Lajmet

Konjufca në Tiranë: Vetëm duke pasur një pozicion të përbashkët, dy shtetet tona mund të kenë suksese

Published

on

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se vetëm duke pasur një pozicion të përbashkët, Kosova dhe Shqipëria mund të kenë suksese. Pasi, me zëra të ndarë dhe qëndrime kundërthënëse, të cilat sipas tij kanë ndodhur më herët kanë përjetuar vetëm dëme.

Gjatë vizitës një ditore në Shqipëri, pas takimit me liderin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, Konjufca tha se qëndrimet e këtij të fundit janë të rëndësishme dhe do t’i ndihmojnë Kosovës për proceset e ardhshme politike.

“Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Më erdhi mirë kur i dëgjova qëndrimet e PD-së për sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen, veçanërisht në dialogun me Serbinë, në të cilën Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë, të cilat rezultatit përfundimtar duan ta kenë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një etniteti territorial serb brenda Kosovës dhe kontrolluar nga Beograd, duke e hapur edhe planin e Ahtisarit. Më gëzoj shumë fakti që qëndrimet e PD-së janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës të cilat i shpjegoj edhe kryetari Basha. Këto na ndihmojmë në pozicionimin e Kosovës në proceset e ardhshme, e edhe në dialogun me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimeve evropiane. Vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët të dy shtetet tona mund të kenë suksese. Me zëra të ndarë, të fragmentuar me qëndrime kundërthënëse, të cilat na kanë ndodhur ndonjëherë kemi përjetuar vetëm dëme”, tha Konjufca.

Ndërsa, lideri i PD-së, Lulzim Basha tha se do të qëndrojnë krah për krah me Kosovën karshi sfidave që e presin.

“Në qëndrimin krah për krah me institucionet e Kosovës për përballje ne sfidave të tjera, ku për PD dhe mua personalisht mbetet prioritet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë të këtyre dy shteteve, si një investim i domosdoshëm për të çimentuar stabilitetin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit tonë”, theksoi Basha.

Konjufca në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, është takuar fillimisht me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, pas të cilit takim pati edhe konferencë të përbashkët për media.

Pastaj, Konjufca u prit në takim edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara