Lajmet

Konjufca priti në takim ambasadorin bullgar, Hristo Gudjev

Publikuar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Duke e falënderuar për mbështetjen e shtetit bullgar ndaj Kosovës, kryetari Konjufca shprehu vlerësim për raportet shumë të mira mes dy vendeve, e në të njëjtën kohë potencoi nevojën për thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Ambasadori bullgar, Hristo Gudjev e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe nënvizoi se Bullgaria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe synimet e integrimit euroatlantik, si dhe shprehu gatishmërinë që përmes angazhimit të palëve të fuqizohen edhe më tutje marrëdhëniet mes vendeve tona.

Po ashtu, bashkëbiseduesit folën edhe për aktualitetin politik, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke u pajtuar për nevojën e bashkërendimit në drejtim të frenimit dhe parandalimit të të gjitha përpjekjeve destabiliziese që rrezikojnë stabilitetin rajonal, që është kusht i përparimit të gjithanshëm.

Lajmet

Tentim vrasje në Podujevë, përdoret arma e zjarrit

Publikuar

nga

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia në Podujevë.

Të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri.

Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47, me një karikator dhe 9 fishekë

“Fsh. Potok, Podujevë 04.07.2024-17:42. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë do të blejë drone me vlerë 36 milionë euro

Publikuar

nga

Agjencia e Materialeve të Mbrojtjes në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Lituanisë ka nënshkruar kontrata me prodhuesit për blerjen e sistemeve të ndryshme pa pilot për një total prej rreth 36 milionë euro.

Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Lituanisë, transmeton Ukrinform.

Siç u theksua, ministria do të sigurojë sisteme të ndryshme dronësh – sisteme avionësh pa ekuipazh të klasit të vogël të vëzhgimit nga një kompani letoneze Edge Autonomy, drone vëzhgimi të klasës mini nga një Threod Systems estoneze dhe dronë të klasit mikro (quadcopter) nga Deftools UAB.

Shumica e dronëve do të dorëzohen këtë vjeshtë dhe pjesa tjetër – në fillim të vitit 2025.

Sipas ministrisë, blerjet zbatohen si një çështje urgjente për të forcuar aftësinë UAV dhe për ta integruar atë në Forcat e Armatosura të Lituanisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Përvetësimi dhe integrimi i UAV-ve është ndër prioritetet kyçe në përpjekjen për të pasur forca të armatosura moderne”, thuhet në raport.

Ministria shtoi se afro 200 milionë euro janë planifikuar të dedikohen për blerjet e dronëve të të gjitha llojeve deri në vitin 2030, mesatarisht 30 milionë euro në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sunak do të shkojë te Mbreti për dhënien e dorëheqjes, Starmer më pas për t’u emëruar kryeministër

Publikuar

nga

Sunak do të bëjë deklaratë në orën 10:30, Starmer do t’i drejtohet kombit rreth orës 12:20

Kryeministri britanik në largim Rishi Sunak do të bëjë një deklaratë rreth orës 10:30.

Ai më pas do të udhëtojë në Pallatin Buckingham për një takim me Mbretin, ku ai pritet të japë zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Pastaj Keir Starmer do të shohë Mbretin në pallat. Ai do të emërohet si kryeministri i ardhshëm i vendit dhe do t’i kërkohet të formojë qeverinë.

Më pas ai do të dërgohet në Downing Street për t’iu drejtuar kombit për herë të parë si kryeministër rreth orës 12:20.

Megjithatë, oraret mund të ndryshojnë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Iranianët votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri

Publikuar

nga

Iranianët kanë filluar të votojnë të premten herët në balotazhin presidencial, pasi asnjë kandidat nuk ia doli të fitojë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur president i ri në rundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, kur dalja në zgjedhje shënoi rënie rekorde.

Votimi po mbahet në një kohë kur iranianët po përballen me mungesë të lirisë, me kushte të këqija të jetesës dhe me një ekonomi të dobësuar.

Në këto zgjedhjet, të cilat u thirrën për shkak të vdekjes së Ebrahim Raisit nga rrëzimi i helikopterit muajin e kaluar, iranianët duhet të zgjedhin mes reformistit dhe ligjvënësit veteran, Masud Pezeshkian, dhe ish-negociatorit për çështje bërthamore, konservatorit Saeed Jalili.

Jalili shërben si përfaqësuesi personal i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei në Këshillin Suprem për Siguri Kombëtare (SNSC). Ai ishte sekretar i këtij këshilli nga viti 2007 deri më 2013, dhe gjatë asaj kohe ai udhëhoqi delegacionin iranian në bisedimet e dështuara me Perëndimin për programin bërthamor të Iranit.

Pezeshkian ka qenë anëtar i Parlamentit iranian prej vitit 2008 dhe shërbeu si nënkryetar mes viteve 2016 dhe 2020, kur reformistët dhe të moderuarit gëzonin shumicën në legjislaturë.

Ai i ka vënë në pikëpyetje metodat e Iranit për zbatimin e detyrueshëm të hixhabit, një shami islamike e kokës për gratë. Pezeshkian ka folur gjithashtu edhe në favor të bisedimeve me Perëndimin.

Megjithatë, ai mbështet parimet e republikës islamike dhe thotë se do t’i ndjekë politikat e Khameneit, nëse zgjidhet president.

Rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të sjellë ndryshime të mëdha politike, por mund të ketë ndikim në pasuesin e Khameneit, 85-vjeçarit që është lider suprem i vendit prej vitit 1989.

Në rundin e parë të zgjedhjeve morën pjesë vetëm 39.9 për qind e votuesve, përkundër thirrjeve të Khameneit për dalje të lartë në zgjedhje për ta mbrojtur imazhin e një Irani të fuqishëm, ku populli i tij e mbështet udhëheqësinë politike.

Republika islamike për kohë të gjatë ka ngulur këmbë se ligjshmëria e saj vjen nga pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje, por daljet e ulëta në zgjedhjet e viteve të fundit dhe protestat vdekjeprurëse kundër udhëheqësisë, e kanë sfiduar ligjshmërinë e pushtetit të tanishëm.

Pezeshkian e fitoi rundin e parë me 10.5 milionë vota, ndërsa Jalili doli i dyti me 9.5 milionë vota. Megjithatë, Pezeshkian përfitoi edhe nga ndarja e votës konservatore, sepse kandidati tjetër konservator, Mohammad Baqer Qalibaf i fitoi 3.4 milionë vota dhe thotë se në balotazh e mbështet Jalilin.

Por, nuk ka garanci që votat e Qalibafit do t’i shkojnë Jalilin në balotazh, sepse ata përfaqësojnë dy grupe krejtësisht të ndryshme në kampin e ndarë konservator.

Kampi i Pezeshkianit është munduar t’i bindë votuesit të cilët e bojkotuan rundin e parë të dalin dhe të votojnë në balotazh. Mbështetësit e tij kanë argumentuar se nëse Jalili vjen në pushtet, administrata e tij do të përdorë politika shtypëse dhe do ta izolojë Iranin edhe më shumë.

Mbështetësit e Jalilit e kanë portretizuar Pezeshkianin si një njeri i cili është i butë me Perëndimin dhe do të bëjë që përparimi i Iranit të varet nga marrëdhëniet e mira me vendet e Perëndimit.

Ndërkohë, kundërshtarët i kanë bërë thirrje votuesve ta bojkotojnë balotazhin, duke ngulur këmbë se zgjedhjet në Iran nuk janë as të lira, e as të drejta dhe se zgjedhjet e kaluara kanë dështuar të sjellin ndryshime, meqë pushtetin kryesor e ka Khamenei.

Në Iran, lideri suprem e ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore dhe presidenti nuk ka pushtet në shumë çështje të rëndësishme./REL

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara