Lajmet

Konjufca: Një qeveri pa Kurtin kompromisi më i madh që mund të bëjë LVV

Published

on

I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se populli pret që lideri partiak, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, të rikthehet edhe më i fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme, pas dështimit të tij për ta formuar qeverinë e re.

Ai para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pasi u propozua për kryeministër, tha se e pranoi si obligim propozimin për t’u kandiduar për kryeministër për ta miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm.

Një qeveri pa Albin Kurtin është kompromisi më i madh që mund të bëjë Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Kurti gjatë prezantimit të Konjufcës për kryeministër, tha se në kabinetin e ardhshëm qeveritar nëse sigurohen votat në Kuvend, ai do të marrë postin e ministrit të Punëve të Jashtme./KP

Lajmet

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sot

Published

on

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara të martën ku u ofrua spektakël i vërtetë në ndeshjet e fazës së ligës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sonte me ndeshje të tjera interesante.

Triumfi i Liverpoolit ndaj Real Madridit dhe ai i Bayernit ndaj PSG-s morën vëmendjen kryesore në sfidat e së martës, ndërsa sonte priten ballafaqime ttë tjera mjaftë interesante.

Njëra nga ndeshjet kryesore është ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit që zhvillohet nga ora 21:00. Të dy skuadrat kanë nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara dhe momentalisht renditen në pozitat tetë dhe nëntë.

Dule tjetër interesant është ai ndërmjet Ajax dhe Galatasaray, ashtu sikur edhe sfida Neëcastle – Bilbao.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve:

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rodgers, piloti që realizoi fluturimin e parë mbi ShBA

Published

on

Piloti Calbraith Rodgers, më 5 nëntor të vitit 1911, u ul me aeroplanin e tij në Long-Beach të Kaliforinës, duke plotësuar në këtë mënyrë fluturimin e parë nga njeri skaj i Shteteve të Bashkuara në tjetrin.

Këtë fluturim, piloti Rodgers e bëri për të fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh që kishte ofruar botuesi i një gazete për fluturimin e parë nga njëra anë e vendit në tjetrën brenda 30 ditësh.

Aeroplani i tij ishte pak më i madh se një balonë me një motor me 35 kuaj-fuqi. Rodgers u nis nga Gjiri Sheepshead i New-Yorkut dhe gjatë ditës së parë ai mbuloi 134 kilometra, duke fluturua gjithsejtë 105 minuta fluturimi.

Ai cilësoi këtë si një ”fillim të suksesshëm”. Mirëpo, përpjekjet për të filluar udhëtimin ditën e nesërme ishin më shumë tipike të kësaj ndërmarrjeje. Ai u përplas për një kotec pulash dhe e shkatërroi avionin.

Mekanikët e tij, të cilët e ndiqnin në një tren të posaçëm, e rindërtuan aeroplanin brenda 40 orësh dhe zoti Rodgers u kthye përsëri në ajër.

Ai qëndroi gjithsej 82 orë e 10 minuta në ajër, me 70 ndalesa gjatë 49 ditëve për të përshkuar distancën nga një skaj i vendit në tjetrin.

Megjithëse ai nuk e bëri udhëtimin brenda afatit për të fituar çmimin me para, Calbraith Rodgers u bë i famshëm pasi ai demonstroi se fluturimi transkontinental ishte i mundshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara