na pëlqen që të flasim shumë për dialogun, ndonjëherë mund të duket si klishe, por nëse nuk i zgjidhim çështje përmes dialogut, atëherë mund të shohim gjëra të këqija sikurse në Ukrainë. Pasi nuk i kushtojmë vëmendje situatave të cilat mund të qojnë tek lufta. E kuptoj frustrimin në Kosovë, ne kemi marrëveshje të cilat nuk janë implementuar, sulmin terrorist ku ka marrë përgjegjësinë e plotë një person por nuk është i dënuar për këtë. Ka frustrim të madh është e kuptueshme dhe qartë. Dua të shoh që autoritetet e Serbisë të ndryshojnë këndvështrimin dhe të jenë më të hapur në bisedime”, tha ajo.
Në lidhje me rastin e Banjskës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se reagimi i zyrës së Borrell se Kosova s’ka dërguar asnjë raport ishte shokuese, pasi institucionet e vendit e kanë njoftuar BE-në për të gjitha detajet e sulmit të Banjskës.
“Në këtë rast unë kam parë se ata nuk është se kanë vepruar sipas standardeve më të larta evropiane. Preferencat e tyre private dhe individuale kanë pasur ndikim të madh në mënyrën sesi e kanë formësuar ata dialogun. Njëra prej konsekuencave më të mëdha të kësaj qasje ka qenë favorizimi i padiskutueshëm i Serbisë dhe vendosja e Kosovës në një pozicion të pafavorshëm….Reagimi i fundit që e pati zyra e BE-së dhe departamentit të Borrellit ishte shokuese që thoshte se Kosova s’ka dërguar asgjë për sulmin e Banjskës. Përkundrazi BE-ja dhe zyra e Borrellit i ka të gjitha detajet deri në hollësinë e fundit se çka ka qenë sulmi i Banjskës dhe si është kryer”, theksoi ajo.
Krahas këtyre, të dy homologët shprehën vullnetin për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Në vizitën e saj në Kosovë, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq u prit në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
4 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Lajmet
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Published
37 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
