Lajmet

Konjufca në Tiranë: Me Shqipërinë duhet të jemi brenda një kornize ndaj Serbisë

Ai tha se janë për paqe dhe dialog me Serbinë.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që Kosova dhe Shqipëria të jenë brenda një kornize sa i përket qasjes ndaj Serbisë.

Kryeparlamentari Konjufca gjatë vizitës në Tiranë, theksoi se Kosova nuk ka rrugë tjetër, veçse t’i mbrojë interesat e veta shtetërore ndaj Serbisë. Ai tha se janë për paqe dhe dialog me Serbinë, por nuk do të lëshojnë pe sa i përket interesave kushtetuese, nacionale të panegociueshme të Kosovës.

Republika e Kosovës e ka një proces të vështirë përpara, i cili është relacioni me shtetin serb. Serbia e Aleksandër Vuçiçit nuk ka ndryshuar në drejtim politik, por vetëm ka ndryshuar mjetet prej kohës së Millosheviçit. Serbia, duhet të dijë çdo shqiptarë se është shumë armiqësore ndaj Kosovës, këtë nuk e kemi zgjedhur ne, por elita udhëheqëse shtetërore serbe, e cila mohon pavarësisë dhe lufton atë me çdo mjet që e ka në dorë. Tash së fundmi, kur po bëheshin përpjekjet për realizimi e marrëveshjes së dokumenteve, presidenti serb, Vuçiq nuk heziton fare për të sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan dhe Evropë, përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosur brenda territorit të Kosovës. Ne dëshirojmë gjithmonë që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize dhe frekuencave të njëjta sa i përket gjykimit të veprimtarisë së Serbisë në Kosovë dhe brenda saj. Republika e Kosovës nuk ka rrugë tjetër veçse të mbrojë interesat e veta shtetërore karshi Serbisë. Ne jemi për paqe dhe dialog me Serbinë, mirëpo të njëjtën kohë, ne nuk do të lëshojmë pe sa i përket interesave kushtetuese, nacionale të panegociueshme të Kosovës”, tha ai.

Pasi nënshkroi memorandumin për zgjerim të bashkëpunimit mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, Konjufca tha se interesat e kombit shqiptar janë të përbashkëta.

Ai në konferencën për medie, së bashku me homologen e tij, Lindita Nikolla, duke falënderuar shtetin shqiptar për përkrahjen ndaj Kosovës në politikën e jashtme, tha se pritjes për liberalizim të vizave po i vjen fundi.

Lobimi juaj i pandalshëm për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Përpjekje këto që mund të them se po japin rezultatet e para, meqenëse pas deklaratës shumë shpresëdhënëse të Gjermanisë, së bashku me Francën, qytetarët e Kosovës nuk e kanë më asnjë dyshim se fundi i vitit do të gjejë Kosovën dhe qytetarët e saj vërtet me heqjen e këtij regjimi të padrejtë vetëm ndaj qytetarëve tanë për vizat”, shtoi Konjufca.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se vlerësojnë qëndrimet e matura dhe korrekte të institucioneve të Kosovës në progresin në arenën ndërkombëtare, vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson qëndrimet e matura dhe korrekte të Kuvendit, Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në progresin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vazhdimin e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ShBA-së. Përshëndetëm marrëveshjen për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë si një hap premtues drejt vijimit të dialogut, po ashtu mbështesim edhe vlerësojmë avancimin e reformave euro integruese dhe gjitha arritjet e Kosovës në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Shqipëria ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjitha përpjekjet dhe shfrytëzojë gjitha hapësirat që të arrihet sa më shpejt liberalizimi i vizave me Kosovën”, tha ajo.

Nikolla potencoi edhe nevojën e një rishikimi thelbësor nga Këshilli i Evropës të raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Ajo tha se rezolutën e miratuar nga legjislativi në Shqipëri për pagabueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, me këtë qëllim e kanë dërguar në KiE.

Teksti i rezolutës është përcjellur zyrtarisht Këshillit të Evropës dhe kemi kërkuar asamblesë parlamentare të KiE-së të rishikojë rezolutën të vitit 2011. Të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të hartojë një raport vijues dhe një rishikim thelbësor të rezolutës”, theksoi ai.

Krahas këtyre, dy kryetarët thanë se kanë diskutuar edhe për organizimin e mbledhjes së përbashkët, e cila do të jetë në vigjilje të 28 nëntorit.

Lajmet

Tentativë për vrasje të rëndë në Rahovec: I maskuari me armë të gjatë qëllon mbi veturën e tre personave

Published

on

By

Mbrëmjen e kaluar në Rahovec është raportuar për një tentim vrasje, ku tre burra kanë rënë pre e një sulmi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat ishin duke lëvizur me veturë kur kanë vërejtur një pengesë në rrugë.

Në momentin që kanë dalë nga automjeti për ta larguar atë, atyre u është afruar një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë, i cili i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.

Pasi viktimat kanë refuzuar t’i bindren dhe janë futur sërish në veturë për t’u larguar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke qëlluar rrotën e pasme të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ndërtese në Pejë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Viktima, fillimisht është vërejtur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar atë në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka bërë të ditur se rasti ndodhet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kate Moss përballet me humbjen e 2 milionë eurove të agjencisë së saj “Kate Moss Agency”

Published

on

Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë të biznesit të saj prej afro 2 milionë euro brenda një viti në agjencinë e saj të modelingut “Kate Moss Agency” e themeluar në vitin 2016.

Modelja britanike themeloi “Kate Moss Agency” me dëshirën për të mbështetur talente në një mënyrë ndryshe teksa kishte shprehur lodhjen nga pagesa e komisioneve të larta për agjentët.

Agjencia e saj ka përfaqësuar ndër vite modele, artistë dhe figura të njohura, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierave dhe menaxhimin e imazhit të tyre.

Modelja 52-vjeçare vazhdon të jetë aktive në fushatat e markave prestigjioze dhe në eventet më të rëndësishme të modës, ndërsa nuk ka komentuar ende publikisht mbi rezultatet financiare të kompanisë./ / Dosja.al/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni spektakolar i “Sunny Hill Festival”: Tri net të paharrueshme me yje botërore e vendore

Published

on

By

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival”, i cila për tri ditë me radhë nga 31 korriku deri më 2 gusht e shndërroi Parkun e Festivalit në Bërnicë në qendrën e energjisë, muzikës dhe festës. Me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra artdashësve dhe performancave nga emrat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare e asaj vendore, festivali përmbushi pritshmëritë e organizatorëve për të mirëpritur mbi 100 mijë pjesëmarrës gjatë tërë edicionit.

Nata e parë (31 korrik) mbërriti kulmin me ngjitjen në skenë të superyllit botëror, Katy Perry. Rreth orës 22:30, skena kryesore shpërtheu nga dritat dhe energjia, ndërsa zona përballë saj ishte e stërmbushur me publikun që po e priste me padurim artisten amerikane. Perry bëri një dalje spektakolare dhe e ndezi atmosferën që në momentet e para duke u përshëndetur me turmën: “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”. Në skenën kryesore dhe skenat e tjera performuan gjithashtu emra të njohur si Dhurata Dora, Manifest, Blanco, Sahati, Salomé Le Chat, Seth Troxler, Tommy Gold, La Fazani, Ilo, Ereza, Jolle, Caboo, Sindicato Del Baile, Malix dhe Uran B..

Nata e dytë (1 gusht) solli një tjetër emër madhështor të skenës ndërkombëtare, këngëtarin e njohur Lewis Capaldi, i cili interpretoi hitet e tij më të mëdha përpara mijëra adhuruesve. Përveç tij, skenat elektrizuan edhe artistët e njohur si Esdeekid, Auxlua, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta, Eko, Kamelia, Pawsa, Gjin, Asgjë Sikur Dielli, Bana Zahiti, Rreze, Hawolf, Deezy, Locky, Halfpint dhe Artssassin.

Atmosferës elektrizuese të edicionit të sivjetmë i dha vulën në natën e tretë (2 gusht) rikthimi i një prej DJ-ve më të njohur në botë, Martin Garrix. Ylli holandez, i cili është shpallur pesë herë numri një në botë dhe ishte pjesë e “Sunny Hillit” që në edicionin e parë në vitin 2018, u rikthye për të dhuruar spektakël me hitet e tij globale si “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”. Në këtë natë përmbyllëse performuan edhe Tyson O’Brien, Roya, Bees & Honey, Kim Turnbull, Adam Port & Rampa, Carlita, Sytë, The Milk Snatchers, Sancet, Disco Magic Band, Caboo, Us Two B2B Nautica, Us Two, Nautica dhe Anitë.

Përgjatë tri netëve, me një gërshtim të përkryer mes emrave me famë botërore dhe artistëve më të pëlqyer lokalë, “Sunny Hill Festival” dëshmoi edhe një herë statusin e tij si ngjarja më e madhe kulturore e muzikore në rajon. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara