Lajmet

​Konjufca për Asociacionin: BE-ja po përdorë qasje diskriminuese ndaj Kosovës

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka akuzuar Bashkimin Evropian se po trajton Kosovën si jo-shtet.

Sipas tij, BE-ja ka një qasje diskriminuese dhe jo fer ndaj Kosovës në lidhje me kërkesën për procedim të draft-stautit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Përkitazi me këtë, Konjufca nënvizon se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja, është i papranueshëm, pasi i njëjti duhet të hartohet nga vet institucionet e Kosovës. Mirëpo, tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, i quajtën si joserioze këto deklarata, pasi sipas tyre, qeveria fillimisht e kishte pranuar draft-stauttin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja vitin e kaluar.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, tha se BE-ja s’mundet t’i marrë kompetenca Kosovës për hartimin e draft-statutit të Asociacionit dhe dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se letra e ish kryeministres serbe, Ana Bërnabiq në Bruksel si dhe sulmi terrorist në Banjskë e kanë shpallur të vdekur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse mendon dikush se ky është një dokument përfundimtar i cili për Kosovën është merre ose lerë. Atëherë kjo me përkthyer i bie që Kosovës i është marrë një ingirencë shumë e rëndësishme shtetërore, të cilën e ka të garantuar edhe me procesin e negociatave dhe marrëveshjet ndërkombëtare që i kemi arritur deri tash. Nëse i referohemi ka bazë edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet. Kjo është kompetenca që Kosova vet me propozu draftin. S’mundet në vend të Kosovës me propozu draftin e Asociacionit, Bashkimi Evropian. Kjo i bie që Bashkimi Evropian me ia grabit një kompetencë shtetërore Kosovës….Kosova e ka këtë të drejtë. Kosovës i garantohet e drejta që me paraqit një draft-statut të Asociacionit. BE-ja mundet me kritiku se jeni vonu shumë. Ne mund të themi a ka pasur afat deri kur mundet Kosova me paraqitë, s’ka pas. Më shumë është varur prej dinamikës kohore të procesit të dialogut. Ndoshta ne mundemi me pranu kritikën se jemi vonu, por vonesa nuk është me ia marrë kompetencën Kosovës”, tha ai.

Ai u shpreh i ashpër ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se qasja e tyre është diskriminuese ndaj Kosovës.

“Me ia imponuar Kosovës në këtë mënyrë, me thënë se ky është dokumenti, vetëm ky, 20 faqësh dhe s’ka tjetër, vetëm ky duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Unë mendoj që jo që nuk është fer ndaj Kosovës por mendoj se është një qasje shumë diskriminuese e BE-së, i cili Kosovën e trajton si një jo-shtet. Prandaj Kosova duhet të mbrojë të drejtën e vet deri në fund. Cila është e drejta e vet? Me u ulë me BE-në dhe me qartësuar deri në fund se kush e ka këtë kompetencë. A e ka Kosova apo BE-ja. Unë mendoj se e ka Kosova…BE-ja e ka pasur qasjen merre ose lere, por kjo nuk është qasje në rregull. Prej kur kjo qasje kështu? Një dokument që ata e shkruajnë vet dhe me të gjitha ligjet ndërkombëtarë thuhet se Kosovës i takon kjo e drejtë”, shtoi ai.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se deklaratat e Konjufcës për Asociacionin janë jo serioze, pasi i njëjti para 1 viti ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga BE-ja është modern dhe në përputhje me Kushtetutën.

“Ju e dëgjuat zotëri Konjufca që tha se Republikës së Kosovës nuk mundet me iu imponuar një draft-statut për Asociacionin nga BE-ja se po i merr kompetenca Kosovës dhe kështu me radhë. Por shikoni me 25 tetor të para 1 viti, zotëri Konjufca në një deklarim të tij thotë se draft-statuti i Asociacionit duket se është modern dhe duket se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pra po shohim dy Glauka. Po shohim Glaukun e vitit 2023, ku thotë se duket që Asociacioni është në përputhje me Kushtetutën. Pra nuk e thotë këtë qëndrim që e ka tani dhe kemi Glaukun pas 1 viti që tash del me një gjuhë tjetër, që një dokument i tillë nuk mund t’i imponohet Kosovës në këtë formë. Ajo që do të duhej me ndodh është se atë që e tha tani zotëri Konjufca do të duhej me thënë fiks para 1 viti…Këta janë joserioz, këta janë vërtet joserioz. Këto nuk janë qëndrime të një burrështetasi dhe qëndrime shtetërore. Kjo është situatë e mjerueshme, por vetëm një fat e kemi që jemi në prag të zgjedhjeve. Jemi të bindur se vendi do të ketë një qeveri të re dhe që do të nxjerr vendin nga sanksionet”, theksoi Tahiri.

Kritika ndaj Konjufcës adresoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se kur i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të nis hartimin e një drafti për Asociacionin, kryeministri Albin Kurti thoshte se kjo është tradhti kombëtare.

“Kësaj qeverie i kemi thënë para dy vjetëve se Kosova e ka obligim ndërkombëtarë dhe duhet të marrë nismën vet. A e dini çka ka thënë kryeministri kjo është tradhti shtetërore. Qëndrimi i LDK-së ka qenë konstruktiv që prej ditës së parë edhe sa i përket statutit të Asociacionit. E kam thënë para jush dhe secilin televizion se Kosova duhet t’i zbatojë obligimet veta por duke garantuar se opinioni i Gjykatës Kushtetuese mbi parimin e statutit të zbatohen”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, akuzoi pushtetin aktual se po mashtron qytetarët në lidhje me dialogun dhe Asociacionin. Këtë të fundit, ai tha se tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti janë zotuar gjatë këtij viti për themelim të Asociacionit.

“Kjo letër këtu është letra e 23 marsit të vitit 2024, ku të tre krerët e shtetit zotohen për themelimin e Asociacionit. Çka doni më shumë se tre nënshkrime të tre udhëheqësve të shtetit që thonë se ne zotohemi se do të themelojmë Asociacionin. Është letra e 15 majit që vjen nga Qeveria e Kosovës nga zvkm Donika Gërvalla e cila po ashtu zotohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për çka jemi tu fol. Jemi duke folur për një standard të dyfishtë. Për një standard të paparë të mashtrimit”, deklaroi Tahiri.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara