Lajmet

Konjufca: Sulmet serbe mbi policinë janë interes i Putinit për ta shpërndarë luftën

Sipas tij, këto sulme mbi Policinë e Kosovës janë interes i presidentit rus, Vladimir Putin që ta shpërndajë konfliktin.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur sot për sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi se këto sulme në veri të Kosovës kanë për qëllim ta destabilizojnë Kosovën ashtu që invazioni rus mbi Ukrainën të shpërndahet edhe në pjesët tjera të Evropës.

Sipas tij, këto sulme mbi Policinë e Kosovës janë interes i presidentit rus, Vladimir Putin që ta shpërndajë konfliktin edhe nëpër vende të tjera.

“Provokimet janë të qarta, këto sulme janë të pa tolerueshme, ato po vijnë prej strukturave të cilat drejtpërdrejt janë të lidhura me Serbinë, kjo për arsye se Serbia gjithmonë ka interes për destabilizimin e Kosovës, edhe po shërben sikur platformë e Rusisë për ta shpërndarë edhe në pjesët tjera të Evropës luftën të cilën e ka nisur përmes invazionit mbi Ukrainën më tepër se një muaj më parë. Pra, këto sulme që po ndodhin mbi Policinë e Kosovës edhe po tregojnë se sa Serbia është e varur nga Rusia, meqenëse këto sulme unë nuk i interpretoj tjetër përveç sesi të motivuara që konflikti të shpërndahet edhe nëpër pjesë tjera të Evropës, ashtu që invazioni rus mbi Ukrainën të mos e ketë vëmendjen e botës demokratike, të BE-së dhe SHBA-ve. Kështu që është interes i Putinit që me shpërnda konfliktin edhe nëpër vende të tjera dhe sulmet mbi Policinë e Kosovës unë i interpretoj mbi këtë motivacion që të shpërthejë lufta dhe destabilizimi edhe në pjesët tjera të Evropës”, theksoi Konjufca.

Këto komente kryeparlamentari Konjuca i bëri sot pas tubimit për nderimin e të rënëve në luftën e fundit në fshatin Dyz të Podujevës.

Sulmet në veri sot gjatë ditë i ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të cilat tha se janë terroriste dhe kanë pasur për qëllim vrasjen e policëve.

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara