Lajmet

Konjufca për kërkesën e Escobarit për Asociacionin: S’duhet të pranohet pa ndodhur njohja nga Serbia

Kështu deklaroi ai pas kërkesës së Escobarit.

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për formimin e Asociacionit pa u arritur njohja nga Serbia.

Konjufca duke iu përgjigjur kërkesës së të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se deri më 2 maj duhet të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin, tha se mbetet të shihet se çka do të ndodh me 2 maj. Por sipas tij, Kosova duhet të tregojë që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet të ndërmarrë asnjë veprim pa u realizuar njoha de facto.

Përderisa për ekipin menaxhues për hartimin e draftit, tha se nëse e sjell një version si të kaluarin edhe mund të shkarkohet nga Qeveria.

“Kjo ka lidhje me këtë procesin negociator me të cilin Kosova tashmë  është pjesë dhe krejt çka ka mbet është që pritet tash takimi i 2 majti që të sqarohet edhe kjo fazë në të cilën jemi. Unë mendoj që në dy binar është e ndërtuar marrëveshja, binari i para është njohja de facto nga ana e Serbisë ndërsa binari i dytë është Asociacioni të cilin Kosova, Qeveritë e mëparshme dhe një mazhoranc e mëparshme e në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet me tregu që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë pa u realizuar binari i parë, që është njoha de facto. Aty qysh është e rregulluar kjo punë nga e kaluar është se ekziston një ekip i menaxhimit. I cili ka pasur obligim për të ofruar një version të Asociacionit, një tashmë e ka ofruar dhe ai nuk ka funksionuar dhe nuk është pranuar, tash do ta ofrojë tjetrin. Nuk e përjashtoj se as ky tjetri nuk do të funksionoj duke pa përbërjen e këtë menaxhment-team, ku është i përberë edhe nga deputete e Serbisë, kjo është e pa pranueshëm për Kosovën. Unë mendoj nëse ky menaxhmet ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë unë mendoj që me e udhës për Kosovë është që të shkarkohet ky menaxhment”, deklaroi ai.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se pret që të ketë një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe deri më 2 maj, kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Bruksel.

“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore tha se ka pasur përparim lidhur me këtë çështje dhe një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor.

“Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por, tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, tha Escobar.

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi vizitë kulturore në Medellin

Published

on

Gjatë qëndrimit në Medellín, Baleti Kombëtar i Kosovës zhvilloi një vizitë kulturore në Museo de Antioquia dhe në Palacio de la Cultura Rafael Uribe Uribe, të organizuar nga Secretaría de Cultura Ciudadana de Medellín.

Vizita kishte për qëllim njohjen më të afërt me historinë, artin dhe trashëgiminë kulturore të Kolumbisë dhe rajonit të Antioquia-s.

Kjo përvojë kulturore u përmbyll me një prezantim të veçantë të valleve tradicionale kolumbiane nga Ballet Folclórico Bochica nga Medellín, i dedikuar për ekipin e Baletit Kombëtar të Kosovës, duke krijuar një atmosferë miqësie dhe shkëmbimi kulturor mes artistëve.

Pas kësaj vizite, ekipi vazhdoi qëndrimin në Comuna 13, një nga zonat më simbolike të Medellín-it, e njohur për transformimin social, artin urban dhe historinë e veçantë të qytetit.

Continue Reading

Lajmet

“Ballet2000” i kushton artikull Baletit Kombëtar të Kosovës

Published

on

“Ballet2000”, një nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare në botën e baletit dhe artit koreografik, ka publikuar një artikull kushtuar Baletit Kombëtar të Kosovës dhe produksionit “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.

Në artikull është prezantuar edhe turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në El Salvador dhe Kolumbi, duke vënë në pah aktivitetin ndërkombëtar të institucionit dhe promovimin e artit e kulturës së Kosovës para publikut të Amerikës Qendrore dhe Latine.

Përmes këtij publikimi, revista ka evidentuar angazhimin artistik dhe zhvillimin e vazhdueshëm të Baletit Kombëtar të Kosovës në skenën ndërkombëtare të vallëzimit dhe baletit bashkëkohor.

Nga institucioni u shprehën mirënjohës për vlerësimin dhe hapësirën e dhënë në një revistë me prestigj të lartë ndërkombëtar në fushën e baletit dhe artit koreografik.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës performoi gjatë vikendit për herë të parë në Korçë

Published

on

Gjatë vikendit, në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës shënoi një moment të veçantë, duke u prezantuar për herë të parë para publikut korçar.

Nën dirigjimin e Baki Jasharit, orkestra solli një mbrëmje artistike të nivelit të lartë me një program të pasur që ndërthurte kryevepra të repertorit botëror dhe krijimtari shqiptare nga Verdi, Saint-Saëns, Fahri Beqiri, Rexho Mulliqi, Valton Beqiri, Hajrullah Syla dhe Gridi Kraja.

Në skenë shkëlqeu edhe violinistja e njohur shqiptare, Sihana Badivuku, interpretimi virtuoz i së cilës i dha koncertit një dimension të veçantë artistik.

Filharmonia e Kosovës falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Kosovës, Bashkinë Korçë, Këshillin e Qarkut Korçë dhe Qendrën e Kulturës dhe Inovacionit Korçë për mbështetjen në realizimin e këtij koncerti.

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri “Arti i Udhërrëfimit” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, u promovua libri “Arti i Udhërrëfimit”, i cili tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Libri, i përgatitur nga Federata Evropiane e Guidave Turistike, sjell praktika bashkëkohore për interpretimin e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e guidave turistike si ambasadorë të kulturës dhe historisë sonë.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe roli i institucioneve kulturore në edukimin e brezave të rinj.

Po ashtu, u vlerësua edhe roli i Muzeut të Hidroelektranës, i funksionalizuar për publikun nga Ministria e Kulturës, i cili po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme edukimi, interpretimi dhe promovimi të trashëgimisë kulturore.

Continue Reading

Të kërkuara